Denoncimi i "Fiks Fare"/ “Duhet me pas b… me e mbush vendin”, Lagunës së Kune Vain-it i del pronari!

18 Maj 2022, 18:45, Denoncim CNA
Denoncimi i "Fiks Fare"/ “Duhet me pas b… me e mbush

Parku natyror Kune Vain në Lezhë, një zonë e mbrojtur, po ?kafshohet? dita-ditës nga individë privatë.

Në emisionin investigativ ?Fiks Fare? mbërritën disa informacione, të shoqëruara me foto dhe video, ku dukeshin tonelata të tëra me inerte të hedhura në brendësi të Parkut, në afërsi të bregdetit. Madje, mijëra metra katrorë zonë e gjelbër ishte sheshuar dhe mbushur me inerte dhe dhè, duke bërë një kantier gjigant ndërtimi. Por, pavarësisht se punimet bëheshin në ditë me diell, asnjë nga institucionet përkatëse AKZM-ja, IKMT-ja apo Policia e Shtetit nuk kishte informacion. Pra, Parku Natyror, e cila ka qenë zona e parë e mbrojtur në Shqipëri, e shpallur që në vitin 1940 si një rezervat gjuetie, ndërsa si rezervat natyror është themeluar në vitin 2010, po shndërrohet në një kantier të madh ndërtimi, duke dëmtuar ekosisteme.

Tulla, llaç, beton dhe zhavorr brenda Parkut Natyror

Grupi i xhirimit të emisionit ?Fiks Fare? shkoi në Parkun Natyror Kune Vain në Lezhë, për të parë të gjithë zonën, pas informacioneve se ?po hidhen inerte dhe po punohet me mjete të tonazhit të rëndë pa asnjë leje?. Madje, asnjë nga institucionet nuk kishte ndërhyrë. Kamera e “Fiks Fare” konstatoi një grumbull të madh me inerte, ku fillimisht ishin tulla, llaç dhe mbetje betoni pranë njërit prej kanaleve, atij natyralit, që mbush lagunën me ujë. Sipas informacioneve që disponon “Fiks Fare”, individë apo firma të ndryshme private po tentojnë që të devijojnë kanalet që furnizojnë me ujë lagunën, duke ?përfituar? tokë.

“Fiks Fare” disponon disa harta të vjetra se kanali që po tentohet të mbyllet është kanali natyral që furnizon me ujë lagunën. Madje, në hartat e para viteve ?90 duke qartë se kanali që po mbushet ka qenë i vetmi dhe ai natyrali. Kohët e fundit janë hapur dy kanale të reja, por njëri prej tyre nuk ka funksionuar. Aktualisht, funksionon vetëm një i tillë, i hapur në afërsi të atij natyralit, por që është shumë e vështirë të funksionojë, pasi ka përplasje rrymash midis ujërave të Lagunës dhe Detit Adriatik.

Ndërkohë, kamera e “Fiksit” filmoi automjete të tonazhit të rëndë që hidhnin dhera dhe mbetje të tjera brenda parkut, madje gjatë gjithë ditës. Automjetet qarkullonin lirisht buzë detit dhe shkojnë në brendësi të lagunës.

Ato hedhin dhera pranë disa pishave, teksa e gjithë zona ku shkarkojnë kamionët po mbushet.

?Duhet me pas b? për me mbush vendin:?, Lagunës së Kune Vain-it i dalin pronarët!

Në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura shkruhet se sipërfaqja e Kune Vain është 2.300 ha. ?Laguna është një sistem ligatinash, ku përfshihen laguna e këneta, ujëra detare dhe bregdet, toka nën nivelin e detit dhe pyje tipike bregdetare, shkurre mesdhetare, rrjedhje ujore dhe toka bujqësore e kullota? thotë AKZM, teksa e cilëson si një park që e menaxhon vetë. Por, këto më sipër ishin vetëm në letra. Po në terren?! Individë të ndryshëm pohojnë se janë ?pronarë të Lagunës?. Madje, të asaj zone të mbrojtur që cilëson shteti!

Pas konstatimit të automjeteve të tonazhit të rëndë, grupi i ?Fiks Fare? tentoi që të shkonte te vendi që po sheshohej, që ishte pranë kanalit natyral që furnizon lagunën. Por, në momentin që po filmohej zona, një person i afrohet gazetarëve dhe u thotë se ?është pronë private?. Ai kërkon shpjegime se çfarë po filmoin. Personi thotë se vendi ku po depozitohen dherat është pronë private dhe se ai e ka marrë diku. Madje, pohon se edhe gjysma e kanalit që mbush lagunën me ujë është pronë private!

