Connect with Us

Skandali/ SPAK merr në “mbrojtje” Ben Blushin

Politikë

Skandali/ SPAK merr në “mbrojtje” Ben Blushin

Publikuar

-

Ekskluzive-Dosja e pronave të Ben Blushit përfundon në SPAK

Reforma në Drejtësi, e trumbetuar fort nga politika shqiptare dhe më një mbështetje mjaft të fortë nga ndërkombëtarët, duket se nuk po rezulton në pritshmëritë e opinionit publik.

Shqiptarët presin nga drejtësia e re, hetimin dhe dënimin e korrupsionit dhe padrejtësive të bërë ndaj tyre në 30 vite demokraci, por në fakt ajo që po ndodh nuk është aspak ajo që qytetarët presin.

Një ndër institucionet e reja të drejtësisë, Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e njohur ndryshe si SPAK, edhe pse kanë kaluar gjashtë muaj nga krijimi i saj, duket se ende fle. Prokurorët që pretendohej se do të bënin “gjëmen” dhe se të korruptuarit nuk do gjenin më “vrimë” ku të futen, në fakt duket se po bëjnë vetëm një vrimë në ujë. Asnjë hetim i bujshëm në më shumë se gjashtë muaj.

Një ndër shembujt që vërteton atë që ne thamë më sipër është rasti i ish-politikanit, të kthyer tashmë në menaxher medie, Ben Blushit.

CNA.al prej disa muajsh ka denoncuar një dosje të plotë investigative, në lidhje me pasurinë e ish-deputetit Ben Blushi, i cili rezulton të jetë një oligark në media, por deri tani nga SPAK ka vetëm heshtje.

CNA.al ka zbardhur pasurinë e deklaruar të Ben Blushit, gjatë kohës që ky i fundit është paguar nga taksat e shqiptarëve, pra nga vitit 2003 deri në vitin 2017, ky rezulton se pasuria e tij është shtuar në mënyrë të çmendur. (Lexo këtu)

 Prona në Korçë

Po ashtu, CNA.al ka sjellë edhe të tjera detaje, në lidhje me apartamente, ndërtime në Tiranë, nga prona të familjarëve të tij. Provat e nxjerra çdo ditë tregojnë se është e pamundur që një njeri i paguar me rrogë shteti 20 vite, me të ardhura zyrtare të gëzojë një pasuri të çmendur, e cila vlen miliona dollarë.

Gjithashtu, ne kemi raportuar edhe për një pronë në Korçë, vlera e të cilës është të paktën 500 milion, por që Ben Blushi e ka deklaruar për vetëm 30 mijë euro, ndërkohë që ambienti më pas është dhënë me qera, për 2 mijë euro në muaj. (Lexo këtu)

 

Nga ana tjetër, CNA.al ka publikuar të tjera detaje, në lidhje me një pallat të ndërtuar në Tiranë në vitin 2013, pranë ish Stadiumit “Dinamo”, i cili i përket në pronësi një ndërtuesi dhe një tjetër personazhi. Bëhet fjalë për vjehrrin e Ben Blushit, të ndjerin A. Brati.(Lexo këtu)

             Pallati në Tiranë

 

Më tej, në muajin maj 2020, CNA.al  pas disa ankimeve nga banorët e Dardhës, ka bërë një tjetër investigim. CNA.al ka zbuluar sesi pasuria e Blushit është shtuar edhe me 250  mijë euro të tjera.

Më poshtë shikoni një kontratë shit-blerje, të kryer tek noterja Zhulieta Mano, me numër 3331, në vitin 2001, ku Ben Blushi ble në Dardhë të Korçës, një pasuri për 12 milionë lekë të vjetra. Një pasuri me dy dhoma, e ndarë me korridor, pjesë e një prone të një shtëpie aty.

Blushi filloi dhe investoi në atë shtëpi të vogël dhe më pas duke shfrytëzuar edhe hapësirat ligjore shkon dhe çon për proçedurë legalizimi gjatë kohës që kishte ardhur Rilindja në pushtet një sipërfaqe trualli, për gati 2 mijë metër katëror, në qendër të fshatit Dardhë.

