Dy fjalë për 8 Dhjetorin (ndoshta të fundit si pensionist politik!...)
Pas disa ditësh në Shqipëri do të festojmë 8 Dhjetorin. Ës...

Thomas Fatmirson Mediu dhe të tjerët shkruan një letër për Federatën Opozitare ku fëmijët e vegjël të PD-së së madhe, u kërkonin Prindit 1 dhe Prindit 2 të PD-së me Vulë dhe PD-së pa Vulë, që të mblidhnin mendjen e të bashkoheshin.
Por Berisha tha se Basha e ka tradhtuar me Ballën e Basha tha se nuk u kthehet më historive të së shkuarës. Me pak fjalë, kemi “fëmijët jetimë të partive të vogla aleate opozitare” që nga halli po bëhen “federalistë” dhe kemi Prindin 1 dhe Prindin 2, të cilët e kanë ndarë mendjen ta çojnë deri në fund aktin e tyre të divorcit.
Atëherë, natyralisht na lind pyetja, cila është kriza e vërtetë e Opozitës??? Mos vallë kriza qëndron te divorci Berisha - Basha, te lënia jetimë e “fëmijëve federalistë” apo kriza është më e thellë, më thelbësore e kërkon rithemelim e rikonceptim rrënjësor të Opozitës dhe Opozitarizmit në Shqipëri???
Sali Berisha kur vendosi rikthimin e tij në fushëbetejë, e mendoi dhe besoi se rithemelimi vetëm i PD-së do të ishte i mjaftueshëm dhe gjithçka tjetër do të tejkalohej, si edhe ka ndodhur pas 1997, 2001, 2004, etj.
Nuk ndodhi aspak kështu. I shpallur Non Grata nga SHBA dhe Britania e Madhe, i ngarkuar nga mosha e krejt i huaj për kohët e reja, Sali Berisha bëri shumë më tepër se kushdo tjetër për ta provuar fuqinë e tij.
E megjithatë fuqia e tij maksimale sot nuk shkon dot kurrë përtej fuqisë së xhuxhit që nuk rritet më, sado stërvitje e luftë të bëjë e sado muskuj të zhvillojë. Rikthimi i “babës” nuk ia dha “shtëpisë” shkëlqimin e dikurshëm.
Përkundërazi “baba” me hallet e reja e bëri shtëpinë të duket edhe më arkaike përveçse e mbytur nga gjemitë e gjithëfarësojshme të 10 viteve të fundit. Basha nga ana tjetër, mori “mbiemrin e familjes”, dmth logon e vulën e PDsë, dhe shkoi të hapte “oxhak të ri” me “mbiemrin e vjetër”.
Fabula e Bashës është e thjeshtë, kur ishim familje e madhe dhe e bashkuar, “i riu” aktronte, “plaku” vendoste. Ndërsa me oxhakun e ri, të gjithë do ta shohin se sa i mirë dhe i zoti është “i riu” i mëvetësuar.
Pa analizuar fare ligjërimet dhe rrethanat e konjukturën politike, këtu mjafton një analizë e thjeshtë e këtij realiteti politik, për ta kuptuar se Berisha dhe Basha as e kanë në plan e madje as në imagjinatë mundësinë për të takuar trajektoret e “babës së rikthyer” me atë të “të riut të mëvetësuar”.
“Baba i rikthyer” ka si sfidë të tijën sipërmarrjen antihistorike që t'i rikthejë shtëpisë së tij “shkëlqimin” e dikurshëm. Kurse “i riu i mëvetësuar” edhe pse paradoksalisht ka qenë “i martuar gjatë” dhe qëllon të jetë tashmë “nuse e re me vrimë të vjetër”, kërkon me ngulm shansin e tij për të dëshmuar se ai mundet dhe vlen.
Këtu “letra e federalistëve” si mendim e përpjekje bëhet dyfish komike dhe më tej edhe tragjike edhe për shkak të moskuptimit të realitetit, por edhe sepse “fëmijët jetimë” janë të gjithë në moshë madhore e secili ka oxhakun e vetë prej nga ku duhet të nxjerrin tym pune, përgjegjësie, kontributi e vlerash. Do të kishte qenë më e ndershme nëse do të deklaroheshin me “babën” si alternativë, apo me të riun si mundësi.
Ose të bënin atë që bënë 740 punonjësit e Open AI kur u shkarkua Sam Altman.
Ditën që Bordi i Open AI shkarkoi Sam Altman dhe emëroi si CeO të re Mira Muratin, nga 740 punonjës të kompanisë, 700 prej tyre firmosën dorëheqjet duke vendosur kusht se ata do të riktheheshin në punë vetëm nëse rikthehej në detyrë Sam Altman dhe detyrimisht nëse dorëhiqej plotësisht ai Bord që e shkarkoi Samin.
