Connect with Us

Pasuri e çmendur, grabitje pronash nga Korça në Vlorë, e falsifikim firme/ Kur do të flasë Ben Blushi për skandalet e tij?

Politikë

Pasuri e çmendur, grabitje pronash nga Korça në Vlorë, e falsifikim firme/ Kur do të flasë Ben Blushi për skandalet e tij?

Publikuar

-

Pasuri e çmendur, grabitje pronash nga Korça në Vlorë, e falsifikim firme/ Kur do të flasë Ben Blushi për skandalet e tij?

Prej disa kohësh, CNA.al ka publikuar një sërë materialesh investigative në lidhje me pasurinë e ish-politikanit Ben Blushi, të kthyer në menaxher mediash.

CNA.al ka publikuar pasurinë e Ben Blushit, sipas të dhënave të deklaruara nga vetë ai pranë institucioneve shtetërore, për vitet që ai ka qënë deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe paguhej me taksat e shqiptarëve, ku rezulton se kemi të bëjmë me një “oligark” i medias. (Lexo këtu).

Ndërkohë CNA.al i ka shkuar më tej investigimit, duke sjellë me prova dhe dokumente konkrete “dashurinë” e madhe të Ben Blushit për pronat.

Prona në Korçë

CNA.al ka treguar sesi Ben Blushi, ka blerë një pronë në qendër të Korcës, e cila me vlerë tregu do të kushtonte 500 milionë lekë, por një “biznesmen zemërmirë” i aka dhënë atij për vetëm 30 mijë euro, ose transaksioni ka qënë fiktiv dhe kemi të bëjmë me një fshehje pasurie. Për këtë duhet të përgjigjet Blushi.

Po ashtu ne zbuluam se prona ishte blerë në emër të vajzës së tij Natali Blushi, në atë kohë vetëm 20 vjeç, por që rezulton se në kohën që është bërë kontrata e shit-blerjes pranë noteres Violeta Sulkaj, Natali Blushi nuk ndodhej në Shqipëri.

Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga sistemi TIMS del se zonja Natali Blushi ka udhëtuar në Romë në fillim të prillit 2015 dhe është kthyer më 19 qershor të po atij viti. (Lexo këtu)

Pra, kemi të bëjmë me një falsifikim të firmës së vajzës së Ben Blushit.

Për këto fakte të publikuara ngaa CNA.al dhe të vërtetuara me dokumente zyrtare, Ben Blushi ende nuk ka pasur asnjë reagim, përveçse një letër patetike për vajzën e tij.

Po ashtu, CNA.al ka sjellë edhe të tjera detaje, në lidhje me apartamente, ndërtime në Tiranë, nga prona të familjarëve të tij. Provat e nxjerra çdo ditë tregojnë se është e pamundur që një njeri i paguar me rrogë shteti 20 vite, me të ardhura zyrtare të gëzojë një pasuri të çmendur, e cila vlen miliona dollarë.

Nga ana tjetër, CNA.al ka publikuar të tjera detaje, në lidhje me një pallat të ndërtuar në Tiranë në vitin 2013, pranë ish Stadiumit “Dinamo”, i cili i përket në pronësi një ndërtuesi dhe një tjetër personazhi. Bëhet fjalë për vjehrrin e Ben Blushit, të ndjerin A. Brati.(Lexo këtu)

Më tej, në muajin maj 2020, CNA.al  pas disa ankimeve nga banorët e Dardhës, ka bërë një tjetër investigim. CNA.al ka zbuluar sesi pasuria e Blushit është shtuar edhe me 250  mijë euro të tjera.

LEXO EDHE:  “E kthyet Parlamentin në mejhane”/ Rama sulmon Bashën

Më poshtë shikoni një kontratë shit-blerje, të kryer tek noterja Zhulieta Mano, me numër 3331, në vitin 2001, ku Ben Blushi ble në Dardhë të Korçës, një pasuri për 12 milionë lekë të vjetra. Një pasuri me dy dhoma, e ndarë me korridor, pjesë e një prone të një shtëpie aty.

Blushi filloi dhe investoi në atë shtëpi të vogël dhe më pas duke shfrytëzuar edhe hapësirat ligjore shkon dhe çon për proçedurë legalizimi gjatë kohës që kishte ardhur Rilindja në pushtet një sipërfaqe trualli, për gati 2 mijë metër katëror, në qendër të fshatit Dardhë.

Për më tepër ka pasur edhe një përplasje dhe konflikt me banorët e Dardhës. Ata pretendojnë se ajo sipërfaqe nuk është e Ben Blushit, ka pronarë, ka trashëgimtarë.(Lexo këtu)

Pak javë më parë një dokument nga zyra e rregjistrimit të pasurive Vlorë, tregonte sesi Ben Blushi, ishte bërë pronar me ½ në 6 mijë m2 truall në Dhërmi.

