EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Rruga “Mustafa Matohiti”, qëkurse aty u vendos të banojë familja e Z.Sali Berisha, atëkohë kryeministër, mori emrin “Rrugica e Salës”. Ajo rrugicë tashmë është e famshme dhe baret e restorantet aty janë ndër më të shtrenjtët në Tiranë.
Pak histori…..
Në qershor 1991, PPSH(e cila duhej shpallur e paligjshme si përgjegjëse për krimet në diktaturë) mbante Kongresin e 10-të. Rreth saj kishin mbetur komunistët më fanatikë, që as kishin kuptuar e as donin ta kuptonin se komunizmi kishte dështuar e kishte rënë edhe në Shqipëri. Një shkrimtar, komunist, por jo i paditur, Dritëro Agolli, mbajti një fjalim, i cili i hapi rrugën transformimit të PPSH-së nga një organizatë komunistësh konservatorë, në një parti të stilit evropian.
Ramiz Alia, i cili ia kishte dalë që revolucionin antikomunist ta shndërronte në një negociatë ndërrimi pushtetesh, ishte tërhequr nga partia, duke e shpëtuar atë nga asgjësimi. Por edhe duke e lënë të lirë, ku liberalë e konservatorë “të hanin kokat” në një proces vazhdimësie e transformimi.
Dritëro Agolli, sado që u fërshëllye nga turma e injorantëve në sallë, ia doli. Partia e tyre hyri në Pallatin e Kongreseve si PPSH dhe doli PSSH. Në PSSH u zhvilluan, më pas, disa luftëra të brendshme, KPD të famshme, katarsis, ndarje, përmbysje…
Ajo është sot partia më e madhe dhe më e organizuar në vend(autoritariste, e korruptuar etj., kjo është një temë tjetër).
Edhe pak histori…..
Në 2013, pasi humbi zgjedhjet, Sali Berisha dha dorëheqjen nga drejtimi i PD-së, duke përlotur shumë simpatizantë të tij. PDSH, e cila lindi si parti antikomuniste, duhej t'i nënshtrohej një reformimi-ripozicionimi ideologjik dhe organizativ, duke iu përshtatur modeleve politike evropiane. Simotrat e saj në Evropën Lindore ishin transformuar apo edhe shuar, pasi beteja me komunizmin konsiderohej e mbyllur. Sali Berisha u dorëhoq, por nuk u tërhoq. Ai delegoi zëvendësues, me maninë për ta kontrolluar krijesësn e tij dhe partia as u reformua e as u demokratizua. Ajo nuk bëri asnjëherë zgjedhje e asnjëherë katarsis e përmbysje lidershipi. Ajo ka hipotekuar meritën e rrëzimit të komunizmit, por edhe 30 vjet pas “revolucionit” propozonte ligje për “Dekomunistizimin e vendit”. Kishte nga ata që besonin se rikthimi i Berishës përmes "Rithemelimit” do të përmbyllej me një proces real zgjedhor, me një terheqje dinjitoze prej një politikani dhe burri shteti, sepse besonin se Berisha do ta çlironte partinë e tij prej vetes së tij më në fund.
Por kjo nuk ndodhi dhe për pasojë edhe Rithemelimi u tkurr!
Fundi i rrugëtimit……
Tashmë Sali Berisha është izoluar në shtëpi. Një vendim tërësisht i panevojshëm për prokurorinë, që të vijojë hetimet për çështjen që ka hapur ndaj tij. Berisha është izoluar në banesën e tij te “Rrugica e Salës” dhe ai ka marrë më vete aty edhe partinë, një nga copat e asaj që ai krijoi 33 vjet më parë. Ashtu siç komunistët fanatikë në 1991 bërtisnin “Parti e Punës” në kongresin e 10-të, edhe mbështetësit e Berishës e përshëndesin atë që nga rruga me thirrjen “Berisha, o hero, gjithë Shqipëria ty të do”.
Unë nuk i gjykoj ata njerëz idealistë. Përkundrazi e adhuroj kurajën, vendosmërinë dhe vullnetin e tyre. “Rrugica e Salës” do të jetë edhe selia e re e kësaj partie. Aty do të mbahen fjalimet dhe lëshohen apelet. Aty do të stacionohen "live"-t e televizioneve. Aty do të jetë vëmendja publike, aty do të jetë qendra e opozitarizmit. Ndërsa në parlament do të vazhdohet të prodhohet tym dhe jo opozitë.
Atij do t'i duhet të qëndrojë gjatë i mbyllur në shtëpi dhe me gjasë do të jetë vajza, Argita, që do të prijë mbështetësit e tij. Por kjo do të ndodhë vetëm kur ta vendosë vetë Berisha.
Përtej luftës politike, sulmeve nga mazhoranca apo nga aktorë ndërkombëtarë, Berisha e zgjodhi vetë fatin e tij politik dhe jo vetëm. Po, bashkë me të ai zgjodhi edhe fatin e opozitës. Edhe pse opozita është më e madhe se Berisha dhe, më e madhe se PD-ja dhe anëtarësia e saj. Mania e tij për të mos u “dorëzuar” jo para dikaturës, siç thotë ai, por para egos së tij, e tkurri Partinë Demokratike në një parti rrugice.
Nga dritarja e Berishës nuk prodhohet dot as opozitë, as revolucion e as pushtet!/ CNA
Të dashur miq, ky vit i ri nisi me një goditje të rënd...
2023 për Shqipërinë nuk përfundoi mirë, paçka se ishte një...
Amos Oz shkruan se zakonisht tragjeditë përfundojnë në dy ...
Kurrë televizionet shqiptare nuk janë angazhuar ndonjë...
Vendimi i sotem per arrestimin e Kryetarit te opozites...
Këtu e dy vite e gjysmë po shikojmë e jetojmë jetojmë shpë...
Ndërkohë që gazeta, televizione, portale, organizata d...
Këtu e dy vjet mediat vizive e të shkruara, konferencat pë...
Për një kohë të gjatë, brezi im, ai i 20- 30 vjeçarëve...
Mos harroni, më të ligjtë që na kanë sunduar kan...
Nuk jam i majtë, por më vjen ndër mend një shprehje e ...
Sot Erion Veliaj refuzoi të merrte pjesë në mbledhjen e po...
Në ditët e errëta të sundimit gati total të Berishës, sido...
Edhe Putini ka arrestuar kryetarin e opozitës! Nesër ...
Sot me praninë tuaj në këtë takim shënoni atë ngjarje ...
Ajo është vetëm një. Kjo kohë politike është pritja e ...
Unë nuk mund të hesht për Elton Qynon sepse kam te ngu...
Të dashur miq, muaj më parë dëshmitë tronditëse, por j...
SPAK dhe kuvendi po bashkëpunojnë për ti dhënë fund pr...
Netflix, gjigandi i transmetimit të filmave dhe serial...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...