Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Pol Baumer, personazhi qendror në kryeveprën e Remarkut “Asgjë e re nga Fronti i Perëndimit”, portretizon një të ri idealist gjerman gjatë Luftës së Parë Botërore, i cili ëndërronte të bëhej hero.
I karikuar nga propaganda nacionaliste e asaj kohe, Baumer u regjistrua në Ushtrinë Perandorake Gjermane së bashku me disa shokë të tjerë për t’i shërbyer Atdheut.
Por menjëherë pas dislokimit në front, pamja romantike që ai kishte për luftën u përmbys nga realiteti i tmerrshëm i saj. Ëndrra për t’u bërë hero u zëvendësua nga përpjekjet për të mbijetuar.
Altin Dumani zor se do ta kishte frymëzuar Remarkun për të krijuar një kryevepër botërore. Por sot shefi i SPAK-ut, i dislokuar në front me pritshmëritë për t’u bërë hero kombëtar, i ngjan shumë personazhit të Baumerit.
Arrestimet e SPAK-ut për sagën e inceneratorit të Tiranës, në aspektin hetimor të çështjes, ngjajnë me shkrepje bosh. Dosja që prokurorët e SPAK-ut kanë paraqitur para gjykatëses Irena Gjoka, mbi të cilën u vendosën 15 masat e arrestit, është “mot a mot” e njëjtë me atë që u paraqit në korrik, kur SPAK vendosi sekuestron mbi inceneratorin. Asnjë fakt apo e provë e re.
Fakti që Alba Thoma paraqiste si dokumente publike email-et e Zotos është i provuar në dosjen e sekuestrimit. Ashtu sikurse fakti që Taulant Tushe dhe Simixhiu nuk pranuan që angazhimi i financimit nga Bashkia e Tiranës të votohej në Këshillin Bashkiak.
Dhe kjo shtron një pyetje. Pse SPAK nuk i kërkoi këto masa në korrik kur u vendos sekuestroja e inceneratorit, por e bëri këtë 4 muaj më pas? A është ky një hetim i mirëfilltë apo një proces i kontrolluar, rezultat i llogarive përtej drejtësisë? Ndaj në aspektin hetimor dosja e fundit është “Asgjë e re nga SPAK-u”. Apo më mirë akoma “Asgjë e re nga fronti i inceneratorit.”
Për shkak të përfshirjes së gjithë pushtetit në zullum, afera e inceneratorëve është testi i vërtetë i SPAK-ut. Çështja që do t'i japë përgjigjen debatit të madh dhe kyç të reformës në drejtësi. A është SPAK me të vërtetë një trupë e pavarur, e cila bën drejtësi pavarësisht emrave që dalin përpara në hetimet e saj? Apo është një institucion satelit i pushtetit, që kontrollohet nga qeveria.
Ky debat sot ka dy linja. Një grup, ata më optimistët, mendojnë se SPAK është duke e çuar çekanin e drejtësisë në maja që deri dje as nuk mund të imagjinoheshin. Një grup tjetër mendon se i gjithë aksioni i drejtësisë së re është një film me regji të kontrolluar nga qeveria. Deri më sot, zhvillimet në çështjen e inceneratorit, i japin të drejtë grupit të dytë.
Narrativa evazive dhe gjuha ambigue e përdorur nga prokurorët e SPAK-ut në pikat e nxehta të dosjes së inceneratorëve, është realiteti i egër i luftës që po vret ëndrrën romantike të “heronjve” të drejtësisë së re.
Kush ishte zyrtari që ideoi aferën e inceneratorit të Tiranës?
A ishte shkresa me nr. 22239 e Bashkisë së Tiranës dokumenti që devijoi planin e zgjerimit të landfillit të Sharrës sipas studimit të IFC, duke e shndërruar atë në koncesionin e Zotos-Mërtirit?
A është vepër penale marrja e angazhimit financiar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës pa miratimin e Këshillit Bashkiak?
A ka përgjegjësi Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë dhe Kryeministri vetë kur qeveria i jep bonus 8 për qind të pikëve një kompanie, për të cilën ishte informuar zyrtarisht se nuk ekzistonte?
Këto janë pikat e nxehta të hetimit, të cilat prokurorët e SPAK-ut kanë detyrimin t’i qartësojnë. Por në dosjen e dorëzuar në GJKKO të gjitha këto pika kalohen me një narrativë evazive duke të krijuar idenë se prokurorët duan t’u shmangen. Ose kanë frikë t’i zbardhin.
Dhe kështu ëndrra romantike e heronjve të drejtësisë së re zëvendësohet dalëngadalë me realitetin e dhimbshëm të ushtarëve që përpiqen të mbijetojnë me shpresën se dikur do të vijë Armëpushimi i Madh i Le Francportit. Vetëm se këtë herë ajo që kapitullon nuk është ushtria Perandorake e Gjermanisë, por ëndrra e Drejtësisë së Re dhe bashkë me të edhe Shqipëria.
Dy festa në 33-vjetorin e themelimit të Partisë Demokr...
A ia vlen të shkruash një libër për ngjarjet e Dhjetor...
Shprehja në titull është përgjigjja e Benjamin Frankli...
Gazetari Mero Baze, në portalin e tij “Tema” ka publik...
SPAK duket që është në aksion. Deri këtu biem të gjith...
Qesharakëzimi i SPAK për të goditur dallkaukët e vegjë...
Shtatë studio televizive ndoqa mbrëmë, të gjitha merre...
Gazetari- reporter Deputët e opozitës vijuan protestë...
Çdo fillim dhjetori, unë si njëri nga ata që pata fatin un...
33 vite pas 8 Dhjetorit 1990 ndiej keqardhje që them s...
Kur ka një, mund të ketë dhe dy. Dhe kur bëhen dy, e treta...
Kujdes me Italinë, i kemi borxhe! Edhe në ëndrrën më të ç...
Ajo qytezë ishte kaq e qetë dhe me njerëz kaq të dashu...
Tragjedia e 29 nëntorit në Prishtinë, ku bashkëshorti ...
Të nderuar demokrate dhe demokratë, të dashur bashkëqy...
Fjala dhe lajmëtari kanë një mbrojtje të fortë në Kanun: “...
Në vitin 1992 doli në qarkullim një libër me titull ''...
Data 28 nëntor 1944 është jo vetëm dita e Pavarësisë, ...
Thomas Fatmirson Mediu dhe të tjerët shkruan një letër për...
Pas disa ditësh në Shqipëri do të festojmë 8 Dhjetorin. Ës...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...