Në atë kohë Blushi heshti, ashtu siç ka heshtur për çdo skandal të publikuar së fundi. Në rastin e Dhërmiut për të rrëmbyer pronën në bregun e detit përdori një falsifikim të pastër duke kryer një krim, ai dhe bashkëpunëtorët e tij.

Pas denoncimit të grabitjes së pronës shtetërore, falsifikimeve dhe veprimeve kriminale në hipotekë, kjo pasuri e regjistruar në emër të Ben Blushit u çregjistrua sërish. (Lexo këtu)

Për të gjitha skandalet e raportuara në media, Ben Blushi vetëm ka heshtur, duke tentuar të fshihet pas “gishtit” apo të justifikohet duke përdorur një hartim patetik, për vajzën e tij.

Por, Ben Blushi nuk mund të fshihet, faktet flasin vetë./ CNA.al

Faktet që “kryqëzojnë” Ben Blushin/ Letra akuzë e biznesmenit drejtuar ambasadës të SHBA

Skandalet me pasuritë dhe falsifikimet/Asnjë hetim ndaj Ben Blushit dhe noteres që vulosi falsifikimin

Ekskluzive dokumenti- Ja si grabiti Ben Blushi 6 mijë m2 në Dhërmi

Ekskluzive-Zbulohen dokumentet/ Si Ben Blushi bleu për 30 mijë euro, pronën 500 milionëshe

Ekskluzive-Zbulohen të tjera dokumente/ Si gënjeu Ben Blushi për pronën 500 milionëshe, vjehrri e nxjerr “zbuluar”

Prona 500 milionëshe/ Kush është noterja që falsifikoi firmën e vajzës së Ben Blushit?!

Skandali/ SPAK merr në “mbrojtje” Ben Blushin

Skandalet me përvetësimin e pronave/ A ka sy SPAK të shohë korrupsionin e Artan Lames dhe Ben Blushit?

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Lulzim Gorenca

    17 Gusht, 2020 at 1:26 pm

    Merreni qelbesiren dhe domsdoshmerisht te hetohet penalisht nga SPAK dhe BKH dhe te t’i mbroje keto prona prej sheiku. Nese i ka vene me “djersen e b…” , sapo emisioni OPEN i moderatores me mbiemrin Vasili ( besoj shume be lidhjen farefisnore e politike lesheliste te Prtrit Vasilit te LSI=LESHELI ) te filloje ne Shtator , “e sigurte qe analisti, nga me qelbesirat analist , Andi Bushati do te dale te te shaje e ofendoje Kryeministrin Edi Rama duke bere politike per te mbrojtur drejtorin e Eni Vasilit ne Top Channel , qelbesiren Ben Blushin.

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Zbehet” roli i Rinasit/ Belinda Balluku: Aeroporti i Vlorës do jetë kryesori

Publikuar

-

Nga

“Zbehet” roli i Rinasit/ Belinda Balluku: Aeroporti i Vlorës do jetë kryesori

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e pranishme në studion e “Ilva Now”, komentoi projektet ndërtuese për aeroportet e vendit. Ajo theksoi se qeveria shqiptare synon ta kthejë Aeroportin e Vlorës në aeroportin kryesor të Shqipërisë.

“Në Vlorën synojmë ta kthejmë në aeroportin kryesor të Republikës së Shqipërisë. Vlora do të ndërtohet me gjatësi tjetër piste. Tirana dhe Vlora do të jenë në garë me tyre, dhe kjo do të sjellë shërbime më të mira. Padyshim të gjitha këto që shkojnë në benefit të qytetarëve”, tha ajo.

Ajo gjithashtu u ndal edhe tek aeroporti i Kukësit, që sipas Ballukut është konceptuar që të shërbejë si aeroport rajonal, përfitues i të cilit do jenë jo vetëm kuksianët që ndodhen në emigracion, por edhe qytetarët nga Kosova. Më tej, znj, Balluku shtoi se aeroporti i Sarandës është menduar të jetë një aeroport sezonal, që në thelb do ti shërbejë sektorit të turizmit.

“Aeroporti i Kukësit është aeroport rajonal, nuk ndërtohet vetëm për Shqipërinë, por edhe për Kosovën, sepse me të vërtetë është Prishtina, por banorët e Ferizajt kanë më afër Kukësin.Është një aeroport për nevojat e asaj zone. Nëse ajo zonë ka emigracion, ato destinacione do të mbulojë. Aeroporti i Sarandës është aeroport sezonal që do të akomodojë nevojat e fluturimeve të posaçme, dhe flurimet do të jenë nga Prilli deri në tetor. Janë bërë të gjitha me studime”,  shtoi ajo.

LEXO EDHE:  Ben Blushi kronikë për rrugën e shtëpisë

LEXO EDHE:  Ben Blushi kronikë për rrugën e shtëpisë

Gazetari Neritan Sejamini u shpreh i bindur se aeroporti i Vlorës nuk ka për t’u ndërtuar kurrë.

