Connect with Us

Po hajduti (trafikanti) ka faj?

Politikë

Po hajduti (trafikanti) ka faj?

Publikuar

-

Veliaj dhe Ndroqi përtej propagandës

Në Shqipëri ka një histori të vogël që tregohet në formën e një ironie apo barsaletë, kur dikush gjykohet për atë që nuk e ka bërë dhe ai që është fajtori i vërtetë nuk zihet në gojë.

Një fshatari i vodhën lopën dhe më pas bashkëfshatarët e tij i shkuan në shtëpi, sepse lopa ishte një hall i madh për të, sepse merte qumështin, djathin, gjalpin. Mbante shtëpinë me atë lopë.

Por, miqtë që hynin një nga një, të gjithë e gjykonin. “Po si ta vodhën, po pse e le deren hapur, si nuk e dëgjove kur e nxorën jashtë, pse nuk e kishe lidhur mirë, e të tjera si këto?”.

Në fund fshatari i lodhur dhe i mërzitur nga akuzat iu tha miqve të tij, “Po hajduti a ka faj?”

Kështu është edhe historia e Ylli Ndroqit me reagimet që po vinë nga një pjesë e vogël e opozitës dhe disa njerëz kryesisht afër tij dhe LSI-së.

Gjithçka po quhet si një sulm politik ndaj tij. Gjithçka që po thuhet është se po sulmohen gazetarët. Por askush deri tani nuk del e nuk e thotë të vërtetën, se shtetasi Ylli Ndroqi është shtetasi Xhemail Pasmaçiu, ashtu sikurse e tha SPAK. I dënuar për drogë në Turqi, dhe i arresuar për llogari të drejtësisë italiane në vitin 2015, sërish për trafik droge.

A ka faj Ylli Ndroqi? A ka përgjegjësi ky individ? Si mundet që opinioni publik dhe disa segmentë të caktuar opozitarë gjejnë kohë e flasin gjoja për gazetarët.

Gazetarët kanë bërë shumë mirë që kanë sulmuar Erion Veliajn e mund të gjejnë me dhjetëra media për të sulmuar edhe kryebashkiakun e Tiranës, edhe kryeministrin e vendit.

Por që ta kanalizosh gjithçka vetëm tek gazetarët dhe ta quash si sulm politik, duke lënë menjëanë përgjegjësit e vërtetë, atë që është pronari i televizionit, i cili akuzohet nga drejtësia dhe dje SPAK nxori me fakte konkrete në lidhje me këtë çështje.

Prandaj, hajduti (trafikanti) a ka faj?

Fakti është se Ylli Ndroqi është një ish-trafikant i dënuar?

Për çfarë flasin? Çfarë thonë? Pse askush nuk vë pikat mbi i?

Kemi të bëjmë me një ish-trafikant, të arrestuar për trafik droge, i cili është pronar mediash. Kjo është çështja.

LEXO EDHE:  Në panik Salianji/ Shpërthen ndaj gazetares

A mund të jetë media e një ish-trafikanti droge zëri opozitar i qytetarëve?

Këtë nuk po e thotë askush. Të gjithë përpiqen të shmangen. “Hajdutin” duan ta lënë pa faj.

Pra, trafikanti nuk quhet i tillë, edhe pse ka qënë i dënuar, por ai është i lirë. Ndërkohë, nga ana tjetër pretendohet se është opozitar.

E ç’të keqe mund të kishte sikur Eskobari të ishte zëri i opozitës në një vend?

Këto gjëra ndodhnin, kur “eskobarët” bëheshin edhe deputetë. Nuk është çudi që eksponentë nga bota e krimit të bëheshin të tillë, sepse në Shqipëri ka ndodhur.

Në vitin 2013 të paktën 11 persona me precedentë penalë, të dënuar për drogë apo prostitucion u bënë pjesë e parlamentit dhe u desh ligji i dekriminalizimit për t’i larguar.

Por, gjithçka nuk ka mjaftuar aty, duhej të shkonte edhe në media.

Prandaj rasti i hajdutit i cili nuk gjykohet si fajtor, por gjykohen institucionet që hetojnë, apo shqiptarët që e kanë pësuar, apo media që është viktima e vetme e përfaqësimit nga një pronar ish-trafikant droge janë problemi kryesor.

Por, në fakt është krejt e kundërta, problemi kryesor është ish-trafikanti i drogës. Nuk janë as gazetarët, as shoqëria, as media, nuk janë përgjegjësit.

Kushdo që i kanalizon këto si pjesë të kësaj çështje e bën atë me qëllimin e vetëm, që të mbrojë një ish-trafikant droge.

