Connect with Us

Hetimi nga SPAK/ Disa pyetje për Ben Blushin

Lajme

Hetimi nga SPAK/ Disa pyetje për Ben Blushin

Publikuar

-

Ish kreu i Partisë Libra, të cilën e themeloi dhe e shkatërroi vetë pasi dështoi, ish minisitri, ish politikani, ish deputeti i kthyer në menaxher televizioni, Ben Blushi prej ditësh vazhdon të mos kthejë përgjigje për pyetjet dhe akuzta e ngritura në CNA.al.

Ai ka gjetur një mënyrë tjetër, deri tani ka sulmuar 20 apo 30 persona të cilët mendon se janë bashkëpunëtorët tanë apo njerëz të afërt me ne dhe stafin tonë.
Këtë ai e ka gjetur si mënyrë shantazhi që ne të ndalemi , mos themi të vërtetat, por ne do të vazhdojmë t’i themi pyetjet tona.

Ne do të vazhdojmë t’i themi publikut të gjitha skandalet, nuk do të bëjmë asnjë hap pas dhe këtë Ben Blushi duhet ta mësojë njëherë e mirë.
Le të sulmojë dhe le të shkruaje për kë të dojë, për ne dhe për kë ai mendon se ka influencë tek ne.

Ne do të themi të vërtetën i pëlqen apo jo Benit, Vjollcës apo Evës së Benit.
Pyetjet që CNA.al ka ngritur janë pjesë e invetigimeve dhe publikimeve që ne kemi bërë, të filluara disa ditë më parë.
Gjithçka fillonte me themelimin e një kompanie në Bullgari EM Capital Group, ku aksionerë ishin dy pronarët e inceneratorëve Klodi Zotos, Klodian (Mirel) Mërtirit si dhe Eva Blushi, bashkëshortja e Ben Blushit.

Pyetja është e thjeshtë: Përse e ka ndërtuar dhe me çfarë para e ka hapur kompaninë në Bullgari noterja Eva Blushi.
Më pas kjo kompani bleu për 2.2 milionë dollarë 51% të Valtetlino Caffe mbajtëses së emrit tregtar “Lori Caffe”. Pyetja është sa para ka paguar Eva Blushi për blerjen e “Lori Caffe” sepse 1/3 janë gati 700 mijë dollarë të paguara nga Eva Blushi, ndërkohë që në deklaratat e pasurive deri në fund te vitit 2017, kur Blushi ka qenë deputet, janë rreth 300 milionë lekë bono thesari dhe pasuri të tjera që shkojnë me miliona e miliona.

Më tej pyetja tjetër është, sa kushton në të vërtetë biznesi i tij “Pub Republika” në Korçë, ambienti tregtar rreth 220 metra katror i cili është deklaruar vetëm 30 mijë euro, në qendër të Korçës i blerë në vitin 2015.

Sa është shuma e vërtetë pasi vlera është mbi 500 milionë.

Pse e ka marrë këtë biznes dhe a ka pasur një bashkëpunim Ben Blushi me ndërtuesin e godinës?

Pyetja tjetër lidhet me një pallat të ndërtuar në Tiranë, pranë stadiumit “Selman Stermasi”.

LEXO EDHE:  Shtyrja e Vetting-ut/Blushi: Çfarë ndodhi në Çadrën e Padrejtësisë

Ben Blushi është përfshirë atje nëpërmjet vjehrrit të tij i cili ka bërë një gjyq formal ku së bashku me pronarin edhe në Gjykatë ka pranuar se duhet të merrte një pjesë të tokës,
Pra, vjehrri i Blushit për herë të parë dëgjohet në historinë e Shqipërisë që hap një gjyq me një pronar i cili pranon që ta ndajnë tokën bashkë dhe pastaj të ndërtohet.
Pronari do flasë vetë, por pyetja është: Është Ben Blushi apo vjehrri i tij pas ndërttimit të këtij pallati? Janë rreth 5 milionë dollar pasuri të paluajtshme.

Më tej Ben Blushin e kemi pyetur dhe po e pyesim, pse Top Channel ka bërë propagandë pro inceneratorëve duke i quajtur histori suksesi ndërkohë që më pas bashkëshortja e tij është bërë ortake me pronarët e Inceneratorit.

