“Arrestimi i Çilit me urdhër të Ramës”/ Berisha denoncon “fytyrën kriminale” të drejtësisë
Ish-kryeministri Sali Berisha ngre akuza të forta ndaj kryem...
Analisti Preç Zogaj, është shprehur i shokuar për arrestimin e botuesit dhe gazetarit Henri Çili ndërsa ka ngritur shumë pikpyetje lidhur me këtë ngjarje.
I ftuar në studion e ?Kjo Javë? Zogaj theksoi se Çili, nuk ka përfituar asnjëherë nga paratë publike apo tenderat, duke shtuar se kjo është është goditje për sipërmarrjen e tij.
Ndërkaq, Zogaj shtroi dhe pyetjen publike se pse policia nuk bëri të ditur emrin e gjyqtarit me të cilit thuhet se miku i tij ka folur për lehtësimin e masës për një të dënuar me burg përjetë.
?Operacioni që ka çuar në ndalim/arrestimin e Henri Çilit nuk është i qartë. Nuk ka lidhje me reformën dhe drejtësinë e re. Pasi ajo s?ka nisur akoma. Është në fazën e ndërtimit të drejtësisë së re dhe kur të përfundojë ndërtimi i tyre, makina ?do të niset?. Nuk është nisur akoma. Drejtësia e re është konceptuar për të goditur krimin dhe shpërdorimin e fondeve publike. Kjo është drejtësia e re. Pritshmëria e publikut kjo është. Do goditen ata që nuk i ka hyrë ferrë në këmbë, që janë marrë më trafik, vjedhje votash, etj. Në rastin e Çilit nuk jemi në asnjë prej këtyre rasteve. Ta theksojmë këtë. Çili është sipërmarrës privat, përpos gazetar që nuk ka menaxhuar asnjë qindarkë të fondeve publike. Reforma në drejtësi është konceptuar për fondet publike që ky nuk i ka prekur kurrë me dorë. Ai s?ka prekur asnjë miligram drogë. As në krim nuk është përfshirë.
Jam i shokuar, pasi Henri Çili është miku dhe kolegu im. E njoh veprimtarinë e tij, qoftë publicistike. Ai është sipërmarrës privat, i lirë. Kjo është goditje për Henri Çilin dhe sipërmarrjen e tij. Në biznesin në arsim, është një biznes i mbështetur në arsim, dhe e godet rëndë investimin e tij. Është goditje dhe për vet mjedisin ku është rritur dhe vepron Henri Çili. Nuk jam kundër hetimit, e inkurajoj atë. Duke thënë këtë, e shohim se ka paqartësi të madhe në historinë e ndalimit të tij, në një grup kriminal që 90 përqind e të cilëve Henri besoj se si ka dëgjuar kurrë.
Paqartësia qëndron në ndalim-arrestimin e tij. Unë jam për zbardhjen e akuzave. Krijon transparencë. Thënë këtë, jemi shumë të çuditur. Unë jam i çuditur se si një sipërmarrës që ka disa miliona euro që dëshmon, që të merret në hetim në gjendje të lirë, pasi ai nuk mund të arratiset nga të gjithë investimet shumëvjeçare. Duket se ka një sjellje të shoqëruar me shkelje procedurale, siç po thuhet që në lidhjen e tyre, qoftë me nxitim, në disa shkelje. Është ndaluar, është arrestuar, kush e ka marrë në pyetje? Pse qenka sekret?! Ku jemi? Në çfarë sistemi jemi? Si quhet gjyqtari që ka vendosur që Henri
Çili të rrijë në burg. Pse u vendos kështu?
Publiku ka nevojë që të marrë vesh dhe emrin e këtij zyrtari të lartë të drejtësisë. Policia, në punën e vet, apo prokurorët që kanë ndërtuar këtë dosje, nuk kanë asnjë hezitim që ta plasin emrin e një sipërmarrësi kur akuzat nuk janë vërtetuar, Henri Çili i ka dhënë taksa shtetit shqiptar. Nuk llogarisin dëmin pa provuar akuzat, dhe hezitojnë të thonë emrin e personit që ka tentuar të bëhet ndërhyrja. Ne jetojmë në një ambient ku kërkohet ndërhyrje. Si mund të bëhet sot ndërhyrje për të ulur dënimin në Gjykatën e Lartë e cila nuk ekziston. Me kë ka folur Çili? Është detyra e policisë që të tregtojë se kush është ky zyrtar. Janë gjithë këto pikëpyetje që tregojnë se është një veprim i nxituar. Nuk bëj avokatin, por duke parë se çfarë ndodh në Shqipëri, ai mund të hetohej në gjendje të lirë.?, theksoi Zogaj./CNA.al
Ish-kryeministri Sali Berisha ngre akuza të forta ndaj kryem...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi rikonfirmoi nga Vlora pj...
Limoz Dizdari, një ndër themeluesit e Partisë Socialiste i f...
Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka dhë...
Anëtarja e Komisionit të Ekonomisë Blerina Gjylameti ka folu...
Ish anëtari i Kryesisë së PS, Limoz Dizdari, i ftuar në stud...
Socialistët miratuan në sesionin e dytë të Kongresit të PS s...
Avokati Altin Goxhaj ka akuzuar pak minuta më parë kryebashk...
Ish deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri nuk është...
Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar ashp...
Arrestohet Betim Shkupi, personi në emër të të cilit kaluan ...
Partia Socialiste ka zhvilluar sot ditën e dytë të punimeve ...
Zëdhënësi i presidentit Tedi Blushi ka njoftuar se Ilir Meta...
Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi,...
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot në Kongresin e Partisë S...
Ish kryetari i PD-së së Gjirokastrës, Roland Bejko, ka reagu...
Një ditë më parë, policia finalizoi një operacion, i koduar ...
Një ditë më parë, në një operacion të gjërë policor, pas një...
Sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Çliri...
Pas deklaratës së kryeministritn Edi Rama, i cili gjatë fjal...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...