"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

Pas daljes së skandalit në lidhje me klubin Partizani, arrestimit të Abi Malltezit dhe qëndrimeve publike të mbajtura nga gazetarë anti-Berishistë të njohur, apo edhe ata që janë pro Berishës, të cilët kundërshtojnë me pathos, midis dy betejave, luftës së atyre që gënjejnë për llogari të qeverisë dhe luftës së atyre që duan të mbrojnë Berishën, ka një rrugë të tretë, me disa detaje, të cilat ndoshta i nevojiten edhe SPAK-ut që po bën hetimet dhe opinionit publik për të kuptuar të vërtetën se si ndryshon historia e Kinostudios me tokën ku ka ndërtuar shtetasi italo-shqiptar, Carlo Bollino, në televizionin e tij.
Në Kinostudio pretendohet që ka qenë një pronë e kthyer dhe e njohur pjesërisht si truall i familjes Hysa, por që nuk është dhënë dhe më pas atje janë strehuar televizionet.

Në fakt ka një diferencë me tokën që ka marrë Carlo Bollino që në fillim të debatit.
Në Kinostudio ekzistonin godina dhe institucione, të cilat nuk janë vetëm mediat, pra nuk është vetëm “Klan” dhe “Ora News”. Ato objekte tashmë mbajnë aty Ministrinë e Kulturës, pa ish-Kinostudion e madhe, aty ka qenë një universitet privat si "Marubi", aty ndodhej "Alba Filmi", pra një institucion tjetër shtetëror, aty më pas u strehua “TV SKAN”, “ABC News”, “Ora News”, “Klan”. Ka disa radio private, ka edhe ambiente të tjera të dhëna me qira në persona të tretë.

Pra, teza se atë e ka marrë “Klan”-i dhe “Ora News” dhe kaq është historia, është një gënjeshtër. Ambientet në Kinostudio kanë qenë në përdorim nga shumë ente publike, por edhe biznese private, të dhëna me qira nga shteti. Është një listë e gjatë e tyre.
Në rastin e shtetasit Carlo Bollino dhe marrjen e një prone shtetërore falur nga privati për gjimnaz dhe vënien e saj në dispozicion të një medieje, nuk është njësoj. Të mos harrojmë se Carlo Bollino është edhe përfituesi i miliona dhe miliona eurove nga taksapaguesit shqiptarë nëpërmjet pretendimeve të tij si shërbime që ai ofron.
Për më tepër, problemi nuk qëndron te fakti, pse iu dha këtyre lart në Kinostudio dhe pse të mos i jepet Carlo-s poshtë. Ky është një debat shterpë. Ky është një shteg i propagandës së Rilindjes dhe megafonëve të tyre për të zhvlerësuar atë që ka ndodhur.
Kur është dhënë nëpër media një pjesë e pasurive shtetërore të administruara në Kinostudio, atëherë i është ofruar edhe “Klan”-it edhe “Top Channel”-it dhe Carlo-s, i cili në fakt televizionin e tij të mëparshëm, “News 24”, e ka pasur sërish të strehuar në ambiente publike, tek ish-Uzina e Traktorit, në pronësi të shtetit, sepse historitë e Carlo Bollino-s me prona publike shtetërore ku strehon mediat, nuk fillojnë me atë sipërfaqe të ish-klubit Partizani, e cila ishte dhuruar nga pronaret e truallit për të ndërtuar një gjimnaz.
Ka një diferencë të madhe në gjithë këtë histori, në Kinostudio u ofruan si zgjidhje ambientet, të cilat një pjesë të madhe ishin në përdorim, por një pjesë ishin të pavëna në shfrytëzim, pas braktisjes së tyre pas viteve '90 për të gjitha mediat, jo vetëm "Klan" apo "Ora", por të strehohej “Top Channel”, “Klan”-i dhe gjitha mediat e tjera, të ishte një zonë për të gjitha mediat. 
Carlo Bollino, në lidhje me tokën që pretendohet, ka një problematikë me një procedurë ligjore të ndjekur, ku CNA e ka sqaruar, është një tokë që shteti nuk e ka ofruar si gjithë të tjerët apo si në rastin Kinostudio ku i strehuan media pafund, pretendohet se Carlo ka vënë gishtin atje dhe e ka marrë këtë pronë.
Këtu fillon dhe mbaron diskutimi sepse ashtu sikundër kanë marrë prona për mediat në Kinostudio shumë televizione, radio, media dhe të tjerë persona privatë apo publikë, mund të shkonte edhe Carlo Bollino aty dhe nuk do të kishte asnjë lloj problematike.

Kurse te prona që është marrë nga Carlo Bollino, ka shkelje të procedurave ligjore dhe pretendohet jo vetëm nga qytetarët dhe familjarët apo nga politika nga analiza që u bëhet fakteve nëpërmjet ekspertëve, dyshohet se nga procedura që është ndjekur Carlo e ka zgjedhur vetë atë pronë dhe për më tepër është ndjekur një procedurë pa një transparencë të plotë, e cila vjen nga skema e përdorur për ta çuar drejtimin te Carlo Bollino.
Ky është thelbi i problemit. Në Kinostudio nuk u strehua një dhe nuk u zgjodh nga askush, por ishte qeveria e atëhershme që mori një vendim që t'i strehonte mediat pasi kishin problematika dhe iu ofrua të gjithëve, kurse te Carlo u ndoq një procedurë, me qëllim që ai të merrte atë pronë, e cila ishte dhuruar për ndërtimin e një gjimnazi nga ish-pronarët, kjo është akuza.
Ky është një ndryshim mjaft thelbësor. Debati nuk është se e morën ata lart në Kinostudio dhe pse të mos e merrte edhe ky këtu poshtë.
Jo, debati është ata lart e morën me rregulla, me ligj, në prona të Kinostudios, që iu dha në shfrytëzim të gjitha mediave, jo një individi, sepse këtu te prona e Carlo Bollino-s është bërë procedurë për një individ dhe quhet klienteliste dhe në shërbim të propagandës që do pushteti, nga mediat, të cilat i ushqen jo vetëm me të tilla prona./CNA
E dinja se nuk do e merrnja pensionin e veçantë! Sepse emr...
“Truri” i inceneratorëve, sipas SPAK-ut, Mirel Mërtiri...
Në një dalje mediatike Mirel Mërtiri, në televizionin ...
Inceneratori i Tiranës që nuk ekziston, me një kompani kon...
Afera e inceneratorëve është një skandal që shkon mbi 110 ...
SPAK, një strukturë e reformës në drejtësi, ka pasu...
Pushtetin sot në Shqipëri e kanë vartësit e atyre që k...
Rilindasit u mblodhën dje në qendër të Tiranës, për ko...
Gazetari me profil të mëngjër, por jo i pamend, Lorenc...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i është përgjigjur s...
Gënjeshtari publik, Aldor Nini, tentoi të shfrytëzonte...
Sali Berisha është gjendur sërisht këtë të hënë në bal...
Në pak pika mund të rendisësh dyshimet se si afera e i...
Opozita e Berishës dhe vetë ish-kryeministri, prej dis...
Kryeministri Edi Rama, në të paktën dy raste, ka marrë...
Kremtimi i 28 Nëntorit zakonisht na fut brenda një pro...
Një dekadë në opozitë! Ujëra të turbullta për Partinë Demo...
Që në ditën e parë kur u publikua lajmi se SPAK kishte...
Në dy ditët e fundit është parë një sulm frontal i shu...
SPAK ka sekuestruar inceneratorin e Tiranës, ka bërë n...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...