Connect with Us

Prona 500 milionëshe/ Kush është noterja që falsifikoi firmën e vajzës së Ben Blushit?!

Politikë

Prona 500 milionëshe/ Kush është noterja që falsifikoi firmën e vajzës së Ben Blushit?!

Publikuar

-

Një falsifikim skandaloz për blerjen e një pasurie me vlerë 500 milionë lekë e cila është firmosur për vetëm 30 mijë euro është zbuluar nga CNA.al.

Gjithçka pas një investigimi mbi pasurirë e ish-deputetit socialist Ben Blushi, sot drejtor i Top Channel.

Disa dokumente ekskluzive, të cilat gjenden në zyrat e regjistrimit të pasurive dhe noteres, por edhe sistemi TIMS, nxjerin publikisht një falsifikim për një pasuri në qendër të qytetit të Korçës.

Sipas të dhënave zyrtare siguruara nga CNA.al, në datat 28 dhe 29 maj të vitit 2015 noterja Violeta Sulkaj, ka përpiluar dy kontrata shitje në emër të vajzës së Ben Blushit, Natali Blushi, në atë kohë vetëm 20 vjeçe.

Noterja sipas të dhënave ka falsifikuar firmën e Natalisë ose ka vulosur falsifikimin e firmës së saj. Gjithçka ka ndodhur në zyrën e zonjës Sulka, notere e Dhomës së Tiranës.

Dokumentet tregojnë se Violeta Sulkaj, ka firmosur dhe vulosur një kontratat sikur Natali Blushi ka qenë vetë në zyrën e saj, pra u paraqitën si palë Andon Dhima dhe Natali Blushi.

Shitësi Andon Dhima, ka qenë prezent dhe ka firmosur ndërsa firma e Natalisë është falsifikuar.

Sipas të dhënave të sistemit TIMS, zonjusha Blushi ndodhej jashtë Shqipërie në datën kur është përpiluar dhe firmosur kontrata. Noterja Sulka shkruan se blerësja ishte paraqitur në zyrën e saj në rrugën Muhamed Gjollesha, por në fakt Natali Blushi në fillim të prillit kishte udhëtuar drejt Romës për tu kthyer më pas më 19 qershor nga Londra.

LEXO EDHE:  Skandali/ Abuzimi financiar në Bashkinë Kukës dhe hakmarrja ndaj denoncuesit

Nga të dhënat zyrtare të deklaruara edhe nga vetë Ben Blushi, në deklarimin vjetor të pasurisë rezulton se Natali Blushi në atë kohë studionte në Londër.

 

Pra, noterja Violeta Sulkaj, është kapur në një falsifikim flagrant, duke firmosur dhe vulosur një dokumentet shit-blerjeje kur njëra nga palët nuk ndodhej fare në Shqipëri, dhe sipas Sulkës është paraqitur përpara zyrës së saj duke firmosur.

Dokumenti së bashku me faktet, janë dëshmia më e qartë për Prokurorinë, e cila tashmë ka në dorë të hetojë falsifikimin, por edhe për Ministrinë e Drejtësisë që duhet të marrë masat e menjëhershme ndaj një notereje e cila legalizon dhe merr pjesë në një falsifikim./ CNA.al

Skandali-/ Ben Blushi bëri vajzën pronare duke i falsifikuar firmën (fakte dhe dokumente)

Pyetje publike për Ben Blushin/ Kush i falsifikoi firmat e vajzës së tij?

Ekskluzive-Zbulohen dokumentet/ Si Ben Blushi bleu për 30 mijë euro, pronën 500 milionëshe

Ekskluzive-Zbulohen të tjera dokumente/ Si gënjeu Ben Blushi për pronën 500 milionëshe, vjehrri e nxjerr “zbuluar”

Kush është Natali Blushi, vajza e Benit me pasuri 500 milionëshe vetëm 20 vjeçe

Katër skandale dhe akuza që Ben Blushi si fsheh dot

272 pyetje publike apo ditë burgu për Ben Blushin?!

