Connect with Us

SPAK përballë skandalit/ Hetoi Pezën, hesht për Ben Blushin

Politikë

SPAK përballë skandalit/ Hetoi Pezën, hesht për Ben Blushin

Publikuar

-

Tre vite më parë, në 13 Janar, 2017, CNA.al pas një investigimi publikoi pasurinë e plotë të ish-deputetit socialist, gazetarit, aktualisht sekretar në PS, Alfred Peza.

Peza ishte një nga njerëzit e mediat, që iu bashkua Rilindjes në vitin 2013, duke marrë edhe një post të rëndësishëm, duke qënë në një zonë thuajse të fituar nga e majta dhe më pas sekretar në Partinë Socialiste.

Peza do të mbahet mend për dy gjëra. Së pari, për premtimet e tij në Peqin, ku thoshte se do ta lidhte ekipin e Peqinit me Lacion, ku do të ndërtonte një stadium si në Romë, e të tjera pallavra si këto.

Dhe e dyta, pasuria e tij prej 1 milion dollarësh, blerë aksione në një bankë private.

Pas një investigimi disa mujor të CNA.al, të dhënave zyrtare nga QKB, deklarimeve të tij të pasurisë e të gjithë të tjerave, është zbuluar se Peza kishte një shumë marramendëse parash, në një bankë të nivelit të dytë. (Lexo këtu)

Më pas lajmi i publikuar në CNA.al bëri bujë. Të gjitha mediat e raportuan, pa asnjë përjashtim. Dikush që tentoi ta mbronte ishte e pavlerë. SPAK i sotëm, atëherë quhej Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ky institucion, ende i pareformuar menjëherë hapi hetimet, dhe çështja shkoi në gjykatë. Me justifikime, me dokumente, Peza tha se paratë e tij nuk ishin të fshehura, ishin të fituara nga rrogat, proçeduralisht paratë i shpëtoi duke i justifikuar ato me punën e bërë, por megjithëse ne kemi pretenduar se aty minimalisht kishte një evazion të pastër fiskal, Alfred Peza, duke shfrytëzuar pushtetin e Rilindjes doli i pafajshëm. Çështja u mbyll dhe ai ka një vendim gjykate në dorë që tani mund ta shkundë kudo ekraneve, por ashtu njësoj nuk mund të shkundë edhe vërtetimin e pagës së tij prej 80 mijë lekësh të reja, të cilën e çonte në gjykatë, për djalin e tij.

Përtej Pezës qëndron Ben Blushi. Prej dy javësh CNA.al ka sjellë një investigim disa mujor të filluar në muajin tetor, në lidhje me pasurinë e ish-ministrit, ish-prefekt, ish-deputet, ish-kryetar i partie, Ben Blushi. Ky i fundit në më shumë se 15 vite është paguar nga taksat e shqiptarëve, në të gjitha postet publike që ai ka mbajtur.

Pasi investiguam sërish si rastin e Pezës në QKB, ku bashkëshortja del aksionere në katër biznese, zbuluam se edhe në Bullgari kishte aksione tek një kompani private, ku ishte bashkëortake me biznesmenët të cilët kanë koncesionin e inceneratorëve në Shqipëri, i shumë akuzuar nga opozita dhe opinioni publik, për të cilin është thënë se është aferë mbi 300 milion euro. (Lexo këtu)

Gjithashtu bashkëshortja e tij Eva Blushi, me kompaninë bullgare, ku ishte aksionere me 33% të kuotave, kishte blerë Valtelina shpk, e cila mban emrin tregatr Lori Kafe, që ka të njëjtët aksionerë me Top Channel.(Lexo këtu) 

               Prona në Korçë

Gjithashtu, CNA.al publikoi, edhe një pronë në Korçë të deklaruar nga Ben Blushi për vetëm 30 mijë euro, e cila në fakt vlen të paktën 500 milion sipas vlerës së tregut, në kohën kur ajo është blerë (Lexo këtu). Dhe i njëjti biznes është dhënë me qera për 2 mijë euro në muaj dhe për gati 18 muaj ka nxjerrë të gjithë lekët e investimit.

Në krah të këtij biznesi qëndron dhe një tjetër objekt. Sërish një ambient tregtar, në emër të ish-vjehrrit të Ben Blushit, i shkëmbyer me një apartament 120 metër katëror në Tiranë, i cili vlente të paktën 250 mijë euro. Por, ky biznes regjistrohet dhe duket se ka vlerë reale, por ajo e Ben Blushit megjithëse më e madhe si sipërfaqe, gati edhe një herë më e madhe regjistrohej me një vlerë qesharake.