Gazetarët i bëjnë me dije se zona është e mbrojtur, një rezervat natyror që menaxhohet, ndërsa ai saktëson se ?unë e kam pronë dhe dua që të mbjell pemë?. Por, pyetjes nëse ka marrë apo jo leje për të bërë këto punime, ai thotë se është një nga personat që ka pretendime për këtë tokë. Më pas, personi tenton që të kapë kamerën e Fiks Fare, duke i hequr fishat. Dhe, pas këtij veprimi, ai largohet me një automjet luksoz.

Në këtë kohë, grupi i Fiks Fare interesohet pranë Drejtorisë së Parkut Kune Vain, në IKMT dhe në Policinë e Shtetit. Pas disa minutash, te vendi i grupit të xhirimit të Fiks Fare vjen personi që tentoi të kapte kamerën i shoqëruar nga dy persona të tjerë. Ai që kapi kamerën thotë se hiqe sërish kamerën. Ndërkohë, më pas largohet dhe një tjetër person që thotë se është punëtor, që identifikohet vetëm me emrin Gjergji. Ky person thotë se zona ku po hidhen inerte është private.

Ai shpjegon se inertet me tulla, llaç e beton nuk i kanë hedhur ata dhe ta gjejë prokuroria se kush i ka hedhur. Ndërkohë që e pyesim nëse kanë apo jo leje dhe kush është pronari i tokës, Lagunës. Na thotë se nuk ndodhet këtu, por disponon dokumente. Ndërsa na tregon se në atë zonë vetëm sa po bëjnë një rehabilitim. E pyesim nëse ka apo jo leje nga institucionet, na tregon se plani është që në atë vend të vendosen disa shtëpi druri.

Më pas, personi me emrin Gjergji pyet se kush e ka bërë denoncimin, por pas mosmarrjes së këtij informacioni, ai shan dhe kërcënon ata që bënë denoncimin. ?Duhet me pas b? me mbush vendin me dhe?? thotë punëtori, ndërsa largohet me të njëjtin automjet luksoz që qëndronte në këtë zonë.

AKZM: Punimet janë të paligjshme, Kune Vain është shtetërore

Pas pretendimeve të këtyre personave, gazetarët e Fiks Fare lajmërojnë Agjencinë e Zonave të Mbrojtura, drejtorin e Zonës së Mbrojtur Kune Vain. Gjithashtu lajmërojmë IKMT-në dhe Policinë e Shtetit. Gazetarët bisedojnë me drejtorin e Parkut, Pjetër Toni, i cili na thotë se do të dërgojë një grup atje pasi është në një zonë tjetër. Pas disa minutash, në atë zonë vjen grupi i AKZM-së.

Armando Lleshaj, specialist i AKZM-së në Lezhë thotë se zona është e gjitha e mbrojtur. ?AKZM nuk ka dhënë asnjë leje për punime, për ndërtime apo edhe për sheshime? thotë Lleshaj, teksa pohon se deri më tani, askush nuk i ka shkuar për t?u marrë leje, për t?i pyetur për këto punime. Pohojnë se janë punime të paligjshme dhe se do të bashkëpunojnë me institucione të tjera për këtë çështje.

Gazetarët e Fiks Fare shkojnë edhe te vendi ku po kryheshin këto punime bashkë me inspektorët e AKZM-së, teksa sërish ata thonë se e gjithë zona është e mbrojtur dhe s?kanë dijeni për ndonjë certifikatë pronësie. ?S?kemi informacion për certifikatë pronësie. Edhe ky kanali është shtetëror? thotë Armando Lleshaj. Sipas tij, asnjë mjet nuk duhet të shkonte në këtë zonë, dhe pas këtij konstatimi, do të bëjnë referimet e tyre në organet shtetërore. Pas AKZM-së, në zonë shkojnë edhe inspektorët e IKMT-së dhe të Policisë së Shtetit.

Fiks Fare kontaktoi me drejtues të Policisë së Lezhës, të cilët thanë se kanë referuar edhe dy raste të tjera në prokurori për ndërtime apo hedhje inertesh në atë zonë.