Ekskluzive/ Ambasada amerikane i heq vizën Ben Blushit

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

I tejkaloi pritshmëritë në zgjedhje/ Nebijaj: Votat që mora një mesazh i fortë për politikën

Publikuar

-

Nga

I tejkaloi pritshmëritë në zgjedhje/ Nebijaj: Votat që mora një mesazh i fortë për politikën

Ori Nebijaj nuk njihet thjesht si moderator por është shumë e njojur edhe në politikë. Nebijaj ishte pjesë e listave të PD në zgjedhjet e 25 Prillit ku arriti të merrte 5599 vota por nuk u bë pjesë e Kuvendit.

E ftuar në emisionin “Breaking” në Top News ajo ka zbuluar se cilat janë projektet me të cilat do të merret pas zgjedhjeve.

Jemi përpara sezonit veror dhe është sezoni i katërt i pushimeve në “Pushime on Top”. Është e padiskutueshme rikthimi i programit, nuk mund të mungojë, është një nga prodhimet më të bukura verore. Nuk mund të mungojë kurrsesi”,u shpreh Nebijaj.

Përsa i përket votave që ka marrë në zgjedhjet e 25 prillit Ori është shprehur se votat  që mori janë një mesazh i fortë për të gjithë politikën.

LEXO EDHE:  GJKKO jep vendimin për Luan Dacin/ Gjyqtari: Nuk largohem nga KPA!

LEXO EDHE:  Luan Daci thellon skandalin/ S’pyet as për SPAK, as për vendime gjyqsore

Ka një numër votash që është frymë dhe pëlqim që ti nuk e kupton dhe nuk ta prek dot njeri. Ka një votë qytetari që nuk preket, e kjo është edhe vota që erdhi te kandidatura ime, e cila u perceptua si një frymë e re. Rreth 6 mijë vota janë shumë kur je një individ i vetëm e nuk ke një strukturë të mirëfilltë, apo dikë që të mbështet financiarisht. Mendoj se votat që mora dhanë një mesazh të fortë për të gjithë politikën”, ka thënë Ori Nebijaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

A u takua Meta me anëtarët e Agimit të Artë?/ SHISH paralajmëroi Presidentin

Publikuar

-

Nga

Në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, është trajtuar dhe një informacion i mbërritur nga Shërbimi Informativ Shtetëror.

Sipas gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, SHISH ka paralajmëruar Presidentin të mos takohet me dy persona, pasi sipas SHISH ata kishin lidhje me Agimin e Artë.

Në lidhje me këtë informacion, Komisioni Hetimor kërkon t’i shkojë deri në fund për të mbërritur në përfundimin nëse presidenti Meta e ka marrë seriozisht këtë paralajmërim të SHISH, shkruan TCH.

LEXO EDHE:  GJKKO jep vendimin për Luan Dacin/ Gjyqtari: Nuk largohem nga KPA!

LEXO EDHE:  GJKKO jep vendimin për Luan Dacin/ Gjyqtari: Nuk largohem nga KPA!

Por, mbetet e paqartë nëse kreu i shtetit është takuar apo jo me këta dy persona gjatë fushatës elektorale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ajet Zyberi në krye të IMT/ Ministri i Brendshëm prezanton zëvendësin e Dallëndyshe Bicit

Publikuar

-

Nga

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka prezantuar sot, kreun e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit.

Ajet Zyberi është emëruar në vend të Dallëndyshe Bicit e cila kandidonte për deputete në zgjedhjet e 25 Prillit.

Bici nuk arriti të zgjidhej deputete, por pas garës u emërua nga kryeministri Edi Rama në postin e zv/ ministres së Mbrojtjes.

Ajet Zyberi ka qenë  Drejtor i Policisë së Korçës në kohën kur Ministër i Brendshëm ishte Saimir Tahiri.

LEXO EDHE:  Skandali me kontratën koncesionare të “Rrugës së Kombit”/ Kukësi qytet bregdetar

LEXO EDHE:  Skandali/ SPAK merr në “mbrojtje” Ben Blushin

Zyberi ka disa vite që është liruar nga Policia e shtetit, ndërsa me ndryshimet e fundit ligjore IKMT, ka kaluar në varësi të Ministrisë së Brendshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE