web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto-Delegati socialist 100 vjeçar ngre në këmbë Pallatin e Kongreseve/ Rama e puth në ballë

29 Shkurt 2020, 16:03, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot në Kongresin e Partisë Socialiste, anëtarin më të vjetër në moshë të kësaj partie, Zeqirin.

Kreu i qeverisë kujtoi bisedën me një gazetare dhe ftoi në podium, të moshurain, për të cilin tregoi se është 100 vjeç.

?Dje në mos gabohem më bëri një pyetje një gazetare që siç tha ajo që disa socialistë të vjetër kanë kërkuar disa gjëra. Unë i thashë se s?ka socialistë të vjetër. Sot dua të sjellë provën për të gjithë ata që nuk na njohin akoma. Dua të sjellë këtu në skenë një delegat, dua të sjell këtu Ziqirin. Çohuni në këmbë, duartrokiteni, është 100 vjeç?, tha Rama, ndërsa ia la fjalën Zeqirit.

?Të nderuar socialistë, falënderoj zotin Edi Rama për mundësinë që më dha. Mendoj se ky kongres do ta forcojë akoma më shumë unitetin e PS. Edhe lidhjet e saj me masën. Ne veteranët e Luftës Nacional Çlirimtare e mbështesim shumë mazhorancës qeverisëse, pasi po përballon situata të vështira, në zgjidhjen e halleve të popullit?, deklaroi i moshuari, por kreu i qeverisë mes batutash i kërkoi që të kthehet në vendin e tij.

?Tani mund të uleni se u lodhët duke qëndruar në këmbë?, theksoi Rama, ndërsa i moshuari u duartrokit nga salla./ CNA.al





Lajmet e fundit nga