A ka bërë kronika ky televizion me urdhër të tij për çështje të caktuara që lidhen me biznesin dhe përfitime krejtësisht klienteliste.
Pra, një televizion kombëtar që përdoret për propagandë dhe interesa krejtësisht personale. Pse është tërbuar, çfarë ka dhe e shqetëson Ben Blushin kur del e vërteta se ai është ortak me 51% të aksioneve se bashku me 2 pronarët e inceneratorëve tek “Lori Caffe”.

Çfarë e shqetëson? Detajet se si do përgjigjet ne nuk mund t’i themi, jemi të bindur që s’ do t’i thotë kurrë por, ndoshta do t’i përgjigjet SPAK.
Aty ku ka tashmë dosjen e tij, aty ku hetimi pritet të marrë dritën jeshile për të zbardhur milionat e një politikani të cilat nuk janë vetëm në emër të tij, por dhe në emër të të afërmve të tij.

Atë dhe shumë të tjera ne do të vazhdojmë t’i themi çdo ditë derisa prokuroria zyrtarisht të kryejë hetimet, derisa SPAK t’i çojë deri në fund ato. Ben Blushit i ofrojmë të gjithë hapësirën tonë dhe presim të përgjigjet dhe mund të jetë dhe tek ne prezent, të na sjellë dhe materiale për tu sulmuar ata që ai mendon se janë miqtë tanë dhe armiqtë e tij./CNA.al

Ekskluzive/ Dosja e Ben Blushit përfundon në SPAK

 

“Sheiku” i mediave/ Të gjitha miliardat dhe skandalet e Ben Blushit

Ben Blushi bën vjehrrin miliarder/ CNA.al zbulon pasurinë 5 milionë dollarë

Një përgjigje që mos “çmendet” Ben Blushi/ Miliardat e tij, të vjehrrit dhe akuzat që po trondisin mediat dhe politikën

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

“Të quajnë kurorë por s’je mbret”/ Vogëlushi nga Italia prek me poezinë për koronavirusin

Publikuar

-

Nga

Përhapja e koronavirusit në shumë vende të botës ka sjellë frikë dhe panik për të gjithë.
Italia është një ndër shtetet ku koronavirusi ka marrë qindra jetë njerëzish dhe mijëra të tjerë janë të infektuar.

Ndërkohë që kryeministri Conte njoftoi mbylljen e shkollave deri më 15 mars, fëmijët janë të detyruar të qëndrojnë të bllokuar në shtëpi që të mbajnë larg infeksionin e koronavirusit.

Së fundmi në mediat italiane është publikuar letra e një vogëlushi nga Italia, i cili ka krijuar një poezi për koronavirusin.
Poezia e tij ka prekur të gjithë ata që e kanë lexuar dhe ka bërë xhiron e rrjetit.

Poezia e vogëlushit:

Mjafton një teshtimë
dhe të gjithë ikin,
një puthje apo
një përkëdhelje dhe
drejt e në farmaci.
Të quajnë kurorë
por ju s’jeni mbret
Jeni një virus
mendjemadh që
nuk vlen shumë
Na thanë se në Sardenjë nuk do të vijë
dhe përkundrazi, ju jeni këtu!
Jemi pak të frikësuar, por ndoshta s’e dini
se ne do të luftojmë derisa të zhdukeni
Dhe pse nuk janë karnavalet, ne duhet të vëmë maskë.
Ne mendojmë për higjienën, i lajmë duart dhe gjithashtu përpiqemi të qëndrojmë larg.
Ne po bëjmë gjithçka që të mos kapemi dhe ju, virus, nuk do të mund të na infektoni.
Italia jonë do të shpëtojë dhe ketë një fund i lumtur./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Foto-T’i mësojmë Ilir Metës “A-në” e madhe të dorës

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka filluar të shafqet prej disa kohësh si një sovranist dhe një njeri që e do shumë Atdheun.

Ai po tenton të luajë roline patriotit, por nga nxitimi apo nga padija bën dhe gafa.
Rasti konkret është ky me gërmën “A”.