“Aeroporti i Vlorës nuk ka për t’u bërë kurrë”, tha ai.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kontrata për inceneratorët u bë brenda ditës”/ Ahmetaj: Janë katër muaj punë

Publikuar

-

Nga

“Kontrata për inceneratorët u bë brenda ditës”/ Ahmetaj: Janë katër muaj punë

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, u pyet mbrëmjen e sotme lidhur me kontratën e inceneratorëve, e cila sipas gazetarit Mentor Kikia është bërë brenda një dite.

Ahmetaj tha se kontrata nuk ëhstë bërë brenda një dite, ndërsa pretendon se është hartuar dhe negociuar për një afat kohor prej 4 muajsh.

Ai dekaroi në emisionin “Opinion se ditën e hartimit janë paguar 5.57 milionë euro pa TVSH, ndërsa impianti bën 21.6 milionë euro pa TVSH.

“Procedura ka filluar më 11/8 dhe që atë ditë ka filluar një procedurë në Ministrinë e Mjedisit, që kulmon më 16 dhjetor 2014. Fakti është që në 16 janë mbyllur procedurat. Kontrata nuk është negociuar për një ditë, ka ardhur dhe është paraqitur në ministri, është diskutuar, është çuar për aprovim në Këshillin e Ministrave. Të gjitha këto janë konseguencë e 4 muajve punë në emergjencë. Një qeveri që vendos të pastrojë plehrat, dhe do vazhdojë t’i pastrojë edhe në mandatin e tretë, ditën e parë foli me qytetarin e Elbasanit. Nuk është një ditë punë, është kulmimi i katër muajve punë. Duhet të çmontojmë një gënjeshtër. Nuk u hartua dhe negociua kontrata brenda një dite, por ishin 4 muaj punë. Ditën e hartimit janë paguar 5.57 milionë euro pa TVSH, ndërkohë që impianti bën 21.6 milionë euro pa TVSH.

LEXO EDHE:  Vlorë/ Sekuestrohet hoteli, dyshohet se përdorej për trafik droge

LEXO EDHE:  Rehatohet Kryeprokurori/ Artan Bajrami “uzurpon” institucionet shtetërore

Ky është një investim publik. Në periudhën që privati ka ndezur veprën dhe e ka kolauduar ka marrë nga buxheti i shtetit 5.57 mln euro dhe ka paguar 21.6 mln euro. Vërtetojeni këtë që them unë dhe nëse nuk është kështu, atëherë unë nuk e di çfarë do bëj. Ky është një partneritet publik-privat tipik, ku ditën që është dorëzuar aseti, dhe që funksionon, atë ditë gjithë aseti kushtonte 21.6 milionë euro, të cilat janë investuar nga privati, i cili nga shteti ka marrë deri në atë ditë 5.57 mln euro, pra gati ¼ më pak të këtij investimi. Autoriteti Kontraktor, që është Ministria e Mjedisit, ka paguar me firmë deri më atë ditë 5.57, dhe entiteti ka investuar gjithë asetin”, tha Ahmetaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha ka 7 vite që dështon”/ Kulluri: Në listën e PD, kandidatë që kanë punuar për përçarjen e partisë

Publikuar

-

Nga

“Basha ka 7 vite që dështon”/ Kulluri: Në listën e PD, kandidatë që kanë punuar për përçarjen e partisë

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri, është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Repolitix” ku komentoi listën e kandidatëve për deputetë nga demokratët.

Kulluri tha se lista e PD-së do të jetë më keq se lista në vitin 2017. Gjithashtu ai tha se disa prej deputetëve në listën e 2017 kanë punuar për përçarjen e PD-së.

“Lista e ardhshme do të jetë më keq. Me disa përjashtime, 80 përqind e listës së 2017 ishte katastrof. Këtë herë do jetë më keq. Ne kemi përjetuar regjimin komunist në Shqipëri.

Degradimi demokratik do të jetë më i keq. Sa më shumë masivizon garën, aq më shumë ndriçon kryetarin.

LEXO EDHE:  Situatë alarmante në shkolla/ Infektohen 4 mësues në Korçë, Bilisht dhe Ersekë

LEXO EDHE:  Ben Blushi kronikë për rrugën e shtëpisë

Po ky që ka 7 vite që dështon, çfarë do të ndriçojë. Nuk më vjen keq fare për këta figura. Në atë listë kanë kontribuar për përçarjen e PD-së. Kanë qenë bashkëpunëtorë të hapur të Ramës. Janë njerëz që i kanë thënë marshalla djegies së mandateve. Zëvendësimi i tyre me disa të tjerëve, nuk ndryshon asgjë. Lista do të jenë ripërsëritje të anonimatit” ,tha Kulluri./CNA.al

LEXO TE PLOTE