Për më tepër ka pasur edhe një përplasje dhe konflikt me banorët e Dardhës. Ata pretendojnë se ajo sipërfaqe nuk është e Ben Blushit, ka pronarë, ka trashëgimtarë.(Lexo këtu)

Këto janë dy prona të paluajtshme, njëra në Korçë dhe tjetra në Dardhë.

Këtu nuk po flasim për pasurinë e tij në kryeqytet. Nuk po flasim për rreth 300 milionë lekë të tjera, të cilat ndodhen në banka të nivelit të dytë në forma si bonus thesari apo miliona e miliona të tjera, të bëra nëpërmjet mënyrave sesi ai ka mundur të manipulojë pasurinë e tij.

LEXO EDHE:  Rrëfimi i babait të 41 vjeçarit që vrau fëmijët e tij dhe veten/Krimin e trefishtë e ka kryer nusja e tim biri

Por, mesa duket Ben Blushi nuk ndalet me kaq. Të tjera të dhëna kanë dalë në dritë një ditë më parë.

Në 15 qershor 2020, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, sipas të cilit, Ben Blushi ka “grabitur” toka edhe në bregdet.

Sipas denoncuesit, Ben Blushi ka grabitur një tokë në Dhërmi, nëpërmjet falsifikimeve.

Po ashtu në denoncim thuhet se kryeministri Edi Rama ka shkarkuar  dy drejtorë hipoteke në Vlorë, pasi zbuluan falsifikimin e dokumentave dhe refuzuan rregjistrimin.

Gjithashtu pretendohet se për këtë tokë, Blushi është përplasur edhe me biznesmenit Pandi Carapuli që ka ndërtuar aty.

“I nderuar Doktor. Unë jam një punonjëse e hipotekës në Vlorë. Një muaj më parë në zyrat tona plasi një sherr i madh për regjistrimin e një prone në Dhërmi. Bëhet fjalë për gati 6000m2 në bregdet. Me presion dhe shantazh është regjistruar pasi ishte e falsifikuar. Pra kishte zhvendosje. Prona është në breg të detit dhe gjoja është ndarë me ligjin 7501. Por kur pamë emrat e pronarëve kuptuam përse bëhej fjalë. Sipërfaqja u regjistrua në emër të Ben Blushit dhe Gazmend Demit. Në hipotekë plasi skandali dhe ikën edhe 2 drejtorë vetëm për këtë rast. Është paguar një thes me lekë. Ka filluar një përplasje e madhe midis Blushit dhe biznesmenit Pandi Carapuli që ka ndërtuar aty. Një vjedhje e hapur në mes të ditës në një nga zonat me vlere më të madhe në Shqipëri. Perlat e rivierës po grabiten nga Ben Blushi e Co. Prona është regjistruar me 06.05.2020”, thuhet në mesazh.(Lexo këtu)

Por në rastin e Ben Blushit, duket se oreksi vjen duke ngrënë. Dy ditë më parë, në 20 korrik 2020, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër denoncim të një qytetari ndaj Ben Blushit.

Sipas denoncuesit, pas pasurisë 6 mijë metër katëror, që ka marrë Ben Blushi, tashmë bashkëshortja e tij në bashkëpunim me një zyrtar të PS-së, ka përfituar 3 mijë metër katëror tokë në jug.(Lexo këtu)

Këto janë vetëm disa nga faktet që CNA.al ka publikuar në lidhje me pasurinë marramendëse të Ben Blushit, por siç duket institucionet e drejtësisë nuk kanë as veshë të dëgjojnë dhe as sy që të shohin.

Një anëtar i stafit të CNA.al është marrë ekskluzivisht me këtë dosje dhe institucionit të SPAK i janë vënë në dispozicion nga ana jonë edhe të gjitha materialet e publikuara.

Vetë kreu i SPAK, Arben Kraja, në një komunikim me CNA.al ka konfirmuar se dosja është marrë dhe do të marrë zgjidhje ligjore, por ende asnjë hetim konkret nuk është bërë.

Pasuria e Ben Blushit, duhet hetuar çdo qindarkë, pasi pretendimi i tij se tashmë është tërhequr nga politika nuk ka asnjë vlerë. Deri në vitin 2017, Ben Blushi është paguar nga taksat e qytetarëve shqiptarë, dhe çdo qindarkë e tij duhet hetuar nga organet e drejtësisë.

