Partia Demokratike dhe protestat!
Popullit i ka ardhur në majë të hundës! Varfëri ekstreme, ...

Teksa ndiqja mbrëmë koncertin e Janis Parios në Tiranë, m'u kujtua një ngjarje e rreth 30 viteve më parë në Athinë….
Ishin vitet e para të emigracionit, sigurisht të vështira, të lodhshme, me racizëm e mbi të gjitha, kuturu e të pasigurtë për të ardhmen tonë.
Shpeshherë, për të shkuar në apartamentin ku banoja, kaloja afër një prej buzuqeve më madhështore të Athinës në atë kohë. “Diogenis Palace” quhej atëherë dhe me sa di unë ekziston edhe sot, por me një emër tjetër. Në këtë buzuk, në periudha të ndryshme, këndonin këngëtarët më të famshëm e më të talentuar të Greqisë. Sigurisht midis tyre spikaste Parios, i cili në ato vite shkëlqente dhe ishte një “showmen” absolut në Greqi.
Sa herë kaloja afër buzukut, harroja për disa çaste jetën monotone të emigrantit. Shikoja reklamat madhështore me portretin e Janit, që mbulonin të gjitha hapësirat rreth e qark godinës dhe me vezullimin e tyre të joshnin e të tundonin. Jo pak herë fantazia ime më shpinte brenda asaj godine, ç’bëhej vallë aty orët e vona të natës…..
Dhe një ditë durimit i erdhi fundi! Bashkë me mikun tim Kosten (në Tiranë quhej Fredi), ja bëmë “bam”! Vendosëm të shkojmë një natë në buzuk dhe të shikojmë Janin, pavarësisht se xhepi ynë në fillimet e emigracionit, “ishte i vogël” për të përballuar koston e këtij qejfi. Por siç thoshte greku “στο δι?ολο να π?ει” (në djall le të shkojë).
Mbaj mend që ishim diku në një cep lart te “Diogenis Palace”, më tepër në këmbë se ulur, sigurisht në vendet më të lira. Spektakli na mahniti e na la pa frymë. Kur dolëm, në orët e para të mëngjesit, unë e Kosta ishim më tepër të shushatur e të hutuar, se sa të kënaqur e të lumtur. Në fakt nuk kishim faj, pasi nuk kishim parë ndonjëherë të tilla shfaqje. Nuk ishte vetëm Jani me zërin e tij të magjishëm, por ishin shumë gjëra mahnitëse për ne, akustika, ndriçimi, skenografia, lulet, kërcimet, atmosfera në sallë….çdo gjë!

Dhe ja mbrëme përsëri te Jani, pas shumë vitesh, kësaj radhe jo te “Diogenis Palace”, por te “Pallati Kongreseve”. Shkova thjeshtë për nostalgji dhe në respekt të këtij artisti legjendar, që ka argëtuar jo vetëm grekët, por edhe shqiptarët e cilindo që e ka dëgjuar, me zërin, muzikën dhe këngët e tij të mrekullueshme. Sigurisht, isha i përgatitur që nuk do të gjeja përsëri Janin e “Diogenis Palace”, pasi tani ai po u afrohet të 80-ave.
Pak humor????
Edhe legjendat plaken! Jani dukej disi i lodhur, mezi tërhiqte këmbët, vokali sigurisht që nuk ishte ai i dikurshmi, nganjëherë e ndiqte ai orkestrën e nganjëherë orkestra atë. Koncerti filloi 50 minuta me vonesë, kishte thashetheme në sallë që Janin e kishte zënë gjumi????
Përpos humorit, publiku shqiptar e duartrokiti dhe e respektoi pa fund artistin e madh. Ai e meriton, na ka argëtuar pa masë me këngët e tij, të pranishme thuajse në çdo festë e dasmë shqiptare. Edhe Jani e ndjeu mirënjohjen e publikut shqiptar, kur ju drejtua me fjalët: “Sonte këtu midis jush, po e ndjej veten njëlloj si në vendin tim, madje edhe më mirë”!
Ευχαριστ? κ?ριε Π?ριος????(Faleminderit zoti Parios)./CNA.al
Popullit i ka ardhur në majë të hundës! Varfëri ekstreme, ...
Shumë i nervozum m'u duke mbrëmë - më tha një burrë i ...
Trimëriçka e Ramës për të bojkotuar BE e pati ymrin më...
20 vite më parë jetoja dhe punoja në Londër. Një mëng...
Shumë intelektualë të formatit nacionalistë, në analiz...
Bëhen apo nuk bëhen realitet paralajmërimet e Vuçiçit ...
Edi Rama sapo i doli përpara "jo"-së së radhës së Bash...
Mendova të sfidoj dhe të sfidohem aty ku prej shumë vitesh...
Sipas Edi Ramës ata që e kundërshtojnë nuk janë asgjë ...
Edi Rama e shfrytëzoi në mënyrë perfekte fabulën e një...
Qeveria i rrëmben Pushtetit Lokal ujësjellësit dhe i p...
Xhuljanën e takoj në një lokal të vogël diku në Tiranë...
“Jam për protesta në çdo moment… kjo është shoqëria sh...
Këto ditë Partia Socialiste po merret me zgjedhjen e k...
Mashtrimin Rama e ka shndërruar në formulë. Madje në F...
Monarkistet, për inatin e madh të partizanëve, e quani...
Përse Europa pranon çdo vit miliona arab nga Afganista...
MËKATI i GRUAS?! U ul. E trishtuar. Sy bojqiell. Flok...
“Ukrainasit janë të gatshëm të japin jetën për perspek...
Po mirë mo mirë, po turp mo nuk kemi që marrëdhëniet...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...