LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekskluzive-Zbulohen të tjera dokumente/ Si gënjeu Ben Blushi për pronën 500 milionëshe, vjehrri e nxjerr “zbuluar”

5 Gusht 2020, 09:58, Politikë CNA

CNA.al dje për herë të parë ka publikuar dokumentet në lidhje me një pasuri e cila me vlerën e tregut shkon rreth 500 milionë lekë, ndërkohë që ish-deputeti socialist Ben Blushi, i kthyer në menaxher mediash, e ka regjistruar në emër të vajzës së tij duke kryer një pagesë prej vetëm 30 mijë eurosh. Transaksion i kryer në vitin 2015. (Lexo këtu)

Pas shumë denoncimesh të bera nga CNA.al, sot sjellim një tjetër dokument që tregon se vlera reale e pronës së regjistruar në emër të vajzës së Ben Blushit nuk është ajo prej 30 mijë eurosh e deklaruar, apo dhe shuma e shtuar prej 500 mijë lekësh për të blerë edhe 60 metër garazh, të cilat janë vendosur në funksion të ambientit tregtar, pasi është një dyqan në qendër të Korçës dhe vlera reale e kësaj prone është disa herë më e lartë.

Duke e krahasuar me shifrat zyrtare, ajo është katër deri në pesë herë më e lartë, ndërsa në krahasim me çmimet e tregut vlera e saj shkon deri në 10 herë më shumë.

Sot po sjellim një tjetër dokument, i cili tregon vlerën reale të asaj prone. Dhe këtë herë nuk po përdorim një transaksion shitjeje, ndaj personave të tjerë në të njëjtin objekt, por një kontratë të bërë nga gjyshi i Natali Blushit, i ndjeri Abaz Brati, babai i Evës, bashkëshortes së Ben Blushit.

Vjehrri nxjer zbuluar fshehjen e vlerës të vërtetë

Dokumenti i mëposhtëm është një akt shkëmbimi pasurie të palujtshme, ku një apartament në Tiranë, shkëmbehet me një ambient tregtar në të njëjtën godinë, ngjitur me ?Pub Republikën? e vajzës së Ben Blushit, Natali Blushi.

Sipas të dhënave të siguruara nga CNA.al, në vitin 2016, pranë noteres Violeta Sulkaj është përpiluar kontrata mes shtetasit Abaz Brati dhe shtetasit Andon Dhima.

Zoti Brati, jepte një ambient me sipërfaqe 115 metër katëror në shkallën e parë të katit të 6, apartamenti nr. 15 në Rrugën Muhamet Gjollesha në Tiranë, për të marrë një njësi shërbimi numër 4, me sipërfaqe 119.8 metër katëror në rrugën Bulevardi Republika.

     

Pra, siç e theksuam dhe më lart, tek i njëjti objekt ku mbesa e tij ka blerë me paratë e babait për vetëm 30 mijë euro, një dyqan 140 metër katëror, së bashku me 60 metër katëror garazh, të kthyera në ambiente shtesë në funksion të biznesit të Natali Blushit, e cila në kohën e blerjes së kësaj prone për vetëm 30 mijë euro nga babai i saj, ka qënë vetëm 20 vjeçe ka shkëmbyer pasuri gjyshi me të paktën 7 fish të vlerës, thuajse në të njejtën periudhë.

Vlerat e pasurive

Sipas të dhënave të verifikuara, apartamentet e banimit tek zona ku është bërë kontrata e këmbimit, pra apartamenti me sipërfaqe rreth 115 metër katëror në rrugën Muhamet Gjollesha, me vlerën e çmimeve zyrtare të shtetit është e deklaruar rreth një mijë euro për metër katëror.

Pra, vjehrri i Ben Blushit, një pasuri prej 115 metër katëror, që sipas vlerave zyrtare konsiderohet të arrijë deri në 115 mijë apo 120 mijë euro dhe për këtë pasuri ai ka marrë një dyqan ngjitur me mbesën e tij, kjo sipas shifrave zyrtare pasi tregu imobiliar tregon se vlera në ate zonë është rreth 2 mijë euro m2.

Pra, është vetë prona e gjyshit të Natali Blushit, e cila tregon se vlera reale e pronës që ka blerë Ben Blushi për vajzën e tij, sipas tarifave të shifrave zyrtare të shitjes së pronave nga vetë shtetit është të paktën katër herë më e lartë sipas asaj të tregut të paktë 7 deri 10 herë.

Nga ana tjetër, me një vlerësim të bërë të tregut, duke marrë të dhënat nga agjenci të tjera imobilare, çmimi i apartamenteve tek Muhamet Gjollesha, tek stadiumi Dinamo, pallati jeshil që e shikoni më poshtë në foto, shkon afërsisht në treg rreth dy mijë euro për metër katëror.

Ç?ka do të thotë se kjo sipërfaqe mund të vlejë afërsisht rreth 230-250 mijë euro, dhe kjo është shkëmbyer me një njësi shërbimi rreth 120 metër katëror me vlera rreth 250 mijë euro, por këtë herë në Korçë.

Pra, është dhënë një dyqan rreth 120 metër katëror në Korçë, për të marrë një apartament 115 metër katëror në Tiranë. Vlera e të dyjave në treg është rreth dy mijë euro për metër katëror, ndërsa vlera zyrtare sipas shifrave zyrtare është afërsisht rreth 1 mijë euro.