Bisedë me një person që pretendon se është ?pronari? i një pjese të Lagunës së Kune Vain-it, në Lezhë

Pronari i Lagunës ? Nga vini?

Gazetari ? Nga Top-i, Top Channel! Juve kush jeni?

Pronari i Lagunës ? Kush ju ka dërguar?

Gazetari ? Kush ju ka dërguar?! Top Channel-i.

Pronari i Lagunës ? Po shkoni andej matanë?

Gazetari ? Po pse këtu çfarë ka?

Pronari i Lagunës ? Jo s?ka asnjë gjë!

Gazetari ? Juve kush jeni? Sokol quhem unë, Sokol Çobo.

Pronari i Lagunës ? E shoh, e shoh.

Gazetari ? Juve kush jeni?

Pronari i Lagunës ? S?ka rëndësi. Sepse jeni në një vend privat?

Gazetari ? Është privat?

Pronari i Lagunës ? Po.

Gazetari ? Është privat kjo këtu, kjo zona këtu?!

Pronari i Lagunës ? Po.

Gazetari ? Ok, në qoftë se është privat!

Pronari i Lagunës ? Privat, ka hipotekë, ka letra.

Gazetari ? Kjo zona këtu?!

Pronari i Lagunës ? Fiks këtu ku je. Ndërsa këtu e këtij është shtet.

Gazetari ? E dija që ishte pjesë e parkut e gjitha kjo.

Pronari i Lagunës ? Jo, jo. Këtu e këtij është shtet. Këtu e këtej është privat.

Gazetari ? Këtu ku jemi ne ku është?

Pronari i Lagunës ? Fiks këtu ku je?

Gazetari ? Dhe këtej, është privat?

Pronari i Lagunës ? Është privat.

Gazetari ? Për këtë këtu?!

Pronari i Lagunës ? Po.

Gazetari ? Edhe këtë këtu, ky lumi?

Pronari i Lagunës ? Po, po. Deri në gjysmën është privat, deri në gjysmën e këtej është shtet.

Gazetari ? Edhe rrjedha e lumit është private?

Pronari i Lagunës ? Tashti?

Gazetari ? Është me certifikatë?

Pronari i Lagunës ? Po.

Gazetari ? Kanë hedhur inerte dhe po hedhin inerte këtu, për këtë kemi ardhur.

Pronari i Lagunës ? Jo, jo. Inerte s?ka këtej.

Gazetari ? Po dhera, gjëra?

Pronari i Lagunës ? Dhe? është gjë tjetër, po inertet është marrë leja që do zhvendosen ato, do hiqen.

Gazetari ? Ne na kanë ardhur (denoncimi) për të gjitha këto dherat që po hidhen këtu. Na kanë sjellë një informacion, me video, me të gjitha që brenda një zone të mbrojtur, po hedhin inerte, po hedhin dhera.

Pronari i Lagunës ? Jo s?hidhet inert këtu se inerti është?

Gazetari ? Po hidhen dhera, po bllokohet kjo rrjedha e lagunës. Është hedhur, është mbushur.

Pronari i Lagunës ? Jo, nuk është mbushur fare ajo, ja sa e sheh.

Gazetari ? Ja është mbushur!

Pronari i Lagunës ? Kjo është vetë, e ka vetë?

Gazetari ? Kush e ka vetë?

Pronari i Lagunës ? E ka vetë kjo Laguna

Gazetari ? Këto këtu, këto që janë hedhur?

Pronari i Lagunës ? Jo, s?janë të hedhura ato.

Gazetari ? Po këto që janë shtyrë këtu?! Po ato atje, çfarë janë ato?

Pronari i Lagunës ? Kështu kanë qenë! Është gjë tjetër atje, atje?

Gazetari ? Këto me dherat po mbushet, po mbushet si vend ky këtu?

Pronari i Lagunës ? Jo, jo këto mes pishave, për pemët.

Gazetari ? Po rregullohet kjo zona këtu?

Pronari i Lagunës ? Për t?i dhënë jetë pishave. Thjeshtë për qejfin timë, meqë e kam tokën time, dua ta mbjell pemë.

Gazetari ? Është e vjetër kjo, kur ka dalë certifikata e pronësisë?

Pronari i Lagunës ? Ku di gjë unë.

Gazetari ? Kush familje e ka, apo e ke ti personalisht?

Pronari i Lagunës ? Jo mo, s?e kam unë.

Gazetari ? Po më the që e kam unë më parë?!

