
Tri mesazhet e Kancelarit në Ballkan!
Mesazhi i parë ka të bëjë me simbolikën, e cila në pol...
Aty nga viti 2014 Edi Rama u thoshte shqiptarëve se fajin për mosçeljen e negociatave e kishte qeveria e ikur. Se ai do të ndërtonte një Shqipëri të aftë të përmbushte sa më shpejt detyrat e shtëpisë që vendi ynë të ishte më në fund në familjen e madhe Europiane. Mirëpo kjo nuk po ndodhte.
Vit pas viti detyrat e shtëpisë nuk bëheshin dhe ajo që është e shenjtë për komunitetin europian, vota, sistemi zgjedhor, gjyqësori etj., ishin transformuar tërësisht. Jo në favor të demokracisë, jo në favor të shqiptarëve apo kushteve për të qenë anëtar normal i Bashkimit Europian, por në favor të njëshit. Kësisoj, jo rastësisht ju patë edhe votime lokale (2018) dhe jo zgjedhje lokale. Patë zgjedhje të manipulura totalisht me patronazhistë dhe jo zgjedhje me standarde europiane.
Nga ana tjetër, një ekonomi të brishtë ku investime stragjegjike konsideron hapjen e resorteve turistike për bijtë e nomenklaturës dhe jo ato për nevojat kombëtare territoriale. Vit pas viti shqiptarët nga aspirues të Bashkimit Europian, u kthyen në intimidues të komunitetit të admiruar e ëndërruar perëndimor.
Armiqtë e tyre ishin tashmë në Bruksel, kryeministri i Holandës, presidenti i Francës, Gjermania, etj. Dhe krushqia e re ishte Lindja, Beogradi. Madje, pavarësisht historisë së freskët të luftës së vitit 1999, eksodit të shqiptarëve, reprezaljeve etj., Shqipëria e Edi Ramës kërcënon hapur Europën. O na pranoni, o ndryshe u bëmë pjesë e Lindjes.
Pra, totalisht një devijim nga aspiratat kombëtare, totalisht një dështim absurd pas plot 10 vjetë qeverisjeje me manipulime. Nga ai premtimi i vitit 2014... tashmë edhe me një hendek të thellë mes shqiptarëve, mes qeverive në shtetet e tyre, Shqipëria e Edi Ramës i ngjan një vendi totalisht të rrënuar për shkak të marrjes peng. Madje, nuk durojnë dot as Kosovën, as shtetarët e saj të cilët në një sovranitet ideal popullor në raport me Shqipërinë amë, janë shumë e shumë vite përpara. Në Kosovë kurrë nuk është debatuar vota dhe rrotacionet kanë qenë 100% të racës perëndimore. Sot Shqipëria e Edi Ramës është një kantier magazinash e socializmit, një armatë me brigada të kuqe, shajnë e mallkojnë këdo që u del përpara.
Sot e kishte radhën Presidetja e Kosovës Vjosa Osmani. Ajo ka publikuar një set me foto me kancelarin Sholc. E ka bërë në murin e saj në "Fb". Diku në një nga këto foto, është edhe Edi Rama, por diçka përgjysmë. Dhe mes tyre, pra Presidentes së Kosovës dhe Edi Ramës, një karrige bosh. Kaq! Mirëpo u paska djegur shumë brigadave të kuqe të Edi Ramës. Dhe çfarë nuk po thonë për Presidenten e Kosovës. Madje, mbrëmë dëgjova edhe ca morra të tipit profesorë që quanin sharlatan kryeministrin e Kosovës pse është kundër Ramës dhe të të ashtuquajturit "Ballkan i Hapur" etj.
Sa për sqarim, kundër "Ballkanit të Hapur" nuk është vetëm Vjosa Osmani apo Albin Kurti, por thuajse i gjithë spektri politik në Kosovë, po, po, qoftë pozitë apo opozitë. Dhe janë në të drejtën e tyre. Mbase për Edi Ramën dhe brigadat e tij të kuqe nuk janë asgjë pretendimet e kastës politike kosovare, mbi njohjen e ndërsjellë apo krimet e luftës etj. Mbase nuk është asgjë memoria e atyre familjeve që janë masakruar nga reprezaljet e Serbisë. Mbase për Edi Ramën kosovarët janë injorantë etj. Por kjo vetëm pas mendjes së tij, jo mendjes së gjermanëve. Mbase Edi Rama do të jepte gjithçka për një foto me kancelarin, ashtu si edhe e bënte me Angela Merkelin, por kjo nuk do e mbulonte kurrë dështimin e tij.
