Edi Enver Rama
Shqiptarë dilni e protestoni, boll u morët me idiotizm...

Pak orë pasi Bashkimi Europian i përplasi Jo-në e radhës dhe ndoshta atë përfundimtaren Shqipërisë për hapjen e negociatave, qeveria në Tiranë publikoi për konsultim publik projektligjin për një amnisti të gjerë fiskale. Rastësi? Ndoshta. Por siç thotë një shkrimtare e famshme amerikane; rastësia është lajmëtari i së vërtetës.
Ajo që dimë me siguri është se Bashkimi Europian ishte një nga kundërshtarët më të fuqishëm të Amnistisë Fiskale dhe ndoshta edhe pengesa kryesore se pse qeveria po frenohej për ta miratuar atë. Por tashmë rrethanat kanë ndryshuar.
Braktisja e nuses në altar- siç thotë kryeministri- nuk ka zbehur vetëm shpresat për një anëtarësim të mundshëm të Shqipërisë në BE, por ka krijuar dhe një risk shumë të madh. Praktikisht ka asgjësuar levën e presionit pozitiv që prespektiva e anëtarësimit ushtronte mbi qeverinë dhe klasën politike në Shqipëri. Tashmë rreziku që vendi të hyjë në një një rrugë të mbrapshtë është i madh.
Projekti për të amnistuar penalisht krimet në fushën e tatimeve dhe doganave është sakaq një masë, e cila do të shkaktojë debate në Shqipëri dhe pakënaqësi në korridoret e Brukselit. Por frika më e madhe është se ajo mund të jetë vetëm hapi i parë i një rrugëtimi që mund të shkojë shumë larg në relaksimin e kuadrit rregullator financiar. Me pak fjalë, me refuzimin e lodhshëm ndaj Shqipërisë, Europa mund të ketë ndezur fitilin e krijimit të një parajse fiskale mu në zemër të saj.
Në fakt Bashkimi Europian numëron sakaq një sërë qëndrash financiare në gjirin e tij, që i afrohen shumë parajsave fiskale. Hollanda, Qipro, Malta, Luksemburgu në një mënyrë apo një tjetër praktikisht këtë biznes bëjnë. Ndihmojnë të pasurit të shmangin taksat apo të fshehin paratë e tyre. Por në rastin e Shqipërisë ka një risk madhor shtesë.
Një vend me institucione të dobëta dhe klasë të korruptuar politike, kur hyn në këtë rrugë shndërrohet në një lavatriçe masive, që pastron jo vetëm paranë gri të evazionit dhe kontrabandës por edhe llumin e zi të trafiqeve, korrupsionit dhe organizatave mafioze.
A është BE e vetëdijshme për këtë risk? Ndoshta. A ka ajo mekanizma për të mos e lejuar materializmin e tij? Sigurisht. Përjashtimi nga sistemi i pagesave, bllokimi i transaksioneve tregtare, madje edhe rikthimi i vizave janë disa prej tyre. Por tashmë një gjë është e sigurtë. Nëse deri dje BE dhe Shqipëria kanë tregtuar karrota mes tyre, këtëj e tutje me gjasa do të shkëmbejnë shkopinjtë. Qytetarët shqiptarë janë vetëm dëmi kolateral i kombinimit fatal mes keqqeverisjes që kanë zgjedhur vetë dhe tradhëtisë së madhe europiane ndaj Shqipërisë./CNA.al
Shqiptarë dilni e protestoni, boll u morët me idiotizm...
Pashë shumë ngazëllim opozitar sot në rrjet pas reagim...
Edi Rama ishte ndoshta në të drejtën e tij të shprehte...
Sot ukrainasit dhe moldavët kanë arsye për t’u festuar nës...
Më dhimbset shumë Belind Këlliçi, tek e shoh të goditu...
Teksa ndiqja mbrëmë koncertin e Janis Parios në Tiranë, m'...
Popullit i ka ardhur në majë të hundës! Varfëri ekstreme, ...
Shumë i nervozum m'u duke mbrëmë - më tha një burrë i ...
Trimëriçka e Ramës për të bojkotuar BE e pati ymrin më...
20 vite më parë jetoja dhe punoja në Londër. Një mëng...
Shumë intelektualë të formatit nacionalistë, në analiz...
Bëhen apo nuk bëhen realitet paralajmërimet e Vuçiçit ...
Edi Rama sapo i doli përpara "jo"-së së radhës së Bash...
Mendova të sfidoj dhe të sfidohem aty ku prej shumë vitesh...
Sipas Edi Ramës ata që e kundërshtojnë nuk janë asgjë ...
Edi Rama e shfrytëzoi në mënyrë perfekte fabulën e një...
Qeveria i rrëmben Pushtetit Lokal ujësjellësit dhe i p...
Xhuljanën e takoj në një lokal të vogël diku në Tiranë...
“Jam për protesta në çdo moment… kjo është shoqëria sh...
Këto ditë Partia Socialiste po merret me zgjedhjen e k...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...