Dhe në këtë rast ata nuk bëjnë gjë tjetër, veçse po mbrojnë “hajdutin”, apo në këtë rast duke i shërbyer një ish-trafikanti./ CNA.al

Rastet Bechetti dhe Ndroqi/ Nuk ka shenja barazie

Tjetër gazetarët, tjetër ish-trafikanti Xhemail Pasmaçiu

Nga trafiku i drogës, tek celulat terroriste/ Lidhjet kriminale të Ylli Ndroqit dhe paralajmërimet e gazetarëve

Shoqërohet në polici Ylli Ndroqi/ Gjykata i sekuestron pasurinë

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
2 Komente

2 Comments

  1. G.T.

    5 Gusht, 2020 at 9:16 am

    Po, fajin e ka Ylli Ndroqi qe nuk u be DEPUTET, ose poste ne qeveri…se nuk do te kishte hapur dosje SPAK-u, e do te rrinte i qete!!??

  2. Dallaver Tepelena

    5 Gusht, 2020 at 9:25 am

    ….qe do te thote se ; ” Ylli Ndroqi = Xhenail Pasmaçiu = politikisht🤪 LSI = LESHELI = Ilir M…

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

VIDEO/ Plas grushti në kampionatin francez, Nejmarin me shokë nuk i mbajnë nervat! 5 futbollistë marrin karton të kuq

Publikuar

-

Nga

Një situatë e paprecedentë u regjistrua në fundin e sfidës mes PSG-së dhe Marsejës që përfundoi me triumfin e skuadrës së Viash Boash me rezultatin 0-1.

Lojtarët e të dyja skuadrave u përleshën me njëri-tjetrin më mesfushë, teksa gjyqtari ndëshkoi me karton të kuq plot 5 futbollistë, bëhet fjalë për Kurava, Paredes dhe Nejmar nga radhët e PSG-së si dhe Amavi dhe Benedeto nga skuadra e Marsejës.

LEXO EDHE:  Tahiri: Ngjarja të cilës u referohen të treja mediat është shpërndarë ne mënyre të njëjtë  

LEXO EDHE:  AMA përballë skandalit/ Ka licensuar një trafikant droge

Një situatë me të vërtetë e turpshme, kur bëhet fjalë për një kampionat elitar si ai francez, ku protagoniste janë 2 skuadra me tepër si PSG dhe Marsejë. E pafalshme!



LEXO TE PLOTE

Politikë

Ngjela habit me deklaratën/ Disa moderatorë janë paguar për të sulmuar Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Ngjela habit me deklaratën/ Disa moderatorë janë paguar për të sulmuar Shqipërinë

Avokati Spartak Ngjela ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme lidhur me forcimin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

Ngjela deklaron se në Tiranë dhe Prishtinë disa persona të paguar janë acaruar dhe po reagojnë në mënyrë qesharale madje nëpër programe televizive me moderatorë shqiptarë të paguar.

“Forcimi i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, i ka acaruar shumë antishqiptarët e paguar në Tiranë dhe në Prishtinë. Korrupsioni shqiptar është i tulatur, por ende e ka shpresën te Moska dhe Beogradi. Pikërisht këtu vijnë pagesat që iu bëhen individëve të veçantë për të thënë direkt apo indirekt se çështja shqiptare ka vdekur.

Në Tiranë, e sidomis në Prishtinë, antishqiptatët e paguar janë duke hedhur një valle qesharake, madje nëpër programe televizive me moderatorë shqiptarë të paguar. Kurse sot, shqiptarizmi po progredon përditë e më tepër në Shkup dhe në Malin e Zi. Pavarësia e Kosovës dhe frika e presidentit të Serbisë Vuçiç, është shenja e forcës shqiptare në Ballkanin Perëndimor”, shkruan ai.

Avokati pretendon se të paguarit nga Beogradi dhe Athina ishin gjithë shpresë për antishqiptarizëm kur Donald Trump u zgjodh president i SHBA, ndërsa pretendon se nuk dinin të arsyetonin fare politikisht për shkak të nivelit të ulët të inteligjencës.



Ai deklaron se pasi Trump nuk po i mbështeste, ata filluan me pasion të godisnin historinë e Shqipërisë, pa qenë historianë.

“Këta të paguar, që nuk dihet nga iu vjen mllefi antishqiptar, në fakt, si shumicë vijnë nga pakicat etnike, por edhe me prejardhje turke nga Orienti. Në të vërtetë, këta janë të paguar në forma të ndyshme, dhe me mediokritetin e tyre antihistorik, ngrenë së pari tezën që shqiptarët nuk janë autoktonë, dhe nxjerrin në pah falsitetet e një historiografia të marrë serbe. Por, për të qeshur është fakti që, me vete, të paguarit thonë: “njëlloj si ne, edhe shqiptarët, janë të ardhur këtu”; domethënë, njëlloj si këta të paguarit që vijnë nga pakicat etnike ose turqit e mbetur këtu si prejardhje kolonësh disa-qindra-vjeçarë. E kuptoni se me çfarë lloj individësh kemi të bëjmë?!

