
Në qarqet mediatike ka filluar të qarkullojë gjerësisht teza se duhen të bëhen zgjedhje të parakohshme. Këtë e deklarojnë edhe shumë politikanë, sidomos të së majtës, të cilët e lexojnë rezultatin e zgjedhjeve lokale të majit si një hap për të shkuar sa më shpejt te zgjedhjet parlamentare. Kjo, sepse do t’u jepte socialistëve katër vjet mandate, se pas dy vjetësh shumë gjëra mund të rrjedhin dhe mund të jetë shumë e vështirë.
Tashmë opozita është e përçarë me tri pole, e pabashkueshme deri tani, ende në konflikt, një avantazh i dytë dhe e treta shqiptarët sapo kanë votuar Partinë Socialiste dhe rrjedha e votave mund të ishte e paktë dhe me opozitën e përçarë mund të siguronte një mazhorancë edhe më të madhe për socialistët.
Por dy janë aspektet: Është një skenar i mundshëm, i cili mund të zhvillohet shpejt që opozita të gjendet në befasi e përçarë, ndërkohë që edhe vetë po kërkon zgjedhje të parakohshme dhe kapet MAT.
Këtë e ka bërë publikisht sot dhe Flamur Noka, sekretari i Pëgjithshëm i PD-së së Berishës.

Nga ana tjetër, edhe zërat e tjerë nga opozita kanë hedhur fishekzjarrë për zgjedhje të parakohshme, por më shumë sesa artikulime politike, duken të pamenduara, sepse çdo lëvizje e menjëhershme e kryeministrit Rama duke shpallur zgjedhjet e parakohshme, opozitën do ta gjente thuajse lakuriq përballë qeverisë.
Nga ana tjetër, mund të jetë thjesht dhe vetëm një truk politik, i cili mban mazhorancën në alert, pra vetë kryeministri Rama mban të ndezura shqisat politike të bashkëpunëtorëve të tij dhe të rrethit që ka, të deputetëve apo kryebashkiakëve, që morën detyrën për të ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj tyre, sidomos ndaj deputetëve që zgjedhjet mund të zhvillohen në çdo moment mund të mos jeni më pjesë e trupës së deputetëve të PS-së.
Mund të ketë qarkullime, gjë që i detyron ata të jenë më aktivë dhe të veprojnë më shumë në terren pas euforisë së madhe që patën socialistët me fitoren në zgjedhjet lokale.
Ende duke llogaritur me shumë pikëpyetje sepse të panjohurat vijnë për shkak faktit se asnjë nuk jep garanci se një palë zgjedhje të parakohshme mund të japin një sukses të madh, por ka raste të eksperiencës politike evropiane dhe botërore që goditje të tilla me zgjedhje të parakohshme kanë dhe sukses si me Groevskin në Maqedoni dhe së fundi me Mitsotakis në Greqi.

Këtë ka bërë dhe Syriza më parë dhe Ballkani i njeh këto lloj zgjedhjesh, por mazhorancës i duhet të bëjë mirë llogaritë, i duhet të ndërpresë mandatin për të shkartisur edhe një herë, le të themi, trupën politike të saj, por ndoshta edhe vetë opozitën, e cila i është kthyer në një problem vetë mazhorancës.
Një opozitë e dobët dhe e përçarë duket se e ka lënë mazhorancën në një vegjitim, edhe pse mund të ketë shumë vota dhe mund të jetë shumicë fituese, ka një përgjumje një lodhje, një tejshkundje që vjen dhe pas 10 vitesh në pushtet.
Ngjarja e Fushë-Krujës tregoi se në segmente të caktuara, në qytete të caktuara, në zona të caktuara, kontrolli i grupeve kriminale me pushtet politik është mjaft i madh dhe zbatimi i ligjit shumë i vogël, gjë që mund të detyrojë kryeministrin të kërkojë të bëjë një veprim të menjëhershëm, ndoshta në vjeshtë, për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme, por kjo gjithmonë ngelet në dorën e tij.
E vetmja mënyrë për të shkuar në zgjedhje është provokimi vetë nga ana e mazhorancës.
Opozita nuk mund të thotë që s’i pranon zgjedhjet e parakohshme, pasi nuk ka opozitë në vend që nuk pranon të sfidojë veten dhe qeverinë në një palë zgjedhje të tilla.
Por skenarët apo truket politike kanë marrë në përllogaritje sondazhe, testime, të ndryshme, të cilat duhet të presim t’i shohim a mund të sjellin një veprim të tillë që në Shqipëri do të ishte rasti i parë dhe unik i ndodhur në këto 30 vite demokraci./ CNA
Ish-kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë ...
Deputeti i zgjedhur me 362 vota, Petrit Vasili, ka reagua...
Ish-ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili u shkarkuar vet...
Deputeti i PD Gazment Bardhi, ka reaguar pas njoftimit të kr...
Zyra e shtypit të Fredi Belerit ka reaguar në lidhje me do...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së së vulës, Gazment B...
Deputeti i PS-së, Rrahman Rraja pak më parë ka dhënë dorëh...
Deputeti i PS-së, Rrahman Rraja ka dhënë dorëheqjen pa...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në lidhje me ko...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndarë me publikun në ...
Gazetari Hysni Gurra ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit ...
Shkolla “Xhezmi Delli” është një tjetër shkollë që i shtoh...
Kryetari i FRPD-së Besart Xhaferri kërkon që ministri i Br...
Konferenca për shtyp e kryeministrit Edi Rama me president...
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha mbrëmjen e sotme se...
Kryeministri Edi Rama, ka folur shkurtimisht për tensionet...
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, nuk ka pranuar të f...
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri Edi Ram...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është kthyer nga Vj...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar me një m...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...