EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Në një natë magjike në fushën e futbollit, Armando Broja, sulmuesi 22 vjeçar i Chelseat, u ngjit në lartësi të papara ndonjëherë me një gol që ndezi zjarr zemrat dhe i vuri flakën rrjetit.
Me tituj si "Armando Broja fluturon", duket se fusha nuk ishte e vetmja gjë që sulmues me numër 9 i Çelsit pushtoi mbrëmë në Londër në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Anglisë kundër ekipit Preston që luan në kategorinë e dytë dhe ndodhet në vendin e 14 në renditje.
Kur lexon titullin “Bisha u lirua nga Kafazi”, rri e mendon se mbrojtësit e ekipit kundërshtar u bënë pishman që kishin zgjedhur të luanin futboll ndërsa portieri me siguri në atë moment vendosi të dorëzojë dorashkat dhe të ndërrojë profesion.
“I gjithë stadiumi në këmbë” ishte titulli më befasues. Për herë të parë mbrëmë mësuam se kur bëhet gol tifozët ngrihen në këmbë. Raportimet nga terreni njoftojnë se ndërsa tifozët e Çelsit u ngritën në këmbë për të festuar golin e parë, tifozët e Prestonit u ngritën në këmbë për të parë “një shqiponjë në Londër”, tjetër titull që fluturoi nga një portal në tjetrin.
Teksa Broja shënoi një gol me kokë, titujt e kurorëzuan si “gol fantastik”, ndoshta për faktin se topi pas goditjes përfundoi në rrjetë.
Pas golit të mbrëmshëm të Brojës librit të gazetarisë sportive i është shtuar një kapitull i ri.
Titujt bombastik rivalizojnë jo vetëm operacionet ushtarake (Raketa/predha e Brojës), por edhe ato policore dhe të kronikës së zezë (Bisha del nga kafazi…)
Pas golit të Brojes nuk është detyrë e lehtë të dallosh një fushë futbolli nga fushë beteja në Ukrainë apo në rripin e Gazës.
Me këtë raportim sportiv, ku çdo gol është një triumf dhe çdo lojtar është një luftëtar, performanca e Armando Brojës ka tejkaluar çdo gjë.
Ai nuk është më thjesht lojtar, është fenomen. Goli i tij nuk i dhuron ekipit thjesht fitoren. Fitorja është pak, Triumfi është më e pakta që mund të thuhet.
Gazetaria sportive ka qenë zhanri i më i besueshem i gazetarisë për opinionin publik. Nëse një ndeshje dilte 4-0, si ndjeshja e mbrëmshme e Çelsit, askush nuk e vinte në diskutim rezultatin. Të gjithë gazetat dhe programet raporton in 4-0! por me shqiponjën e ngritur mbrëmë në Londer nuk kemi thjesht ndeshje, kemi spektakël madhështor.
Duket se leksiku që do të shoqërojë Brojën do të evoluojë me shpejt se vendimet e VAR.
Futbolli nuk është më loja ku shënohen gola, tani jemi në lojën e madhe të pushtimit qiejve dhe daljes së bishës nga kafazi.
P.S. Broja është nga talentet që rrallë i vijnë Shqipërisë, por me maninë për ta ekzagjeruar druaj se më shumë e dëmtojmë se e ndihmojmë.
Leonardi që në mëngjes u ngul te kolltuku i salloni...
Letër që e shkruaj çdo 6 janar këtu e 26 vite I dashur Av...
Festivali i fundvitit ka më shumë se 10 ditë që ka mby...
Vetëm tragjeditë na zgjojnë, na mbajnë syçelët për tre...
Një grua 41-vjeçare, nënë e 4 fëmijëve, ka rënë viktim...
“Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dh...
10 milionë turistë në 2023-shin! - shpërtheu lajmi-sih...
Një senator ka bllokuar 43 nominime të Departamentit Ameri...
Në një qytet jetonte një njeri shumë i zgjuar, gjeni. ...
Pa diskutim që pozita në Shqipëri është arrogante. Me ...
Rruga “Mustafa Matohiti”, qëkurse aty u vendos të bano...
Të dashur miq, ky vit i ri nisi me një goditje të rënd...
2023 për Shqipërinë nuk përfundoi mirë, paçka se ishte një...
Amos Oz shkruan se zakonisht tragjeditë përfundojnë në dy ...
Kurrë televizionet shqiptare nuk janë angazhuar ndonjë...
Vendimi i sotem per arrestimin e Kryetarit te opozites...
Këtu e dy vite e gjysmë po shikojmë e jetojmë jetojmë shpë...
Ndërkohë që gazeta, televizione, portale, organizata d...
Këtu e dy vjet mediat vizive e të shkruara, konferencat pë...
Për një kohë të gjatë, brezi im, ai i 20- 30 vjeçarëve...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...