LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Edi Rama, kllouni me pushtet i një vendi të vogël

25 Qershor 2022, 21:01, Opinione Jeta Dedja
Edi Rama, kllouni me pushtet i një vendi të vogël
Jeta Dedja

Po mirë o popull kaq pak njerëz të mençur ka vendi që mbeti në dorë të një anadollaku i cili e përdor gjuhën vetëm për të bullizuar e dëmtuar Shqipërinë?!

Ky njeri me titull kryeministër jeton brenda një realiteti imagjinar ku vetja është qendra e gjithçkaje, si rrjedhojë ai i jep të drejtën asaj të flasë përçart në shqip e anglisht.

Kur flet shqip gjen një tufë hallexhinjsh që i qeshin, por kur flet anglisht një tufë tjetër njerëzish vetëm e përqeshin.

Në një status të shkurtër që kish publikuar në anglisht vërehet sa i cekët është në diplomaci. Çfarë përmbajtje të varfër në komunikime të niveleve të larta!

O Endri Fuga, thuaji shefit se batutat dhe përgjigjet e tij janë bajate, aspak inteligjente, trashanike. I ka ikur koha ore! S’bën më, ka mbaruar, ka marrë fund. Gazi i botës është ky klloun me pushtet i një vendi të vogël.

Nëpër botë e në Shqipëri ka plot shqiptarë që të impresionojnë me inteligjencën, taktin në komunikim, politesën, etikën, operimin perfekt me disa gjuhë të huaja.

Ne vemi e vëmë në krye këtë tipin me filtra mendorë të skaduar dhe kaq të prapambetur në mendësi. I ka mbetur ora të shkretit tek mendimi i tij i brendshëm se është trendy, i adhurueshëm, dhe nuk ka shanse që të besojë të kundërtën. Prandaj po nuk e hoqëm nga aty ku është vetëm dëme do sjellë ky mjerani politik./CNA.al

15:53 Opinione Ilir Levonja

Edi Enver Rama

Shqiptarë dilni e protestoni, boll u morët me idiotizm...

19:16 Opinione Lutfi Dervishi

Asgjë e re nga Brukseli!

Sot ukrainasit dhe moldavët kanë arsye për t’u festuar nës...

13:31 Opinione Aleko Pollo

Edhe luanët plaken!

Teksa ndiqja mbrëmë koncertin e Janis Parios në Tiranë, m'...

18:04 Opinione Ilir Levonja

"Jo"-ja e radhës

Edi Rama sapo i doli përpara "jo"-së së radhës së Bash...

Lajmet e fundit nga