Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

“Ukrainasit janë të gatshëm të japin jetën për perspektivën europiane. Ne duam që ata të jetojnë me ne ëndrrën europiane”. Këto ishin fjalët përmbyllëse të Presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen në prezantimin e Opinionit të Komisionit Europian për aplikimin e Ukrainës për anëtarësim në BE. Fjalë, të cilat më kujtuan thirrjet buçitëse të Dhjetorit ’90 “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”; mijëra shqiptarë që u përndoqën e dergjen burgjeve sepse besonin tek idealet e lirisë të promovuar nga Europa; mijëra “agjentë të ndryshimit” që e kanë lënë Shqipërinë me kohë dhe e kanë gjetur “Europën” e tyre.
Komisioni Europian rekomandoi dhënien e statusit të vendit kandidat për Ukrainën dhe Moldavinë, duke i njohur atyre meritën në procesin e reformave. Ndërkohë që Komisioni Europian nuk mbështeti aplikimin e Gjeorgjisë, për shkak të trajektores politike shqetësuese në raport me procesin e demokratizimit, duke nënkuptuar atë që dihet prej kohësh se “procesi i zgjerimit është një proces politik i veshur me rroba teknike”. Një proces, të cilin duhet ta meritosh. Vlerësimet e Komisionit Europian duhet të miratohen njëzëri nga shtetet anëtare të BE-së, të cilat pritet ta thonë fjalën e tyre në takimin e 23-24 qershorit.
Partneriteti me shtetet e lindjes, si një dimension specifik i politikës së fqinjësisë së BE-së u shpall në vitin 2009, me qëllim forcimin dhe thellimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike midis Bashkimit Europian nga njëra anë, dhe gjashtë shteteve partnere të Europës Lindore dhe Kaukazit Jugor nga ana tjetër: Armeni, Azerbajxhan, Bjellorusi, Gjeorgji, Moldavi dhe Ukrainë. Pakkush ka menduar se keto shtete nga ‘partnere’ do të mund të ktheheshin një ditë në ‘anëtare’ të BE-së. Me kalimin e viteve, Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia dëshmuan vokacion europian duke formësuar një “trio” brenda suazës së Partneritetit Lindor me BE-në.
Duhet thënë se Komisioni Europian bëri një hap përpara në raport me konkluzionet e BE të takimit të Versajës, të 10-11 marsit 2022. Bashkë me rekomandimin e statusit kandidat, Komisioni njohu edhe perspektivën europiane të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë. Ndërkohë që krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së në takimin e Versajës u kufizuan në njohjen e aspiratës europiane vetëm për Ukrainën, duke i kërkuar nga ana tjetër Komisionit Europian përgatitjen e opinionit (avis) mbi aplikimin për anëtarësim në BE të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë.
Me gjasë, shtetet anëtare të BE-së do t'i japin Ukrainës statusin e vendit kandidat javës tjetër, dhe madje në mënyrë simbolike të fillojnë bisedimet e anëtarësimit. Në këtë mënyrë ata do të shprehin solidaritetin e tyre me luftën e Ukrainës dhe do të angazhoheshin politikisht që Ukraina të bashkohet me BE-në sapo të përmbushë kushtet. Mirëpo, precedentët e së shkuarës nuk ngjallin besim. Turqia, mori statusin e vendit kandidat në vitin 1999 dhe filloi bisedimet për anëtarësim në BE në vitin 2005, por askush nuk di të thotë nëse ajo do të bëhet një ditë anëtare e BE-së. Po kështu, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë marrë respektivisht statusin e vendit kandidat në vitin 2005 dhe 2014, por ende nuk kanë nisur bisedimet për anëtarësim në BE.