Zotit Meta, presidentit tonë duhet t’i mësojmë A-në e madhe të dorës. Presidenti ynë duhet të shkojë në klasë të parë fillore të mësojë siç kanë mësuar dikur dhe mësojnë sot fëmijët: “A” e madhe e dorës, Atdheu, “A” e madhe e shtypi “Arra”, “a” e vogël e shtypit dhe “a” e vogël e dorës. Këto,  Ilir Meta duhet t’i ketë mësuar në shkollën fillore në Skrapar. Por, duhet ta dijë se duke përdorur gërma të tilla të stilizuara ndoshta, na tregon se nuk e di mirë se çfarë është A-ja dhe çfarë është Atdheu.

LEXO EDHE:  Ryugyong, hoteli fantazëm në Korenë e Veriut, që nuk është hapur ende pas 32 vitesh

LEXO EDHE:  Pse dashurojmë?/ Origjina dhe evolucioni i ndjenjës kryesore në këtë botë

Ajo “A” që ka përdorur presidenti nuk është “A-ja” që shqiptarët kanë mësuar në shkollë në bukurshkrim.

Meta mund ta bëjë dhe të shëmtuar por të paktën të bëjë A-në e duhur, ajo që ka përdorur ai nuk është A-ja për fjalën Atdheu.

Ilir Meta ynë si një president sovranist dhe një patriot i madh përpara se të mbajë leksione demokracie dhe të bëjë luftë politike të mësojë A-në e madhe të dorës”

Presidenti Meta në këtë moshë mbase e ka të vështirë të mësojë të shkruajë si duhet shkronjën “A”, por ne i rekomandojmë filmin “Komisari i Dritës” të shohë si e shkruan Rudina gërmën “A”./CNA.al 

 

LEXO TE PLOTE

Lajme

Të gjitha bëmat dhe gjëmat e Vjollca Hoxhës në Top Media

Publikuar

-

Nga

Do të ishte një listë e gjatë në rast se ne do të vendosnim vetëm emrat e personave të larguar nga Top Channel apo përplasjeve që ka pasur një prej aksionereve të këtij televizioni, Vjollca Hoxha me stafin, me miqtë dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të ish bashkëshortit të saj të ndjerë, Dritan Hoxha.

Lista është e gjatë dhe ende nuk ka përfunduar. Së fundi “viktimat” kanë qenë bashkëpunëtorët e ngushtë të Dritan Hoxhës. Me ata e filloi dhe me ata po vazhdon ndërkohë që rrugës janë me dhjetëra e qindra gazetarë, regjisorë, aktorë, kameramanë,e të tjerë, e të tjerë njerëz të larguar nga puna.

Në pak vite në drejtimin e Top Channel zonja Hoxha mban një rekord tjetër. Ky institucion, pra ky televizion kombëtar ka rekordin më të madh të gjyqeve që ka pasur ndonjëherë, padi për çështje biznesi të thjeshtë por edhe përplasje aksionerësh dhe gjyqe për fatura të papaguara.

Në Gjykatën e Tiranës dhe në Prokurori ka me dhjetëra çështje të ngritura, që nga aksionet e Top Channel pra përplasja me aksionerët e shumicës Albert Sino dhe Aurel Baçi të cilët mbain 60 përqind të totalit të aksioneve të këtij televizioni, të cilat Vjollca Hoxha, nuk ua njohu, por shpejt e shpejt me një manovër dhe me disa procese gjyqësore tepër të dyshimta dhe tepër skandaloze kanë tentuar t’ia u marrë të gjitha. Por këta ishin të parët më pas shumë prej tyre u larguan. Bashkëpunëtorët e ngushtë të Dritan Hoxhës, Enkel Joti ish drejtor i përgjithshëm i Top Channel historik në atë detyrë. Një tjetër bashkëpunëtor, Alban Jaho ka ikur së fundi nga drejtimi i Digitalb, një tjetër emër i njohur në shoqërinë e tyre është Ed Poda ndryshe njihet si Edi i Lorit por tashmë është i larguar nga bizneset pas përplasjeve me Vjollcën.