Mund të manipulojë shqiptarët, por jo europianët. Kësisoj, klasa politike në Kosovë këmbëngul totalisht për Europën dhe politika kombëtare me Tiranën. Kurse Edi Rama me Beogradin dhe Lindjen.
Në fund të fundit, janë në të drejtën e tyre pasi janë zgjedhur me vota të pastra dhe jo me vota të rreme. Janë në të drejtën e tyre për shkak se kanë dëshmorë realë dhe jo dëshmorë fiktivë bulevardesh. Janë në të drejtën kushtetuese që e kanë fituar me gjak për njohjen e shtetit të tyre, nuk mund të nënshkruajnë marrëveshje me dikë që nuk i njeh. A po e injoron sot Kosova atë? Po, me plot gojën. Dhe ka të drejtën e Zotit ta bëjë.
Mesazhi i parë ka të bëjë me simbolikën, e cila në pol...
Doli Rama para tre muajsh dhe tha qe paga mesatare ne ...
Nuk para preferoj të përdor hapësirën që ofrojnë rrjetet s...
Ku dallon “procesi i Berlinit” nga “Ballkani Hapur”? ...
Gafa e pandergjegjshme e Edi Ramës, që në fjalimin e t...
Komedia zonja nga qyteti e kineastes Evi Kokalari-Ange...
Po Ylli, ke shumë të drejtë, medias i kanë plasur me k...
Si është e mundur ky terr i tmerrshëm informativ mu në mes...
Ngjarjet e fundit që janë regjistruar në qytetin e Shk...
Shoh gjithandej që janë të skandalizuar me çfarë dekla...
Nëse Asdreni do të ishte gjallë për të parë pathosin e...
Video 1 Luani i Kopshtit Zoologjik sulmohet nga qytet...
Të dashur miq, Çmimet me bord janë jo vetëm një vjedh...
Zgjimi Europian është shkrimi i radhës i ish-ministrit për...
Fati i cili nuk ndihmon guximtarët, por zyrtaret e des...
Presidenti u zgjodh dje vetëm me votat e Ramës siç paz...
Sali Berisha në harkun e një viti përjetoi rënien më t...
Rastet më të bujshme në botë ku gjeneralët bëhen presi...
Teksa kthehem nëpër vite, që nga fëmijëria e hershme, nuk ...
Debati i kotë në Kuvend për vendodhjen e Presidentit f...
Jetmiri është 22 vjeç dhe është tetraplegjik. Për të kujde...
Elida Shkreli tregon për emisionin investigativ “Stop” në ...
Shitja e fëmijëve,duket se është kthyer në një “biznes” fi...
Në tetor të vitit 2022, një çift të moshaurish janë konfli...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Unazë të Re, në rrug...
Goditen 2 raste të modeklarimit të të hollave, në hyrje dh...
Pelluzohet nga detyra një efektiv policie në Elbasan, ...
Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një shtetas i s...
Ditët në vijim pritet që të ketë ulje të temperaturave...
Vendi ynë do të përfshihet nga masat ajore të qëndrueshme ...
Rezervati natyror “Wicken Fen” në Angli, me një sipërfaqe ...
Për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet ...
Shefi i misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligj...
Numri i viktimave në Turqi dhe Siri ka shkuar në të pa...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të hënën se ai pr...
FBI-ja arrestoi dy persona, duke përfshirë udhëheqësin e n...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Sot me 6 shkurt, dollari amerikan blihet me 106.9 lekë...
Sot me 5 shkurt, dollari amerikan blihet me 106.8 lekë...
Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të karburan...
E shtuna nuk ka sjellë asnjë ndryshim në këmbimin e monedh...