Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Këtu e dy vite e gjysmë po shikojmë e jetojmë jetojmë shpërbërjen e shpejtë të një partie të madhe në transmetim të drejtpërdrejtë. Çdo natë, çdo ditë, në të gjitha kanalet, në të gjitha emisionet, në të gjithë televizionet. Me të gjithë aktorët e faktorët prezent të debatojnë, akuzojnë, të mbjellin urrejtje e investojnë në shpërbërjen e partisë, që “mbrojnë” dhe të gëzohen për këtë gjë. Dhe pamja nuk është e bukur.
Shumë prej nesh, sigurisht, e kishin zbritur këtë gjë. Ndoshta kur e kuptuam se, pas zgjedhjeve të prillit 2021, përjashtimit në shtator të Sali Berishës, fillimit të luftës së brendshme dhe qëndrimit kokëfortë ndaj SHBA dhe partnerëve europianë, PD nuk ekzistonte më.
Por në politikë asgjë nuk ndodh rastësisht.
PD e vjetër po shpërbëhet, sepse nuk kishte më arsye të vërteta ekzistence. Ishte një mbetje e pakëndshme e tranzicionit në një vend, që në aparencë duket se luftonte për të ndryshuar kursin dhe të përmbyllte tranzicionin. Në fund të rrugëtimit, kishte vetëm një grumbull idesh të vjetëruara dhe njerëz të ndryshëm, të cilët (siç doli nga zhvillimet) nuk ishin të lidhur me njëri- tjetrin as nga meritokracia, as nga kontrata e bindjet politike, as nga marrëdhëniet e bashkëjetesës njerëzore, por nga rastësia dhe paratë e investuara.
PD është çarë përfundimisht dhe ka humbur qëllimin për të cilin u krijua. Praktikisht është kthyer në pengun e llogores opozitare dhe sa më shumë kohë të kalojë me idenë se shpëtimi i Shqipërisë është PD dhe jo rotacioni, aq më shumë do qëndrojë Edi Rama në pushtet. PD e ka mbyllur misionin e saj historik dhe politik.
Nuk ka dyshim se humbësi i madh në këtë rast është vetë Sali Berisha.
Ai la në vitin 2013 një PD pa frymë dhe në thelb të shpërbërë. Humbi zgjedhjet, la udhëheqjen dhe, megjithëse ishte lideri në hije i partisë në vitin 2021 e këtej, nga pozita e ish-liderit të një ish-partie nuk arriti të parandalonte fatin.
Por, sigurisht, të gjithë “politikanët e Foltores”, që trajtuan PD dhe pjesën që ndoqi Bashën me urrejtje, lumë akuzash, sharjesh e fyerjesh, janë gjithashtu të humbur. Do të më thoni se kështu zakonisht i zgjidh “e djathta” mosmarrëveshjet e brendshme partiake.
Copëtohet, fraksionohet, shpërbëhet... Në të kaluarën në Shqipëri priteshin edhe kokat. Por PD-ja nuk është as e Berishës, as e Bashës. Ajo është pasuri e qytetarëve shqiptarë. Nuk është as e militantëve apo militarëve, meqenëse shpeshherë u pëlqen disave ta quajnë të tillë.
Partia Demokratike u krijua si një mjet që vë në lëvizje pluralizmin dhe bën që demokracia të funksionojë në Shqipëri. Por sot PD e rrënuar, e shpërbërë; me thikat e nxjerra nga milli bën që demokracia në Shqipëri të mos ketë fitues, por vetëm humbës.
Edhe ata që nxituan të shpallin Ramën fituesin e vetëm, duhet të mendojnë për këtë më maturi. Sepse kur një parti shpërbëhet, kjo nuk do të thotë se është zhdukur hapësira politike që ajo përfaqëson. Herët a vonë do ta gjejë rrugën dhe nuk është e sigurt që rezultati përfundimtar do të jetë domosdoshmërisht në favor të kryeministrit aktual.
Por nuk kemi arritur ende atje. Qeveria do të vazhdojë për një kohë të gjatë pa asnjë kundërshtim të vërtetë dhe treguesit e parë nuk janë shumë inkurajues, madje janë të frikshëm. Dhe kjo është lehtësisht e shpjegueshme dhe me kuptim. Sa më e vogël të jetë fuqia dhe ndikimi i një partie, aq më e lehtë është t’u drejtohemi eksperimenteve jo dhe aq demokratike dhe një qeverisjeje dembele të vendit.
E sigurt është se një udhëtim ka marrë fund. Ai i Partisë tradicionale Demokratike. Por, në fund të fundit, asgjë nuk ndodh.
Sepse sa herë në politikë mbyllet një rrugë, hapet një tjetër./CNA
Ndërkohë që gazeta, televizione, portale, organizata d...
Këtu e dy vjet mediat vizive e të shkruara, konferencat pë...
Për një kohë të gjatë, brezi im, ai i 20- 30 vjeçarëve...
Mos harroni, më të ligjtë që na kanë sunduar kan...
Nuk jam i majtë, por më vjen ndër mend një shprehje e ...
Sot Erion Veliaj refuzoi të merrte pjesë në mbledhjen e po...
Në ditët e errëta të sundimit gati total të Berishës, sido...
Edhe Putini ka arrestuar kryetarin e opozitës! Nesër ...
Sot me praninë tuaj në këtë takim shënoni atë ngjarje ...
Ajo është vetëm një. Kjo kohë politike është pritja e ...
Unë nuk mund të hesht për Elton Qynon sepse kam te ngu...
Të dashur miq, muaj më parë dëshmitë tronditëse, por j...
SPAK dhe kuvendi po bashkëpunojnë për ti dhënë fund pr...
Netflix, gjigandi i transmetimit të filmave dhe serial...
Lajm i madh sonte është vendimi i Këshillit Europian q...
Lufta mes Greqisë dhe Shqipërisë s’është për 5 mijë lekësh...
Një term i huazuar në titull, “gjakderdhja” financiare...
Paraprakisht, për të evituar spekulimet me titullin, më du...
Pol Baumer, personazhi qendror në kryeveprën e Remarku...
Dy festa në 33-vjetorin e themelimit të Partisë Demokr...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...