Por debate dhe gjyqe nuk ka patur vetëm për Top Channel, ka pasur edhe për Digitalb. Ato kanë plasur së fundi dhe Vjollca Hoxha kërkon të mos njohë disa aksione por edhe në këtë rast duket se jo si në rastin e parë çështja me gjyqet me prokuroritë dhe shantazhet me kronika televizive nuk i pinë ujë.

Ne foto: lart nga e majta ne te djathte, Aurel Baçi, Enkelejd Joti, Albert Sino, Eduard Poda, Besnik Myftari poshte: Ardian Proko, Dritan Hoxha

Ka dhe të tjerë emra, ka dhe të tjerë personazhe që njihen si miqtë dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të Dritan Hoxhës, njërëzit që bashkë me të ngritën epokën e artë të Top Channel dhe Digitalb të cilën Vjollca Hoxha duket se po e rrënon me gjyqe dhe përplasje. Asnjë nga këta në foto nuk ekziston më në biznese apo bashkëpunime me Vjollca Hoxhen, disa janë në gjyqe, të tjeret janë larguar fare. Ata që bashkë me Tanin ndertuan Top-in janë “viktimat” e Vjollcës

LEXO EDHE:  Fundi i pritshëm mjeran i diktatorëve/ Stalini, Hitleri, Mao dhe të tjerët

LEXO EDHE:  Foto/ Ben Blushi prezanton partinë

Sot ndodhen në gjykatë, mosnjohje detyrimesh , borxhe të fshira e të tjera si këto pa folur me tej për cirqet e Vjollcës me Blushin e saj në blerjen e shitjen e 51% të aksioneve të Valtelino Caffe kompanisë që mban emrin tregtar Lori Caffe e cila tashmë ka për pronar dy aksionerët kryesorë të kompanisë së inceneratorëve në Shqipëri dhe Eva Blushim bashkëshorten e Ben Blushit. Kjo e dytja një nga këshilltaret kryesore që kujdeset për dosjet, proceset gjyqsore, bëmat dhe gjëmat, prokuroritë dhe gjithçka tjetër ka ndodhur.

Por, ndoshta ka ardhur koha që dikush të pyesë “pse”.

Ndoshta dikush nga fëmijët, tashmë të rritur të shohin të vërtetën në sy dhe t’i thonë vetes:

Çfarë ka ndodhur me Top Channel?

Cila është e vërteta e këtij televizioni?

Çfarë po bën Vjollca Hoxha me Ben Blushin me kompanitë e Dritan Hoxhës, me shitjen e Lori caffe , me aksionet e Digitalbit me akisonet e Top Channel?

Çfarë po bën Vjollca Hoxha, pse janë hequr nga puna me dhjetëra aktorë, regjisorë, gazetarë dhe drejtues të këtij televizioni?

Pse gjithë këto gjyqe nëpër gjykata dhe prokurori, përplasje të panëvojshme?

Pse sot Top Channel ka të njëjtët aksionerë dhe ortakëri së bashku me ata të Lori Caffe dhe koncesionin e qeverisë të inceneratorëve?

Pse të gjtiha këto pikëpyetje, zhurma, bëma dhe gjëma të Vjollca Hoxhës në këto vite?

Ndoshta ka ardhur koha që dikush të analizojë, të shohë të vërtetën më sy dhe ta thotë atë me zë të lartë, ndoshta sa është ende në kohë pa u rrënuar ende fare sepse nesër do të jetë vonë. Kjo thirrje e jona ndoshta mund t’i duket qesharake dikujt pasi mendon se Top Channel, është një perandori, por dhe shumë perandori kanë rënë dhe shumë njerëz e dinë dhe shohin. Tani ka ardhur koha që dikush të reflektojë, ta shohë dhe të reagojë. Mjafton të pyesë pse ka ndodhur dhe çfarë ka ndodhur dhe në fund të kuptojë cila është situata.

Këtë nuk mund ta bëjë më Vjollca Hoxha me Ben Blushin, këtë mund ta bëjnë vetëm ata që e duan Top Channel, fëmijët e Dritan Hoxhës./CNA.al

LEXO TE PLOTE