Ato që si ka lexuar i ka këtu në këtë shkrim, Arben Kraja dhe çdo prokuror i SPAK që sot ka frikë të hetojë Ben Blushin./ CNA.al

Ekskluzive-Zbulohet gazetari oligark që ia kalon edhe Alfred Pezës

Babëzia e Ben Blushit nuk njeh kufi/ Zhvat edhe tre mijë metër katror tokë në Dhërmi

Katër skandale dhe akuza që Ben Blushi si fsheh dot

Dokumentet/ Ben Blushi shtoi pasurinë një miliard lekë, me Rilindjen

Nga Korça, në Vlorë/ Ben Blushi “hajdut” tokash, si u pasurua me ardhjen e Rilindjes

Denoncimi/ Ben Blushi pas Dardhës grabit 6 mijë m2 në bregdet

Hetimi nga SPAK/ Disa pyetje për Ben Blushin

SPAK përballë skandalit/ Hetoi Pezën, hesht për Ben Blushin

SPAK do marrë në hetim familjen Blushi?!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha zbulon ligjin e parë që do të miratojë kur të vijë në pushtet: Do u kthejmë shqiptarëve miliona euro

Publikuar

-

Nga

Basha zbulon ligjin e parë që do të miratojë kur të vijë në pushtet: Do u kthejmë shqiptarëve miliona euro

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha për Ilva Now në Euronews Albania se PD ka gati ligjin antimafia me anë të të cilit do të bëjë të mundur që të trajtohen të gjitha koncesionet apo tenderët korruptivë.

Basha shpjegoi se subjekt i këtij ligji do të jenë dy lloje, do të jenë zyrtarë të çdo niveli, nga i pari i qeverisë deri tek më i thjeshti që është përfshirë në kontrata publike abuzive dhe personat apo kompanitë private që janë përfitues abuzivë të fondeve publike.

Sipas tij, qëllimi i këtij ligji, që siç tha do të jetë i pari që do të miratohet në kuvend sapo qeveria e tij të vijë në pushtet, është që t’u kthejë shqiptarëve paratë që u janë vjedhur në mënyrë të padrejtë përmes aferave korruptive.

Qëllimi përfundimtar është që qytetarëve t’u kthehen paratë e vjedhura. Ky është ligji që e bën të mundur. Vit më të errët se ky, kur në kohë pandemia mafia në bashkëpunim me qeverinë vjedhin shqiptarët, nuk ka, edhe pse i përditë i bëjmë thirrje SPAK të hetojë. Do përfshihet edhe biznesi në ligjin anitmafia.

Ligji antimafia që do të fillojë veprimin që në muajin e parë të qeverisë sime, i pari ligj që do të miratojmë në parlament. Nëse nuk ndalim këto miliarda euro që ikin, nuk mund të ulim taksat, të paguajmë pagat dhe pensionet”, tha kreu i PD.

LEXO EDHE:  Dita nis me vrasje/ Gjendet i pajetë 37-vjeçari në Tiranë, kishte plagë në trup nga armë zjarri

LEXO EDHE:  Mediu flet pas takimit me Berishën/ Arsyetim shumë i fortë nëse do të ndryshohet data 16 korrik

I pyetur nëse ky ligj do të penalizonte biznesin e ndershëm, kryedemokrati tha se ky ligj do ta përmirësonte klimën e biznesit, pasi sipas tij bën të pamundur garën pa garë.

Një nga efektet e këtij ligji është parandalimi i korrupsionit. Do të mendohet 2-3 herë çdo zyrtar që të fusë duart në buxhetin e shtetit.

Ligji antimafia s’ka të bëjë me burgun, ka të bëjë ne paratë e vjedhura nga shqiptarët. Gjykata do të marrë vendimin, por procesi do të nisë nga qeveria, me një drejtori ose Ministri Antikorrupsion, hetimi do të bëhet nga prokuroria dhe gjykata do të marrë vendimin”, shpjegoi Basha.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk na u tek rastësisht për inceneratorët”/ Basha: SPAK të bëjë transparencë

Publikuar

-

Nga

“Nuk na u tek rastësisht për inceneratorët”/ Basha: SPAK të bëjë transparencë

Kreu i SPAK, Arben Kraja, tha sot se Prokuroria e Posaçme i ka të regjistruara të gjitha çështjet e inceneratorëve dhe ka hapur hetimet.

