Nga Toni Gogu/ Mbledhja e sotme e Alibeajt, shfaqja e radhës e luftës së gjelave tek ish-PD
Ajo që ndodhi sot në mbledhjen e thirrur nga Alibeaj-G...

Kam marrë pjesë në të gjitha votimet që janë zhvilluar në atdhe. Kam blerë biletë avioni e kam ardhur edhe kur kam qenë jashtë shtetit. Në të gjitha rastet, duke filluar nga viti 1992, kam votuar për opozitën e kohës. Pra, votën time ia kam dhënë edhe PS, edhe PD.
Ngaqë besoj fort se ndryshimet në qeverisje sjellin përherë progres, energji, për rrjedhojë pasurim të vendit. Por këto vite të qeverisë Rama, mua e qindra mijëra shqiptarëve që kanë votuar si unë, na ka humbur pëlqimi që hodhëm në kuti ditën e zgjedhjeve.
Pra, sot unë nuk e di kush më përfaqëson në Kuvend apo në parlament siç i thonë dendur. S’e gjej veten askund. Paçka se me votën time, sipas Kushtetutës, e kam deleguar të drejtën që në zhvillimin e vendit të marrin vendime për mua grupi i deputetëve që kam përzgjedhur unë dhe një pjesë e madhe e zgjedhësve. Shkurt, vota ime s’gjendet askund. Jo veç imja, por thuajse e krejt opozitarëve që votuam njësoj.
Me arrestimin absurd, flagrant, antiligjor e hakmarrës të Berishës, parlamenti im tani i bie të ndodhet te “Rrugica e Salës”. Ai e ka prokurën popullore të më përfaqësojë mua dhe 700 mijë shqiptarë.
Po kryeministri aktual, kampioni i qeverisjes më të keqe që na ka ndodhur që kur u krijua shteti ynë, Edi Rama, e ka arrestuar atë. Me veglën e tij SPAK, ai burgosi bashkë me liderin e opozitës edhe votat tona.
Jo veç Berisha, por edhe Meta e Kryemadhi, edhe Mediu e ndonjë tjetër (hë për hë veç Nard Ndoka nuk po hetohet nga opozita) në kuadrin politik po përshfaqin tmerrin e gjëmës që po na rri mbi kokë. SPAK, siç duket, paska projekt të arrestojë pluralizmin shqiptar. Të jetojmë një demokraci fasadë dhe të drejta e liritë tona të treten në një humbëtore pale se ku.
Tani parlamenti është njëpartiak. Është kthyer si Selia e PS. Që qiranë, energjinë, rrogat e benefitet e kësaj partie-shtet ia paguajmë ne kundërshtarët e saj. Edhe ca deputetë që mund të flisnin në emrin tim, Rama me veglën Nikolla vërtet nuk i ka burgosur ende, por i dënon përherë. I dënon me aq ditë sa i teket kryeministrit. Pra, sërish unë si zgjedhës nuk jam brenda sallës së parlamentit. Vota ime është zhdukur, e ka përpirë antiligji. Ose më saktë, në Shqipëri po prangoset edhe vota.
Pyetja ime, ku është vota ime, në çdo vend demokratik nuk bëhet, është pyetje absurde, nuk ka kuptim. Por në regjime diktatoriale, duhet ta artikuloj me forcë.
-A ia vlen të votosh në një shtet ku opozita futet në burg pa asnjë akuzë, pa asnjë provë, pa fakte, por vetëm me një sms të kryeministrit?!
Përgjigja normale:
-Jo, nuk ia vlen. Ky sistem nuk rrëzohet me votë të prangosur. Duhet treguar forcë, pa përdorur forcë. Mjafton një batanije dhe jo më shumë se dy ditë protestë poshtë zyrës së qeverisë. Kaq e prangat shkojnë te duart e armiqve të lirisë.
Ajo që ndodhi sot në mbledhjen e thirrur nga Alibeaj-G...
Edi Rama mund të ankohet sa të dojë lartë e poshtë, pë...
Në vitin 1989, në ekranin e vetëm shqiptar, RTSH, shik...
Në kohën kur 1+1 nuk është më e sigurt nëse bëjnë dy a...
Në regjimin e diktatorit, tej viteve 90-të, kishte dis...
Selitë kryesore diplomatike në Tiranë kanë reaguar në ...
Qekur, veziri i madh Tao i kishte mbushur mendjen Babos se...
Dikur, para shumë vitesh, nga Çmendina e Qytetit tonë u ar...
Një ditë, një burrë hyri në një dyqan me gjëra antike dhe ...
Më duhet ta pranoj se më janë ngjallur shpresat. Prej...
Nuk është e habitshme aspak se si një lumë komentesh,s...
Kryeministri i Shqipërisë është i implikuar drejtpërsë...
Pretenca e prokurorëve të Kolumbias për skandalin McGo...
Zyrtarisht nga Departamenti i Shtetit për “FokusTV” më tha...
Vetëvrasja me helmin fostoksinë e Bedrie Lokës, gruas,...
Në një natë magjike në fushën e futbollit, Armando Bro...
Leonardi që në mëngjes u ngul te kolltuku i salloni...
Letër që e shkruaj çdo 6 janar këtu e 26 vite I dashur Av...
Festivali i fundvitit ka më shumë se 10 ditë që ka mby...
Vetëm tragjeditë na zgjojnë, na mbajnë syçelët për tre...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...