Nga Lutfi Dervishi/ Letër e Kryeministrit Rama pas shortit të Europianit
Kujdes me Italinë, i kemi borxhe! Edhe në ëndrrën më të ç...

Kur ka një, mund të ketë dhe dy. Dhe kur bëhen dy, e treta, e katërta e kështu me rradhë, janë vetëm statistikë. Fillimi i kësaj statistike i përket një ndeshjeje të pabarabartë që vazhdon pothuaj prej tre dekadash. Nga njëra anë është një personazh i cili ka provuar të gjitha majat që afron vota politike, president i republikës, kryeministër e kryetar partie. Autoriteti vetjak i ka dhënë edhe mundësinë të jetë prokuror e gjykatës për të gjithë kundërshtarët e tij dhe avokat për miqtë. Hero dhe i adhuruar për miqtë, tradhëtar dhe i përjashtuar për kundërshtarët. Ky identikit i përket vetëm një personazhi që quhet Sali Berisha.
Nga ana tjetër është një gazetar e botues. Ka ndryshuar emrat e mediave që ka drejtuar, por nuk ka ndryshuar zanat në këto tre dekada. Akuzues dhe i akuzuar. Evropian në Tiranën e dikurshme postkomuniste, shqiptar në pasaportë dhe inat në Shqipërinë e sotme pothuaj evropiane. Si shumica e dërmuese e shqiptarëve, me më shumë para se në fillim të 90-ës. Ky është një identikit që mund t’i shkojë një shumice gazetarësh profesionistë shqiptarë, por ndryshe nga gjithë ata, ai është i vetmi që ka mundur në një proces gjyqësor Sali Berishën, të gjendur fajtor për shpifje. Gzetari quhet Carlo Bollino.
Ai e fitoi procesin e tij ndaj Berishës pesë vjet më parë mbas një ndeshjeje që kishte brenda gjithë absurdin e kohës. Për Berishën ishte hera e parë që i dështoi sistemi tij vetjak ligjor që ai kishte krijuar posaçërisht për veten. Brenda atij sistemi, deri në momentin kur ka gjithmonë një herë të parë, për tre dekada, Berisha impononte të ishte e vërteta që duhej pohuar, por jo nevoja për ta vërtetuar, krahu që godiste, por jo shpatulla që mund të merrte mbrapsht goditjen, ishte goja që akuzonte, gjykonte, vendoste, por jo subjekti që mund të provonte që mund të akuzohej, gjykohej e mbi të cilin të merrej vendim.
Armiqësia me shqiptarit ballkanas që nuk harron kurrë dhe shqiptarit nga Apeninet matanë Adriatikut, ka marrë një tjetër trajektore absurde këto kohë. Prej ditësh, Sali Berisha ka nisur një fushatë pothuaj të përditshme akuzash ndaj botuesit Bollino, si pragun që e godet të dëgjojë dera e kryeministrit. Bëhet fjalë për mënyrën e ndërtimit të televizionit Report TV, një media informative, e cila për një sërë koincidencash i ka dalë zotit Berisha jo rrallë përpara syve.
Duke nisur fillimisht me faktin që botuesi i saj është kundërshtari i tij që në krye të herës, me një armiqësi të nisur që në fillim të viteve 90-të dhe më pas, kur ish-presidenti e shpalli informalisht Non Grata në Shqipëri dhe vazhdon paprerë edhe tani kur ish-kryeministri beson se në Non Gratën e tij amerikane, ka gisht edhe Bollino. Në të vërtetë, armiqtë e Berishës janë sezonalë: të gjithë ata që nuk janë me të, ai i konsideron kundër vetës. Në rastin e botuesit Bollino, përplasja mes tyre ka vetëm një motiv dhe ky ka të bëjë me profesionin. Eshtë pothuaj e pamundur që të jesh njëkohësisht edhe gazetar, edhe admirues i Berishës. Për një tjetër koincidencë pothuaj fatale, Report TV është ndërtuar pikërisht në tokën e mtuar nga dhëndri i zotit Berisha, në një proces ligjor të firmosur nga kryeministri Rama. Dhe si të mos mjaftonte kjo, vetë Bollino dy vjet më parë ka bërë një investigim gazetaresk për çështjen e klubit Partizani, që tashmë ka të veshur edhe dyshimin e akuzës publike mbi përfituesin dhe zhvilluesin e kësaj prone zotin Malltezi dhe mbi vetë Berishën që firmosi procesin.