LEXO EDHE:  Nga Ben Blushi/ 20 ide për 2020
             Pallati në Tiranë

Pas kësaj CNA.al ka denoncuar edhe një pallat në Tiranë, ndërtuar nga një jurist A. Brati, i cili nëpërmjet një proçedure e cila duket të jetë qartazi një skemë, përfiton një pjesë trualli me një gjyq, ku pala e paditur nuk ka asnjë pretendim, por thjeshtë dhe vetëm bëhet marrëveshja. Se pse duhet të ketë një gjyq ku pala tjetër e bën marrëveshje, dorëzohet dhe firmos në gjykatë pa asnjë pretendim kjo tregon se gjithçka ka qënë formale dhe një “dhuratë” i është bërë vjehrrit të Ben Blushit nga ndërtuesi i atij pallati, i cili pretendon se ka qënë Blushi ortaku i vërtetë dhe jo vjehrri i tij. (Lexo këtu) 

Pasuria e përfituar nga ai truall dhe leja e ndërtimit e dhënë më pas me një gjyq formal, më pas shkoi të paktën në pesë milion dollarë. Këto janë shkruar dhe publikuar vazhdimisht në CNA.al dhe do të përsëriten. Por, ajo që duhet të ndodhë  tani është vendosja përballë SPAK.

SPAK, ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda, tashmë institucion i reformuar, duket të jetë përballë skandalit. E në rastin e Alfred Pezës, atëherë Prokuroria e Krimeve të Rënda reagonte dhe regjistronte procedimin penal, dhe hetonte qoftë edhe formalisht, kishte një gjyq dhe në fund jepej një vendim.

Ndërsa për rastin e Ben Blushit askush nuk lëviz gishtin. Askush nuk cel hetimet. Asnjë vepër penale nuk po regjistrohet. SPAK po hesht.

Ne do të jemi këtu për të mos u ndalur dhe për të detyruar SPAK të flasë. Për t’i detyruar institucionet të reagojnë. Nuk mund të ndodhë më në Shqipëri, zhurmë zhurmë për asgjë. E vërteta duhet një dhe vetëm një.

Ben Blushi duhet të hetohet për pasurinë e tij të fshehur, për deklarime të rreme. Këto janë faktet minimale që ne kemi zbuluar. Mund të ketë edhe shumë të tjera që prokurorët duhet t’i hetojnë dhe t’i zbulojnë.

E në rast se Alfred Peza rrogën si gazetarë e kishte fshehur për të mos paguar taksat, Ben Blushi ka përfituar qindra miliona lekë pasuri në marrëdhënie me biznesmenë të ndryshëm, duke ushtruar influencën e tij si deputet, prefekt apo ministër.

SPAK ndodhet përballë një skandali. Heshtjes dhe mbulimit të çështjes së Ben Blushit. Po duket qartazi se ky institucion, përtej pretendimit publik, është kapur nga mazhoranca e cila merr në mbrojtje shërbëtorët e saj të shpërndarë në media.

SPAK të paktën në kaq kohë duhet të kishte regjistruaar fillimin e hetimit, por nuk ka ndodhur ende asgjë. Faktet dhe argumentat janë publikuar, dosja është e plotë. Por, ajo që u quajt shpresa e shqiptarëve, po hesht. Megjithëse për të do të ishte një fillim i mirë. Tani ndodhemi përballë faktit se ka vetëm heshtje. Asnjë reagim. Një institucion që u pretendua se do të reagonte fort ndaj denoncimeve të korupsionit, por po hesht dhe po bën tani avokatinë e Ben Blushit, jo publikisht, por ligjërisht, duke e shpëtuar atë nga akuzat./ CNA.al

Ben Blushi bën vjehrrin miliarder/ CNA.al zbulon pasurinë 5 milionë dollarë

Ekskluzive-SKANDALI/Deputeti i Rilindjes dhe ish-gazetari Alfred Peza ble 1.1 miliard lekë, 1% aksione në një bankë private (Dokumentat)

Ekskluzive-Zbulohet gazetari oligark që ia kalon edhe Alfred Pezës

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Noterja në skandal/ Zbulohen katër bizneset e bashkëshortes së Ben Blushit

Fotot/ Zbulohet prona 500 milionë e Ben Blushit

SPAK do marrë në hetim familjen Blushi?!