Pronari i Lagunës ? Po e kam unë, jam pretendent për me e marrë në një të ardhme.

Gazetari ? Në momentin që mbushesh këtu me dhera, duhet një leje, duhet një gjë.

Pronari i Lagunës ? O gjigant (i drejtohet kamerës).

Gazetari ? Jo mo lëre atë.

Pronari i Lagunës ? (Tenton të marrë kamerën, i heq fishat).

Më pas largohet me një automjet luksoz

Pas 30 minutash, personi që tentoi të kapte kamerën e Fiks Fare rikthehet, kësaj herë me dy të tjerë

Punëtori ? Si kaloni?

Gazetari ? Si kalove?

Punëtori ? A jeni lodh? A keni punu?

Pronari i Lagunës ? O gjigant hiqe atë (kamerën)

Gazetari ? Lërë atë se ajo është?

Pronari i Lagunës ? Dil atje matanë, jam dakort.

Gazetari ? Ajo është pronë e Top Channel, bërë gabim që e preke. Nuk preket asnjë fije nga ajo!

Pronari i Lagunës ? Mos më filmo.

Gazetari ? Unë po filmoja këtu..

Pronari i Lagunës ? Ky më filmoi mua mo vlla.

Punëtori ? Po lëre mo vlla. Italiani thotë ?con calma? (me qetësi). Ngadalë, ngadalë. Tani, çfarë ju shqetëson juve?

Gazetari ? Ne kemi ardhur pas një informacioni në lidhje me hedhjen e inerteve në këtë zonë. Desha të pyes njerëzit që i hedhin kanë apo s?kanë leje.

Punëtori ? Tashti, kush janë inertet?

Gazetari ? Inertet janë këto, janë dherat që hidhen atje.

Punëtori ? Këto janë tash 1 vit e ca në prokurori, e din ai që i ka hedh.

Gazetari ? Juve kush jeni?

Punëtori ? S?ka rëndësi?

Gazetari ? Unë jam Sokol Çobo, gazetar nga emisioni ?Fiks Fare?, ju prezantova.

Punëtori ? Unë jam punëtor.

Gazetari ? Si quhesh?

Punëtori ? E kam emrin Gjergji. Nuk është tu u bë puna natën, është tu u bë ditën.

Gazetari ? Jo mo, prandaj kam ardhur edhe unë ditën.

Punëtori ? Institucionet janë, taksat janë pagu, me letra është.

Gazetari ? Aty po hidhen dhera, po mbushet e gjithë zona?

Punëtori ? Rehabilitim quhet!

Gazetari ? Rehabilitim?! Është marrë ndonjë leje, ndonjë gjë?

Punëtori ? Po bëhet rehabilitim, ai burri i huaj që e la blerë do të bëjë shtëpia druri. Din gjë që blen një shtëpi, e blen me letra, ku qëndron problemi?

Gazetari ? Edhe unë desha t?ju pyes për punën e asaj, në momentin që hidhet një dhe?, rehabilitim, duhet të kishte. Unë e dija që ishte zonë e mbrojtur. Ti po më thua që është zonë private, dakort?

Punëtori ? Në qoftë se është zonë e mbrojtur nuk lejohet shit-blerja.

Gazetari ? IKMT-ja është edhe për zonat e mbrojtura, është edhe për dëmtimin e mjedisit. Është edhe për dëmtimin e rrjedhës së këtij kanali.

Punëtori ? Ku është rrjedha, rrjedha është këtu.

Gazetari ? Është edhe kjo rrjedha!

Punëtori ? Tashti, unë kam ble këtu. Që prej Hidrovori, e deri këtu, 10 herë deti e ndryshon vetë rrjedhën. Tani e mbyllëm ne apo e mbylli Zoti. I çon erozioni këto o shoku.

Gazetari ? Ne thjesht na ka ardhur ky informacion vetëm për ta verifikuar.

Punëtori ? Po lërë informacionin, çohen. më dëgjo mua, invalidët e luftës video këtu, video atje, andej? Po puno i të q? d? nënën në ? Ej, më dëgjo mua. Duhet me pas bythë me e mbush vendin. Ai që të ka prurë këtu, ai që të ka çur video ty, ai është invalid lufte, ai është sh?, ai është një b?, ai është një injorant.

Gazetari ? Tani, të lutem! Të lutem, si e ke emrin? Me këto fjalë?/TCH

Lajmet e fundit nga