Por edhe pse i ka hyrë në oborrin e kullave, tentativa për të vënë një shenjë barazimi mes ndërtimit të kullave të banimit dhe ndërtesës së një televizioni, është tmerrësisht e sforcuar. Eshtë si goditje me shkopin e të verbërit, me shpresë që herët a vonë, do të gjejë një vrimë ku të futet.
Bollino nuk është dhëndri i Ramës që të përfitonte prej tij. Ai ka përfituar atë që e kanë marrë me dhjetra personazhe të tjerë nga bota e biznesit apo dhe ajo e interesit, por me ndryshimin që biznesi i tij prodhon një të mirë publike siç është informimi. Eshtë shumë më e udhës që Berisha, edhe pse i palegjitimuar si kundërshtar me të, ta mallkojë botuesin si biznesmen apo dhe si pronar.
Ja vlen shumë herë më shumë që ta luftojë për bindjet dhe opinionet e tij politike. Mund t’i gjykojë ngjyrën e votës që hedh apo njerëzit me të cilët pi kafe, por është e pamoralshme që të hedhë gurë në një shtëpi mediatike me dhjetra gazetarë që jetojnë me fjalën. Do të kishte më shumë shanse në betejën e tij, e cila ka një fund të paracaktuar.
Edhe pse në Shqipërinë e sotme kjo gjë duket sureale, media nuk është biznesi i zakonshëm. Në fakt, ajo është dëshmitarja sesi kanë ardhur dhe kanë ikur burrat e politikës. Ajo është dëshmitare e forcës së tyre në pushtet dhe harresës kur ikin. Në hesap të fundit, media ka fituar edhe mbi armiqësitë genetike, edhe mbi miqësitë e përkohshme me politikanët.
Kështu do të ndodhë edhe kësaj here në këtë betejë ku Bollino duket i vetëm dhe pa empatinë edhe të kolegëve të tij, që edhe mbas tre dekadash shqiptar, nuk ja falin dot që ai nuk është tirans i vjetër dhe që është emigrant Italian i natyralizuar në shqiptar në pasaportë, gjuhë e Atësi. Ai duhet të mbrohet si gazetari në betejë të pandershme me politikanin. Thirrja e profesionit herët a vonë duhet të bëhet më e fortë se klithma e interesit.
Kur ka një, mund të ketë dhe dy. Dhe kur bëhen dy, e treta, e katërta e kështu me rradhë, janë vetëm statistikë. Betejën e parë për shpifje Berisha e humbi me Bollinon në një proces tmerrësisht të vështirë sepse ishte atipik. E dyta mund të jetë shumë e lehtë për të dy nëse Berisha kërkon revansh në gjykatë. Eshtë shumë më lehtë kështu sepse me një rrugë, zgjidhen më shumë se dy, tre apo katër punë që ish-kryeministri do të ketë me gjykatën.
Kujdes me Italinë, i kemi borxhe! Edhe në ëndrrën më të ç...
Ajo qytezë ishte kaq e qetë dhe me njerëz kaq të dashu...
Tragjedia e 29 nëntorit në Prishtinë, ku bashkëshorti ...
Të nderuar demokrate dhe demokratë, të dashur bashkëqy...
Fjala dhe lajmëtari kanë një mbrojtje të fortë në Kanun: “...
Në vitin 1992 doli në qarkullim një libër me titull ''...
Data 28 nëntor 1944 është jo vetëm dita e Pavarësisë, ...
Thomas Fatmirson Mediu dhe të tjerët shkruan një letër për...
Pas disa ditësh në Shqipëri do të festojmë 8 Dhjetorin. Ës...
Sot mbushen 79 vite kur kombit tonë të dashur ju insta...
Shqiptarë të dashtun, uroj që kjo letër t’iu gjej shën...
Për të shpallur pavarësinë më 28 nëntor 1912, Ismail Qemal...
Rama nuk e dëshiron integrimin europian, ai po i impon...
Përplasja midis SPAK-ut dhe gjykatës së posaçme lidhur me ...
Nëse ndonjëri do të donte të përshkruante gjendjen e s...
Berisha thotë se gjykatësja që ka çështjen time është ...
Bisedat televizive të mbëmjeve do të ishin krejt të me...
Mendoja se Kongresi i qershorit të vitit 1991, apo kongres...
Mbetet ende i freskët, ndoshta i frikshëm për disa, pa...
A duhet ndarë Gjuha shqipe nga Letërsia qysh në ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...