Të gjithë kundër korrupsionit, po kush dreqin e bën korrupsionin?
Të paktën 2100 njerëz (kaq është kapaciteti i sallës) ...

1.'Bordi i Çmimeve’ u ngrit për të ndihmuar njerëzit e thjeshtë apo është alibi për vjedhjen që i bëhet popullit?
-Që ta dini mirë, ‘Bordi i Çmimeve’ nuk u ngrit për njerëzit e thjeshtë, por është një formë e ndërlikuar për të vjedhur sa më shpejt e sa më thjeshtë. Gjer tani grabitja ka qenë e decentralizuar, rrëmbehej paraja në mënyrë individuale, në qeveri dhe në administratë. Ndërsa tani e tutje me Bordin e sajuar vjedhja do të jetë e centralizuar, e planifikuar, e organizuar dhe e sofistikuar.
Për këtë pyetje më lejoni dhe mua të bëj një pyetje me përgjigjen brenda. Meqë të gjitha pushtetet janë në një dorë, përse kjo dorë të mos ketë dorë edhe në vjedhje?!
2. Përse Berisha nuk arriti të mbledhë rreth vetes shumicën e deputetëve?
- Berisha në një kohë rekord mblodhi rreth vetes shumicën e anëtarësisë. Anëtarësia është e përhershme, ndërsa mandati i deputetit është i përkohshëm. Berisha gjithë jetën e tij nuk ka synuar të përkohshmen, ka luftuar për të përhershmen. Kaq.
3. A të duket represion nga Rama ndaj partive opozitare, PR, PDK, PBDNJ, që iu sekuestroi zyrat e tyre dhe i nxori të gjithë në rrugë?!
- Jo, nuk më duket fare represion, përkundrazi më duket një veprim i mirëmenduar. Të tria këto parti janë mbyllur në zyrë dhe çdo katër vjet fitojnë nga PD një mandat deputeti. Sot kur e gjithë opozita po përgatitet të dalë në rrugë, me protesta masive, atëherë përse u duhen zyrat këtyre? Se të gjithë ndërkohë do të dalin në rrugë. Ky është një shans për këto parti kur ke një kryeministër arrogant, por largpamës!
4. "Ballkani i Hapur" është segment i procesit të Berlinit, tha Rama sapo kancelari gjerman e injoroi si nismë politike. Ndodhi si qëmoti, kur shkruhej për varfërinë në Pukë p.sh.; gazetat e kohës e lavdëronin, e quanim qytet europian nga që ishte vërtet në Europë. Dridhet gjuha në këtë rast apo përdridhet Rama?
- Fillimisht dua të theksoj se ky nuk është Ballkan i hapur, por Ballkan... i Kapur. Për sa i takon dredhjes dhe përdredhjes po ju siguroj që këto janë dukuri të politikanëve karrieristë. Ka tipa që dredhin gjuhën dhe mbajnë statik trupin, të tjerë dredhin trupin e mbajnë statik gjuhën, ndërsa Rama i dredh dhe i përdredh të gjitha, gjuhën, trupin, mendimin, vendimin dhe premtimin. Ai e njeh mirë thënien popullore ‘Po e drodhe, hendekun e hodhe!’ S’besoj t’ia hedhë këtë radhë!
5. Përse në botë 1 km autostradë kushton 6 - 8 milionë euro dhe te ne çmimi fluturon deri në 60 milionë euro për 1 km?
- Mos harro kryesoren, ne jemi tjetër botë e përderisa në këtë botën tonë shkon në qiell çmimi i naftës, i domates, i qepës e kastravecit, përse të mos rritet edhe çmimi i rrugëve? Dihet, në tregun e lirë çmimin e ushqimeve e vendosin tregtarët, ndërsa çmimin e rrugëve te ne e vendosin… rrugaçët.
Të paktën 2100 njerëz (kaq është kapaciteti i sallës) ...
Janë njëqind, njëmijë, ndoshta shumë më shumë teori të...
Aty nga viti 2014 Edi Rama u thoshte shqiptarëve se fa...
Mesazhi i parë ka të bëjë me simbolikën, e cila në pol...
Doli Rama para tre muajsh dhe tha qe paga mesatare ne ...
Nuk para preferoj të përdor hapësirën që ofrojnë rrjetet s...
Ku dallon “procesi i Berlinit” nga “Ballkani Hapur”? ...
Gafa e pandergjegjshme e Edi Ramës, që në fjalimin e t...
Komedia zonja nga qyteti e kineastes Evi Kokalari-Ange...
Po Ylli, ke shumë të drejtë, medias i kanë plasur me k...
Si është e mundur ky terr i tmerrshëm informativ mu në mes...
Ngjarjet e fundit që janë regjistruar në qytetin e Shk...
Shoh gjithandej që janë të skandalizuar me çfarë dekla...
Nëse Asdreni do të ishte gjallë për të parë pathosin e...
Video 1 Luani i Kopshtit Zoologjik sulmohet nga qytet...
Të dashur miq, Çmimet me bord janë jo vetëm një vjedh...
Zgjimi Europian është shkrimi i radhës i ish-ministrit për...
Fati i cili nuk ndihmon guximtarët, por zyrtaret e des...
Presidenti u zgjodh dje vetëm me votat e Ramës siç paz...
Sali Berisha në harkun e një viti përjetoi rënien më t...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...