
Fatmir Xhafaj, ish-ministër i Brendshëm, i cili dha dorëheqjen pas plasjes së skandalit “Babale”, ku vëllai i tij rezultonte i dënuar në Itali, i cili strehohej në Vlorë në emër të ndryshuar, tashmë është rikthyer në skemën politike.
Njeriu që udhëhoqi Reformën në Drejtësi, tanimë pritet të marrë drejtimin e një komisioni “Ad Hoc”, i cili do të jetë një “furtunë” ndaj institucioneve të pavarura dhe kryesisht SPAK-ut.
Xhafaj disa muaj më parë u përfol se do të merrte një vend zv/kryeministri apo Ministrinë e Drejtësisë, një thashethem ky që qarkulloi në korridoret e Bashkisë së Tiranës në tregun politik dhe mediatik.

Një divergjencë që bëhej ndaj SPAK-ut, si një presion se do të ndodhte çudia ndaj këtij institucioni me kthimin e Fatmir Xhafajt, pasi SPAK po hetonte Bashkinë e Tiranës dhe priteshin të jepeshin disa urdhër-arreste, ku më pas ndodhi që u arrestuan disa nga zyrtarët e Bashkisë Tiranë dhe pritet të ketë të tjera arrestime në ditët në vijim.
Fatmir Xhafaj do të drejtojë një komision “Ad Hoc” në parlament. Komisionit po i hapet rruga nga një grup pune i ngritur nga Partia Socialiste që drejtohet nga Eduard Shalsi.
Vetë Xhafaj, i njohur si një ish-enverist, i mbështetur nga 99-çat e Bashkisë Tiranë që kanë kapur një pjesë të Grupit Parlamentar të PS-së do të sulmojnë SPAK-un duke kërkuar mekanizma siç ka thënë Bledi Çuçi, apo instrumente siç ka thënë Lindita Nikolla, për të kontrolluar këtë institucion dhe ashtu siç ka deklaruar edhe kryeministri për t’i penguar dhe frenuar në punën e tyre që bëjnë pasi nuk mund të shkojnë në institucione, të rrëmbejnë dokumente, të hetojnë, pasi tejkalojnë kompetencat e tyre ligjore.
Në fakt, Fatmir Xhafaj deri tani nuk ka folur, ka ndenjur në hije, ka reaguar vetëm Eduard Shalsi, i cili kuptohet është “idioti i dobishëm" në Partinë Socialiste. Elisa Spiropali, “Mamica e Skënderbeut”, e cila nuk i prish punë askujt dhe se thotë një budallallëk më shumë, nuk ia vë më re njeri, e përdorin si top të shfryrë kur zbulohet e vërteta deri në fund.
Enigmë ka ngelur veprimi dhe qëndrimi i Fatmir Xhafajt, ky i fundit vazhdon të qëndrojë në heshtje, por burime nga Partia Socialiste thotë se Xhafaj ka pasur disa takime me kryeministrin Rama dhe ka pranuar rolin e kryetarit të komisionit “Ad Hoc”.

Nga ana tjetër ky komision është nxitur dhe frymëzuar shumë nga kryebashkiaku Erion Veliaj, pasi siç theksuam më sipër, pas hetimeve të forta që SPAK-u ka bërë në Bashkinë e Tiranës dhe në shumë institucione të tjera.
Fatmir Xhafaj si një usta i vjetër i ish-diktaturës po qëndron në heshtje deri në pritjen e konfirmimit të plotë të ngritjes së komisionit “Ad Hoc”, pasi reagimi i fortë i ndërkombëtarëve, i ambasadës së SHBA, apo edhe ambasadorëve të 27 vendeve të Bashkimit Evropian ka bërë që të ketë një tërheqje nga ana e mazhorancës.

Shumica parlamentare nëpërmjet një komisioni “Ad Hoc”, duke përdorur Fatmir Xhafajn, po tenton të kontrollojë SPAK-un, ndërkombëtarët janë në alarm dhe mund të ketë edhe një tërheqje të momentit të fundit, siç ka ndodhur shpesh me kryeministrin Rama, siç ka qenë rasti i amnistisë, pasaportës së artë e të tjera.
Xhafaj po fshihet dhe argumenti më i rëndësishëm është fakti i qëndrimit të ashpër që po mbajnë ndërkombëtarët ndaj qeverisë dhe mazhorancës në pushtet në lidhje me këtë komision “Ad Hoc”.

Kjo edhe pas deklarimeve të fundit kur Shalsi dhe Spiropali thanë se ky komision do të kontrollojë qeverinë dhe institucionet e pavarura, ku në fakt ishte vetë kjo shumicë parlamentare dhe qeveria që hodhi komisionet hetimore parlamentare, të cilat themelin e tyre dhe thelbin kishin kontrollin e punës së qeverisë dhe institucioneve të pavarura.

Në këtë rast duke qartazi se mazhoranca socialiste po përdor një hile për të goditur SPAK-un dhe reagimi i ndërkombëtarëve për këtë komision “Ad Hoc” ka bërë që edhe Xhafaj të heshtë dhe të fshihet duke mos reaguar, duke mos mbajtur qëndrim, por duke pritur zëra të ndryshëm, të Rilindjes dhe 99-çat të flasin për këtë çështje deri në momentin e fundit sa të jepet edhe verdikti final, do të shkohet më apo ndërkombëtarët do ta ndalin këtë çmenduri të Rilindësve./CNA
Demokratët duken të vendosur në mbështetje të kryetari...
Sot shënohen 18 vite nga ndarja nga jeta e Ibrahim Rugovës...
Zëdhënësja e antikorrupsionit në Partinë Demokratike, ...
Kryeministri Edi Rama, gjatë homazheve të zhvilluara p...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, gjatë homazheve për...
Kryetari i FRPD, Besard Xhaferri, ka reaguar së fundmi pas...
Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet social...
Ish-kryeministri Sali Berisha, pasditen e sotme para m...
Partia Demokratike i ka bërë një kërkesë zyrtare drejt...
Lulzim Basha ishte politikani i parë që dje publikisht...
Elisa Spiropali, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet m...
Dje në ekranin e ortakëve të inceneratorëve, Top Chann...
Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar së fundmi...
Zëdhënësja për Anti-Korrupsionin në Partinë Demokratik...
Ministrja për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiro...
Sipas sondazheve të bëra nga “Barometri”, në Euronews Alba...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar me tone të ashpra n...
Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Gjenevë kufizoi dj...
Komisioni i Reformës Zgjedhore ka qenë një nga debatet e n...
Lulzim Basha, ashtu si kryeministri Edi Rma ka dërguar...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...