Për këtë deklaratë ka folur mbrëmjen e sotme edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili tha në Euronews Albania se çdo institucion duhet të bëjë transparencë.

Natyrisht që mund dhe duhet të përgjigjen. Është detyrë e çdo insituticioni të bëjë transparencën para shqiptarëve, edhe më shumë kur bëhet fjalë për  diçka që sot rëndon shëndetin dhe  jetën e shqiptarëve. Sepse nuk kemi ardhur rastësisht tek inceneratorët. Nuk është se na u tek të fillonim ne të merreshim me aferën e inceneratorëve. Për më shumë se tre javë, që para se të niste ajo që duket që është një shpërthim i dytë i pandemisë, unë, Partia Demokratike o kemi kërkuar qeverisë të marë masa. Kemi nxjerrë një plan me pesë pika.

Ky plan natyrisht kushton lekë dhe ne kemi treguar se ku t’i marrin këto lekë. Gjatë kohës që ne  i kërkojmë qeverisë dhe  ajo bën veshin e shurdhët dhe numrat e të infektuarve rriten, numri i mjekëve që largohen në Gjermani rriten, numri i shtretërve  të gatshëm për të plotësuar nevojat për pacientët ulet, numri i personave që humbin vendin e punës rritet, numri ibizneseve që falimentiojnë rritet. Mendoni se sa mjekë mund të ishin mbajtur këtu në Shqipëri për ti shërbyer pacientëve shqiptarë e të mos ishin larguar sic po largohen në mënyrë të frikshme drejt Gjermanisë”, theksoi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Afera e inceneratorëve/ Basha: Po hetohet nga një prokuror i vetëm, deri tani s’ka veprime hetimore

Publikuar

-

Nga

Afera e inceneratorëve/ Basha: Po hetohet nga një prokuror i vetëm, deri tani s’ka veprime hetimore

Kryetari i Partisë Demokratike, tha se deri më tani nuk ka asnjë veprim real për të hetuar aferën e tre inceneratorëve, të Tiranës, Elbasanit dhe Fierit.

Basha deklaroi se me këtë skandal po merret vetëm një prokuror dhe pretendon se deri më tani nuk është bërë asnjë veprim real hetimor.

Ku ka çështje me interes publik, prokuroria gjithmonë ka bërë transparencë pa dëmtuar hetimet, ndërsa sot duke qenë se dhe ne kemi informacionet tona, pavarësisht kësaj përpjekje për të thënë që ne kemi regjistruar hetimin që më shqetëson sepse është një përpjekje për t’i ikur përgjesisë. Sot që flasim sipas informacioneve tona, ka vetëm një prokuror i ngarkuar me tre afera që i kushtojnë shqipëtarëve 75 milionë euro dhe vazhdojnë t’i kushtojnë javë për javë dhe nuk ka asnjë veprim real hetimorë. Ky është shqetësimi ynë, sepse SPAK-u u ndërtua, u aprovua edhe me votat tona, jo për të mbrojtur por për të ndëshkuaer politikanët e korruptuar dhe krimin e organizuar dhe në këtë aferë sikundër në të gjitha aferat”, u shpreh ai në Euronews Albania.

Kreu i PD-së tha se në këtë aferë “janë përfshirë edhe politikanë të korruptuar edhe krimi i organizuar”.

LEXO EDHE:  Manjani: Vendimet i marrin budallenjtë!/Blushi: Çadra e PD nuk mbyllet, nëse …!

LEXO EDHE:  Video-“Tjetër thotë, e tjetër bën”/ Kur Rama premtonte se nuk do prishte shtëpitë

Ku ndodh që një 22-vjeçare me 1 mijë euro të marrë koncesion me 22 milionë euro. Inceneratori i Tiranës dhe Fierit deri tani kanë djegur vetëm paratë e shqiptarëve”, theksoi ai më tej./ CNA.al

LEXO TE PLOTE