Diferencat e çmimeve

Në të dyja rastet, sido që të bëhen llogaritë, vlera prej 30 mijë eurosh e deklaruar nga Ben Blushi për një njësi tregtare e cila është edhe 20 metër katëror më shumë, është qesharake. Pasi Ben Blushi ka blerë për vajzën e tij rreth 140 metër katëror, për vetëm 30 mijë euro.

Ndërsa vjehrri i Ben Blushit, ka shkëmbyer një pasuri 115 metër katëror apartament me 120 metër njësi tregtare në Korçë, dhe vlera shkon afërsisht sipas shtetit dhe tregut rreth 250 mijë euro.

Pra, vlera e pronës që deklaron Blushi vetëm për njësinë tregtare, duke përjashtuar garazhet e kthyera në ambiente shërbimi për biznesin, shkon të paktën 280-300 mijë euro.

Pra, vlera e deklaruar nga Ben Blushi prej vetëm 30 mijë eurosh është thjeshtë dhe vetëm fiktive dhe nuk ka të bëjë aspak me realitetin tregtar.

Ose është një fshehje të ardhurash, ose është një transaksion fiktiv për të justifikuar kalimin e një pronësie, nga një tregtar, tek një politikan, siç është Ben Blushi.

Dje CNA.al e tregoi me dokumenta kontratën e shit-blerjes, të dyja ambienteve. Pra, njësitë tregtare të kthyera në pub, të cilin vajza e Ben Blushit e bleu për vetëm 30 mijë euro dhe më pas ia dha vetes me qera për rreth dy milionë lekë në muaj duke nxjerrë shumë shpejt lekët e investimit.

Dhe sot po tregojmë sesi në krah të biznesit të vajzës së Ben Blushit, merr një pasuri me rreth 250 mijë euro, vjehrri i tij Abaz Brati, një ish-avokat i cili është bërë ortak ndërkohë në një ndërtim me biznesmenin Andon Dhima në Tiranë, ku sipas këtij të fundit pretendohet se ai ishte thjeshtë dhe vetëm përfaqësuesi i Ben Blushit.

Ndërkohë CNA.al ka mundur të sigurojë edhe dokumenta të tjera ekskluzive, të cilat tregojnë qartë se prona e deklaruar e Ben Blushit, në pasurinë e tij si deputet në vlerë prej 30 mijë eurosh është një manipulim i plotë, ku janë përfshirë disa persona, thjeshtë dhe vetëm për të mos treguar vlerën reale të kësaj prone. Ose nga ana tjetër gjithë ky veprim është bërë që një pasuri prej rreth 500 milionë lekë në total, me të gjitha shtesat e objektit, të fala në pjesën më të madhe, duke dhënë vetëm një shumë simbolike parash, për çdo ?kontribut? të dhënë nga Ben Blushi.

Historia e patreguar

Kujtojmë këtu se në atë kohë, kur po ndërtohej objekti në fjalë në Korçë, ka pasur përplasje të madhe mes palëve politike dhe leja është dhënë nga Bashkia e Korçës me ndërhyrjen e fortë të Ben Blushit në këtë institucion. Këto ishin akuzat politike që hidheshin në Korçë, të cilat si gjithmonë ngelen jetime.

Por, tashmë pas gati pesë vitesh dokumentet tregojnë qartë se Ben Blushi ka blerë një pronë rreth 500 milionë, duke e deklaruar me vlerë vetëm 30 mijë euro.

Nga ana tjetër këtë pasuri sot e vërteton në vlera reale edhe këmbimi që ka bërë vetë vjehrri i tij, i ndjeri Abaz Brati. Pa folur këtu edhe për transaksione të tjera të shitjes të kryera në të njëjtin objekt ku vlera minimale është rreth një mijë euro për metër katëror, ndërsa Ben Blushi ka blerë për vajzën e tij një ambient tregtar për vetëm 220 euro metri katëror.

CNA.al do të sjellë në vijim edhe të tjera dokumenta të cilat tregojnë qartë sesi pasurira qindra milionëshe vlerësohen me çmime qesharake nga politikanë dhe si gjithmonë ?djalli fshihet në detaje?.

Pasuria e Ben Blushit tashmë duhet të jetë objekt i SPAK-ut dhe këto janë dy nga faktet që ne kemi publikuar për të vërtetuar katërcipërisht pasurinë e tij maramendëse që dikush e shikon me shifra të ulta, por nga ana tjetër vlera e tyre është e çmednur.

Gjithashtu më parë ne kemi publikuar edhe të dhëna të tjera ekskluzive në lidhje me disa kompani ku është përfshirë bashkëshortja e Ben Blushit, të cilat ne do ti ripublikojmë dhe do të sjellim edhe detaje të zgjeruara në ditët në vijim./ CNA.al

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Ekskluzive-Zbulohen dokumentet/ Si Ben Blushi bleu për 30 mijë euro, pronën 500 milionëshe

Ben Blushi bën vjehrrin miliarder/ CNA.al zbulon pasurinë 5 milionë dollarë

Po hajduti (trafikanti) ka faj?

Dokumentet-Ben Blushi shet biznesin në Korçë/ Zbulohet skema, si përfitoi dhjetëra milionë lekë

Ekskluzive-Zbulohet gazetari oligark që ia kalon edhe Alfred Pezës

Fotot/ Zbulohet prona 500 milionë e Ben Blushit

Lajmet e fundit nga