Këto akte ndodhin vetëm në realitete morale dhe meritokracie. Tani këta “fëmijët jetimë federalistë” të sotëm, ç’është e vërteta, nuk janë as “fëmijë”. Këta në terma korrekte janë si “xhajet” e Opozitës sepse kanë mbi 20 vite që janë në krah të “babës”.
“Baba” i mbante në “hyqëm” edhe kur “xhajet” iu bashkangjitën “të riut”. Si “xhaje” secili me shtëpinë e vetë, askush nuk ua bëri kurrë pyetjen, po ju akoma doni të vazhdoni të bubroni nëpër korridoret e politikës?
Se po të jetë për këta “xhajet federalistë”, është shumë më realiste dhe praktike që të duket si shenjtor, ai dora vetë, “baba i rikthyer”. Nuk kam asgjë personale me asnjërin nga “liderët federalistë opozitarë”. Thjesht po analizoj duke konfiguruar thjeshtësisht të vërtetën e dukshme që askush nuk e thotë copë e açik.
Figuracioni i përdorur prej meje, nuk synon as përkufizimin dhe as fyerjen e asnjërit prej liderëve të partive të vogla opozitare që konsiderohen aleate të PDsë. Personalisht nuk kam asnjë mendim e asnjë ngut a ngasje për tu marrë me ta si persona.
Jam vetëm duke përdorur një stilistikë eufemiste për ta bërë krejt të thjeshtë për gjithëkënd këtë analizë e këto radhë që po shkruaj. Të sqaruara këto sende sa më sipër, mendoj se të gjithë biem dakord siç thotë François-Marie Arouet apo siç e njohim ne Volteri se, kuptueshmëria e përbashkët, shpesh nuk është e zakonshme dhe as e përbashkët.
Apo siç thotë ngahera miku im i kahershëm Fatmir Mediu, ne duhet të biem dakort që mos të biem dakort. Për ta përmbyllur, unë dëshiroj të them se opozitës shqiptare nuk i duhet as federalizmi e as bashkimi mekanik.
Opozitës shqiptare i duhet çlirimi i energjive më të mira dhe moralizimi si pararendje për rithemelimin e saj në mendim, kulturë, strategji, strukturë dhe veprim.
Edi Rama ka që prej vitit 2013 që fiton me këtë lloj Opozite që ne kemi, edhe kur ajo ka qenë e bashkuar edhe tani si e ndarë.
Ribashkimi mekanik, sidomos me vendosje piketash përcaktuese dhe emërime nga lart se kush është opozitar e kush jo, vetëm sa i shton një fitore tjetër të lehtë Edi Ramës. Vizioni i ri kërkon krejt një zemër e kulturë të re.
Unë kështu e mendoj dhe jam i gatshëm që t'i debatoj mendimet e qëndrimet e mia në çdo tryezë a njësi opozitare e me këdo. Tek e fundit, unë jam nga ata njerëz që besoj se nëse një njeri nuk e mban dot krejt i vetëm idenë dhe vizionin e tij njeri nuk vlen, e nëse një ide e vizion nuk qëndron e reziston dot qoftë edhe tek një njeri i vetëm, atëherë kjo ide e ky vizion nuk vlejnë./CNA
Pas disa ditësh në Shqipëri do të festojmë 8 Dhjetorin. Ës...
Sot mbushen 79 vite kur kombit tonë të dashur ju insta...
Shqiptarë të dashtun, uroj që kjo letër t’iu gjej shën...
Për të shpallur pavarësinë më 28 nëntor 1912, Ismail Qemal...
Rama nuk e dëshiron integrimin europian, ai po i impon...
Përplasja midis SPAK-ut dhe gjykatës së posaçme lidhur me ...
Nëse ndonjëri do të donte të përshkruante gjendjen e s...
Berisha thotë se gjykatësja që ka çështjen time është ...
Bisedat televizive të mbëmjeve do të ishin krejt të me...
Mendoja se Kongresi i qershorit të vitit 1991, apo kongres...
Mbetet ende i freskët, ndoshta i frikshëm për disa, pa...
A duhet ndarë Gjuha shqipe nga Letërsia qysh në ...
Në një lëvizje që kapi në befasi Fuqitë e Mëdha, Komb...
10 vjet më parë vdiq në një aksident automobilistik So...
Leksi u çua herët në mëngjes. Duhej të kapte furgonin ...
Rrethimi i opozitës që po përgatitet në sallën e parla...
Një nga emisionet me peshë të aktualitetit në bregun p...
Shqipëria e mbylli pandeminë e COVID-it si një prej ve...
U mbushen 79 vite kur u krye masakra masive në Tiranë nga...
Enigmat e aksionerëve të kompanisë offshore Geogenix u zgj...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...