Detajet e reja/ Dokumentet që zbulojnë përqindjen e aksioneve të Ben Blushit me kompaninë e inceneratorëve

“Sheiku” i mediave/ Të gjitha miliardat dhe skandalet e Ben Blushit

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Viti i fundit na ka raskapitur”/ Majko: Qytetarët kanë reflektim të qartë të ndajnë…

Publikuar

-

Nga

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko teksa ka folur për zgjdhjet e ardhshme ka theksuar se ky vit ka raskapitur qeverinë.

Majko kujtoi tërmetet që shkundën vendin e më pas pandeminë, të cilat ndikuan në ekonominë shqiptare.

“Viti i fundit na ka raskapitur. Kur diskutoj me qytetarët ja shpreh hapur atë që mendoj.
Nuk besoj se ka pasur ndonjë qeveri tjetëer që të jetë goditur nga tre tërmete dhe pastaj nga një virus. Kjo është një histori që ka goditur rëndë jo vetëm themelin e stabilitetit social por edhe një perceprim të caktuar karshi qeverisë. Qytetarët kanë reflektim të qartë të ndajnë atë që vlerësojnë si efikasitet ose jo të qeverisjes”, tha Majko i ftuar në Repolitix./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bardhi tregon rregullat e Partisë/ Të përjashtuarit nuk kanë vend, Jozefina nuk ka se si të rikthehet

Publikuar

-

Nga

Bardhi tregon rregullat e Partisë/ Të përjashtuarit nuk kanë vend, Jozefina nuk ka se si të rikthehet

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i tha “Syri Tv” se si do të funksionojë Partia dhe emrat që do të thirren për kandidatura deputetësh, përfshi edhe të vjetrit. Ai deklaroi se në listat e PD nuk do të jetë asnjë nga ata që është përjashtuar nga kjo parti pas vendimeve për bojkotin dhe djegien e mandateve.

“Çdokush që ka thyer vendimin, është përjashtuar nga PD me vendim”, tha ai.

Ai tha se numri i të përjashtuarve është shumë i vogël, ndërsa i mëshoi idesë se djegia e mandateve ishte vendimi i duhur.

LEXO EDHE:  Blushi flet për meritat e çadrës së PD/Ja rezultati më i mirë

LEXO EDHE:  Kunati i "baba Takut me çantë të zezë"/ Prokurori me parukeri drejt Vettingut

I pyetur për rikthimin e Jozefina Topallit në PD, Bardhi tha:

Zonja Topalli është anëtare e Këshillit Kombëtar të PD. Është e drejta e saj nëse do të marrë pjesë në organet e partisë. Nuk ka si rikthehet pasi është pjesë e organit më të lartë vendimmarrës të partisë”. Bardhi tha se ai nuk ka kontaktuar me zonjën Topalli.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Majko tregon platformën/ Votat e emigrantëve shkojnë për qarkun e Tiranës

Publikuar

-

Nga

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko ka folur lidhur me Reformën Zgjedhore ndërsa i ka kushtuar vëmendje çështjes së votimit elektronik të emigrantëve.

I ftuar në “repolitix” Majko tha se votat e emigrantëve do t’i bashkëngjiten qarkut të Tiranës.

“Një gjë e sigurt është që në kodin e ri zgjedhor do të shkruhet qartazi e drejta e tyre për të votuar dhe do të jetë e shkruan në kushtetutë. Do të votojnë me postë dhe këtë të mos e bënte posta shqiptare por një postë ndërkombëtare që kanë eksperiencë në menaxhimin e  situatave të tilla dhe nuk lënë që emri i tyre të baltoset në Shqipëri, regjistrimi ka nisur dhe është një ligj i veçantë për të. Votat e emigrantëve do t’i bashkëngjiten qarkut të Tiranës. Kjo është e shkruar në marrëveshje dhe palët politike e dine”, tha Majko.

LEXO EDHE:  Përplasja në LIBRA dalin mesazhet/Hafizi: jam akuzuar, agresuar dhe fyer rëndë-Blushi: Gjërat e përdorura në kosh

LEXO EDHE:  Blushi flet për meritat e çadrës së PD/Ja rezultati më i mirë

Ai deklaroi se mazhoranca do t’i qëndrojë besnike marrëveshjes së 5 qershorit, kjo për shkak kanë hedhur firmën dhe duhet ta mbajnë./CNA.al

LEXO TE PLOTE