Pavarësisht entuziazmit që përcjell lajmi i statusit kandidat për Ukrainën dhe Moldavinë, e cila gjithashtu nën udhëheqjen e Presidentes Maia Sandu është përkushtuar me një vullnet të çeliktë në rrugën e reformave dhe luftën kundër krimit, korrupsionit dhe oligarikisë, realiteti i procesit të anëtarësimit në BE është më i lodhshëm e njëkohësisht i dhimbshëm, krahasur me të gjitha pretendimet morale. Urgjenca që ndjejnë ukrainasit vështirë se do të përputhet me burokracinë dhe gjendjen politike të BE-së. Perspektiva politike që kërkohet është më e rëndësishme sesa përmbushja e kërkesave teknike nga një vend në luftë.
Me vendimin e pritshëm për t’i dhënë statusin kandidat Ukrainës dhe Moldavisë, BE-ja përcakton gjithashtu caqet e një bashkëpunimi të ri në pragun e Rusisë, kur dihet se kjo e fundit ka forcat e saj ushtarake të dislokuara në Ukrainë, Moldavi dhe Gjeorgji. Vështruar në këtë kontekst, BE-ja duhet të dëshmojë vendosmëri për të evituar situata të ngjashme me atë që ndodhi në Samitin e Bukureshtit në vitin 2008, ku edhe pse u konfirmua perspektiva e anëtarësimit të Ukrainës dhe Gjeorgjisë në NATO, ky proces nuk u materializua.
Edhe pse tingëllon paradoksale, BE-ja do të duhet të qartësojë gjithashtu evoluimin e strategjisë së zgjerimit për shtetet e Partneritetit Lindor në raport me NATO-n dhe politikën e saj të dyerve të hapura. Aleanca Atlantikut të Veriut i përmbahet zyrtarisht kësaj politike, e cila mbështetet nga shtetet e BE-së që janë gjithashtu anëtarë të NATO-s. Me nisjen e procesit të anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO, vetëm Irlanda, Austria, Malta dhe Qipro mbeten shtete të paangazhuar brenda BE-së. Si rregull, anëtarësimi në NATO i paraprin anëtarësimit në BE, siç është, për shembull, rasti i kandidatëve në Ballkanin Perëndimor, me përjashtim të Serbisë.
Nëse në rastin e Ukrainës anëtarësimi në BE do të vazhdonte ndërkohë që hyrja në NATO jo, kjo do ta vendoste BE-në në një situatë të vështirë, teksa do të pranonte një vend jashtëzakonisht të ekspozuar gjeopolitikisht, në një mjedis të pasigurt. Në një situatë hipotetike, sipas nenit 42.7 të Traktatit të BE-së, shtetet anëtare kanë detyrimin të ofrojnë "ndihmë me të gjitha mjetet që kanë në dispozicion" për Ukrainën si shtet anëtar, në rast të një agresioni të armatosur në territorin e saj.
Edhe nëse BE-ja dhe anëtarët e saj do të kishin kapacitete të veta më të fuqishme, ato nuk mund ta bëjnë këtë pa masat mbrojtëse të NATO-s. Pavarësisht nga proceset e anëtarësimit, NATO dhe BE-ja duhet të bashkërendojnë ngushtë politikat me shtetet e Partneritetit Lindor në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Samiti i ardhshëm i NATO-s, cili do të mbahet në Madrid më 29-30 qershor pritet të përcaktojë piketat e sinkronizimit të veprimeve. Në një të ardhme të afërt BE-ja nuk do të jetë gati për të pranuar në gjirin e saj shtetet e Partneritetit Lindor. Për të siguruar në mënyrë efektive kufijtë me Rusinë, BE-ja duhet të zgjerojë ndjeshëm aftësitë e saj ushtarake brenda kornizës së Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes dhe të thellojë bashkëpunimin me NATO-n.
Ndërkohë që qëndresa e ukrainasve ndaj pushtimit rus ka prodhuar një realitet dhe pritshmëri të reja në lindje të BE-së, në plan të parë duket sikur është zhvendosur vëmendja nga Ballkani Perëndimor. Mirëpo, qëndrimet dhe vizita e Kancelarit gjerman Scholz në disa prej kryeqyteteve të rajonit, pozicionimi i përbashkët italo-austriak dhe i shteteve dashamirëse ndaj procesit të zgjerimit, dëshmojnë të kundërtën. Natyrisht, hijet e dyshimit për skepticizmin francez ndaj procesit të zgjerimit të BE-së me shtetet e Ballkanit Perëndimor mund të ishin fashitur nëse Presidenti Macron apo zyrtartë të lartë të qeverisë së tij, do të përcillnin në tërren mesazhet e mbështetjes, gjatë presidencës franceze të BE-së.