LEXO EDHE:  “Po na shkelin me këmbë çdo ditë”/ Nuk përmbahet Fatos Lubonja

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Ramës thumbon Ballën/ Nuk kursen as opozitën  

Por, po këta, pastaj i vërsulën origjinës së Skënderbeut, dhe na e bëjnë atë me origjinë serbe, kur Gjergj Kastrioti është nga një fis shqiptar solid shekullor, dhe për më tepër, luftën e tij antiosmane, e ka bërë vetëm me shqiptarë e jo me serbë. Të them të drejtën, është turp të polemizosh me këta injorantë të pagur për injorancën e tyre.

E ç’rëndësi ka e vërteta për të paguarit! Dihet, ata nuk flasin për historinë, por për nga mllefi antishqiptar që kanë, dhe, edhe nga paraja që iu paguhet. Shikojeni me kujdes: këta flasin vetëm kundër figurave të mëdha shqiptare që kanë vlerë historike në Perëndim, dhe asnjë fjalë për Esat Toptanin, për shembull, apo për laro të tjerë antishqiptarë që i ka përbuzur historia”, vijon ai.

Më tej, Ngjela shkruan se: “Tani koha ka ndryshuar: janë dy shtete shqiptarë në Ballkanin Perëndimor, por do të ketë edhe më; sepse ortodoksët maqedonë, rreth treqind mijë deri tani, po shkruhen si shqiptarë që iu ishte mohuar kombësia. Priten edhe katolikët shqiptarë në Mal të Zi – në Ulqin e kudo – të hyjnë në këtë rrjedhë të re të historisë që po vjen. Prandaj, të paguarit antishqiptarë janë në hall. Po kot mërziten, se, të marrët që i paguajnë, zor që mund të dalin dot ndonjëherë nga marrëzia e tyre antishqiptare”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paralajmëron Taulant Muka/ Hapja e shkollave do sjellë rritje të infektimeve

Publikuar

-

Nga

“Parlamenti të mos ishte mbledhur”/ Taulant Muka: Deputetët duhej të ishin në karantinë  

Studiuesi Taulant Muka ka paralajmëruar rritje të infektimeve me koronavirus një ditë para nisjes së vitit të ri shkollor.

Duke marrë shkas nga situata në Izrael, Muka thotë se hapja e shkollave do të rrisë më tepër rrezikun për infektime të reja, madje thekson se mund të na çojë deri në vendosjen e masave ekstreme.

Ai thekson se vetëm dy javë pas hapjes së shkollave, Izraeli po mendon të rikthejë izolimin, ndërsa pretendon se një gjë e tillë mund të ndodhë edhe në vendin tonë pa marrjen e masave të duhura.



“2 javë pas hapjes së shkollave, Izraeli njofton se mund të shkojë në izolim kombëtar! Hapja e shkollave kur përhapja e infeksionit në komunitet nuk është e kontrolluar sikurse është situata në vendin tonë, nuk do sjellë gjë tjetër veçse rritje të mëtejshme të rasteve të reja të infektimit dhe më vonë vendosjen e masave ekstreme. Të rinjtë (mosha 10-19 vjeç), edhe pse e kalojnë kryesisht pa komplikacione klinike infeksionin SARS-CoV-2, janë vektorë të rëndësishëm të përhapjes së infeksionit në familje, shkolla dhe komunitet.

LEXO EDHE:  Tahiri: Ngjarja të cilës u referohen të treja mediat është shpërndarë ne mënyre të njëjtë  

LEXO EDHE:  Sot mblidhet Kuvendi/ Çfarë pritet të ndodhë

Mjafton të shikoni Izraelin ku, pas 2 javësh pas hapjes së shkollave, kuvendi po voton nëse vendi do shkojë sërish në një izolimin kombëtar (lockdoën) 2 javor. Ishte e pritshme pasi hapja e shkollave u bë kur Izraeli kishte mbi 2000 raste Covid në ditë, pra përhapje të infeksionit në komunitet.

Hapja e shkollave është e sigurtë kur nuk ka përhapje komunitare të infeksionit, dhe paralelisht janë kryer të gjitha investimet e nevojshme që sigurojnë respektimin e masave anti-Covid!”, shkruan ai në rrjete sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE