EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Në kohën kur 1+1 nuk është më e sigurt nëse bëjnë dy a tri, në epokën kur “tyrbet” e rrjeteve sociale janë të vetmet vende ku falemi, rrëfejmë, qeshim e përqeshim, në dekadën kur zbulojmë ilaçin për sëmundje të pashërueshme dhe shpjegojmë me fakte shkencore origjinen pellazge të çdo gjëje që na rrethon, debati i radhës është forma e tokës.
Është e rrumbullakët si topi i futbollit që po marros globin apo është e sheshtë si petullat me gjalpë që bënin gjyshet dikur?
Harrojini tymueset në Parlament, inspektimet e veprave publike që i përngjajnë reklamave të hamburgerit, çmimet e larta frymëmarrëse, problemet e vjetra dhe taksat e reja. Madje harrojini edhe ato që nuk mund të harrohen as në endrra: VIP-at e famshëm që lipsin famë në Big Brother e që një ndër diskutimet e para e kanë pikërisht këtë: Forma e vendbanimit tonë planetar.
Debatit i ka dhënë udhë busulla e gjithësesisë, rrjetet sociale, ku gladiatorët e kohëve moderne armatosen me like, share, komente e meme duke bërë të mundur që konluzionet të dalin sa hap e mbyll sytë.
Në një cep të ringut digjital kemi tokësorët e sheshtë, të cilët qëndrojnë të patundur në besimin e tyre se Toka është më e sheshtë si një fetë djathi gjirokastre.
Ata argumentojnë se malet janë vetëm iluzione optike dhe graviteti mbetet thjesht një sugjerim që vjen nga universi.
Për ta, shkenca është një koleksion i teorive konspirative të sajuara nga tiranë që vijnë nga galaktika të tjera.
Në anën e kundërt, Globe Defenders janë të armatosur me globe, atlase dhe faktin e pamohueshëm që astronautët nuk kanë raportuar në kozmos për petullat që sillen rrotull.
Ata pyesin me tallje nëse tokësorët e sheshtë besojnë në një hënë në formë disku?
Argument tjetër për “globistët” që toka është e rrumbullakët janë analizat e rrumbullakosura që bëhen çdo natë në studiot televizive për çështje të “aktualitetit”.
Ndërkohë, që bota ndjek me zili spektaklin tonë, të shumtë janë ata që shpresojnë që ky debat shkencor të përhapet së shpejti si flakë në të gjithë globin – apo petullën, në varësi të preferencës që keni.
Si përfundim, ndërsa pjesa tjetër e njerëzimit frymezohet duke parë yjet dhe hënën, vendi zhytet me kokë në cirkun kozmik, duke dëshmuar se në skemën e madhe të gjërave, forma e planetit tonë mund të jetë e vetmja gjë më e sheshtë se argumentet që jepen.
Bota mund të (mos) jetë e rrumbullaket, por e sigurt është që debatuesit tanë të heqin petullën!
Megjithatë, në të tilla kushte edhe Galileo Galilei do të hiqte dorë nga shprehja “eppur si muove”.
Në regjimin e diktatorit, tej viteve 90-të, kishte dis...
Selitë kryesore diplomatike në Tiranë kanë reaguar në ...
Qekur, veziri i madh Tao i kishte mbushur mendjen Babos se...
Dikur, para shumë vitesh, nga Çmendina e Qytetit tonë u ar...
Një ditë, një burrë hyri në një dyqan me gjëra antike dhe ...
Më duhet ta pranoj se më janë ngjallur shpresat. Prej...
Nuk është e habitshme aspak se si një lumë komentesh,s...
Kryeministri i Shqipërisë është i implikuar drejtpërsë...
Pretenca e prokurorëve të Kolumbias për skandalin McGo...
Zyrtarisht nga Departamenti i Shtetit për “FokusTV” më tha...
Vetëvrasja me helmin fostoksinë e Bedrie Lokës, gruas,...
Në një natë magjike në fushën e futbollit, Armando Bro...
Leonardi që në mëngjes u ngul te kolltuku i salloni...
Letër që e shkruaj çdo 6 janar këtu e 26 vite I dashur Av...
Festivali i fundvitit ka më shumë se 10 ditë që ka mby...
Vetëm tragjeditë na zgjojnë, na mbajnë syçelët për tre...
Një grua 41-vjeçare, nënë e 4 fëmijëve, ka rënë viktim...
“Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dh...
10 milionë turistë në 2023-shin! - shpërtheu lajmi-sih...
Një senator ka bllokuar 43 nominime të Departamentit Ameri...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...