Kjo, në kushtet kur Ballkani Perëndimor është dëshmia më e qartë e status quo në procesin e anëtarësimit në BE. Në një rajon që rrethohet nga shtete anëtare të BE-së, më shumë sesa për zgjerim mund të flitet për konsolidim të projektit europian. E megjithatë, që prej Samitit të Selanikut të vitit 2003, procesi i anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE nuk ka gjetur mënyrën për të fuqizuar forcat e ndryshimit në shoqëri apo tërhequr qytetarët në procesin e konsolidimit demokratik, integritetit institucional dhe rrugën e reformave për zhvillim të qëndrueshëm. Me përjashtim të Kroacisë, e cila u bë pjesë e BE-së në vitin 2013, shtetet e tjera ndajnë pak a shumë të njëjtat sfida.
Çimentimi i status quo-s në rajon nuk nxit dinamika shoqërore që formësojnë realitete demokratike, zhvillim të qëndrueshem ekonomik të bazuar në shtetin e së drejtës, e as na bën përfitues të modelit të kapitalizimit social europian. Është fakt i pamohueshëm se BE-ja, edhe pse është aktori më me peshë në rajon, krahas SHBA-ve, fuqia ndikuese e saj në zhvillimet e brendshme apo në adresimin e konflikteve të papërfunduara të shtetësisë është reduktuar në progresion gjeometrik me numrin e emisarëve special.
Në kohën kur është e thjehtë të bëhesh cinik me BE-në, lajmi se Ukraina apo Moldavia po bëhen vende kandidate për në BE na rikujton se për çfarë qëndron projekti europian: paqe, liri dhe mirëqënie. Ndaj, krahas këtij lajmi, zyrtarizimi i bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sikundër heqja e regjimit të vizave për Kosovën do të ishin mesazhet e shpresës nga Këshilli Europian javës që vjen për Ballkanin Perëndimor, i cili qëndron në pritje të anëtarësimit që prej Samitit të Selanikut në vitin 2003./ CNA.al
Po mirë mo mirë, po turp mo nuk kemi që marrëdhëniet...
Rama sfidon e kërcënon edhe Europën: Mos e mërzisni...
Ervin Saljanji, deklaroi në një intervistë me Mirela M...
Harta e re gjyqësore, një togëfjalësh shumë tingëllues...
Urdhri i SPAK që kërcënon, më së pari gazetarët, me b...
Kur sheh bulevardin “Dëshmorët e Kombit” të mbushur me...
Të vjen keq të shohësh dhe dëgjosh se edhe persona ose...
Ka mbërritur një pikë që deklaratat e Yuri Kim as nuk ...
Në konferencën e parë antikorrupsion, pas 9 vite qever...
1.'Bordi i Çmimeve’ u ngrit për të ndihmuar njerëzit e...
Të paktën 2100 njerëz (kaq është kapaciteti i sallës) ...
Janë njëqind, njëmijë, ndoshta shumë më shumë teori të...
Aty nga viti 2014 Edi Rama u thoshte shqiptarëve se fa...
Mesazhi i parë ka të bëjë me simbolikën, e cila në pol...
Doli Rama para tre muajsh dhe tha qe paga mesatare ne ...
Nuk para preferoj të përdor hapësirën që ofrojnë rrjetet s...
Ku dallon “procesi i Berlinit” nga “Ballkani Hapur”? ...
Gafa e pandergjegjshme e Edi Ramës, që në fjalimin e t...
Komedia zonja nga qyteti e kineastes Evi Kokalari-Ange...
Po Ylli, ke shumë të drejtë, medias i kanë plasur me k...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...