
33 vite pas 8 Dhjetorit 1990 ndiej keqardhje që them se Demokracia, për të cilët u ngritëm ne 21- vjeçarët e para 33 viteve, ende nuk ka triumfuar. Liria, të cilën e kishim ëndërr, përsëri ëndërr e largët ka ngelur.
Dhe, tragjike është që këto fjalë, të cilat shpojnë si gozhdë zemrën e të gjithë atyre njerëzve që luftuan, që u torturuan, që vuajtën për rënien e diktaturës komuniste; që shpojnë si gozhdë zemrat e të gjithë atyre studentëve, të cilët u ngritën ashtu idealistë, naivë e plot besim, i them unë- njëri prej protagonistëve të atyre ditëve.
Pse po e them këtë? Sepse kam 32 vite, që i refuzoj ceremonitë festive e përkujtimore të Dhjetorit ’90, nga të gjitha partitë, presidentët e kryetarët e shteteve.
Sepse Dhjetori ’90 dhe gjithçka ai përfaqëson u tradhtuan dhe ngelën plagë e hapur.
Sot nuk ka kuptim të mblidhemi e të “festojmë” me një gotë whiskey e të dëgjojmë pallavrat e emisarëve të Ramiz Alisë, të atyre që shtrembëruan, manipuluan faktet historike, apo të atyre që nuk ishin protagonistë dhe quhen dhjetoristë vetëm se u qëlloi fati të ishin studentë apo të kalonin ato ditë përpara Korpusit. Aq më tepër të dëgjojmë pallavrat e të palindurve ende. Dhe çfarë?
Të rrëkëllejmë gotën e whiskey-t dhe ta pijmë për shëndetin e kujt? Dhe ku? Dhe si? Dhe për çfarë?
Për revoltën tonë ende të papërfunduar? Të papërfunduar, sepse e papërfunduar ngeli ajo që ne besuam... Pavarësia jonë! Liria jonë! Barazia jonë! Drejtësia jonë! Demokracia jonë! Këto ne nuk i kemi. Këto janë,.. tani iluzione... Dhe kamuflohen pas Demokracisë... E thënë ndryshe, slogani ynë me dy gishtat lart “Liri- Demokraci!” i 33 viteve më parë është aktual edhe sot!
"Liria" është...
E drejta e fjalës, mendimit dhe e veprimit është “liria”! E drejta të kesh vullnet të lirë është “Liria”. E drejta për arsimim është liria! E drejta të jetosh në mënyrë dinjitoze është Liria! E drejta të mos monitorohesh e kontrollohesh nga patronazhistët është Liria! E drejta të mos kërcënohesh me bukën e gojës është Liria! E drejta punës është “Liria”... Janë larguar mbi 500 mijë shqiptarë vitet e fundit duke e shpopulluar frikshëm Shqipërinë. Dhe po vazhdojnë të largohen.
E drejta që liria të mos jetë në dorën e tyre është Liria!...
“Demokracia" është...
Gjithçka, veç asaj që kemi. Një shtet ku duhet të mbizotëronte Drejtësia, por mbizotëron mafia dhe mafia politike, korrupsioni në çdo skaj e qelizë të shoqërisë, ekonomisë e politikës.
33 vite më parë ne u ngritëm me ëndërr në sy e zemër!
U ngritëm që të kishim një sistem të vërtetë demokratik ku të kishte drejtësi, shanse të barabarta!
U ngritëm që të kishte meritokraci.
Nuk u ngritëm ë politikanët tanë të pasuroheshin në mënyrë galopante të mbështetur nga krimi.
Nuk u ngritëm që njerëz pranë politikës të pasuroheshin aq shumë pa punuar asnjë ditë.
Nuk u ngritëm që disa familje me lidhje nepotike të zëvendësoheshin nga të tjera familje e lidhje ekonomike e kriminale.
Nuk u ngritëm që partitë politike që ishin parti familjare të trashëgueshme dhe dinozaurët tanë politikë të tallen këtu e 33 vite me inteligjencën tonë.
Nuk u ngritëm që partitë të shërbejnë si mburojë të halleve dhe pasurive të kryetarëve.
Nuk u ngritëm që me idealizmin e çiltërsinë tonë të bëjnë karrierë matrapazët dhe të pasurohen horrat!
Nuk u ngritëm që sot ajo ngjarje e mrekullueshme të shërbejë si fasadë.
Nuk u ngritëm që të rrëzonim mitet e rreme dhe vendin e tyre ta zinin m*tër të vërtetë!
Nuk u ngritëm që idealet tona dhe atdheu ynë të prostituohen përditë prej maskarenjve që qeverisin!
Nuk u ngritëm që emisarët e Ramizit sot ta komercializojnë dhe ta privatizojnë tërësisht Lëvizjen Studentore!
Nuk u ngritëm që 33 vite më pas të shohim me dëshpërim ëndrrat tona të kenë ngelur ëndrra, idealet tona të kenë ngelur ideale, fatkeqësisht të parealizueshme!
Prandaj them se Demokracia dhe Liria ende nuk kanë fituar!
Prandaj revolta e studentëve, Lëvizja Studentore dhe ajo ç’ka këtë përfaqësojnë, nuk janë vetëm “festimet” e një dite.
Dhjetori ‘90, dhe ato ç’ka ai përfaqëson duhet të jetë prezent çdo ditë, gjithë vitin, pa u mitizuar.
Mitizimi i Dhjetorit ‘90 është një ngjarje që funksionon negativisht, sepse i largon të rinjtë prej tij. Rebelimi është pjesë e historisë së brezit tim. Me rebelime shkruhet historia dhe krijohet qytetërimi.
Dhjetori ‘90 si dhe gjithë rezistenca, e njerëzve dhe e studentëve, kundër diktaturës komuniste, të dhunshme dhe çnjerëzore të mëson të mbash kokën lart, të respektosh tjetrin, të drejtën për vetëvendosje, vetërealizim, liri.
Kur ka një, mund të ketë dhe dy. Dhe kur bëhen dy, e treta...
Kujdes me Italinë, i kemi borxhe! Edhe në ëndrrën më të ç...
Ajo qytezë ishte kaq e qetë dhe me njerëz kaq të dashu...
Tragjedia e 29 nëntorit në Prishtinë, ku bashkëshorti ...
Të nderuar demokrate dhe demokratë, të dashur bashkëqy...
Fjala dhe lajmëtari kanë një mbrojtje të fortë në Kanun: “...
Në vitin 1992 doli në qarkullim një libër me titull ''...
Data 28 nëntor 1944 është jo vetëm dita e Pavarësisë, ...
Thomas Fatmirson Mediu dhe të tjerët shkruan një letër për...
Pas disa ditësh në Shqipëri do të festojmë 8 Dhjetorin. Ës...
Sot mbushen 79 vite kur kombit tonë të dashur ju insta...
Shqiptarë të dashtun, uroj që kjo letër t’iu gjej shën...
Për të shpallur pavarësinë më 28 nëntor 1912, Ismail Qemal...
Rama nuk e dëshiron integrimin europian, ai po i impon...
Përplasja midis SPAK-ut dhe gjykatës së posaçme lidhur me ...
Nëse ndonjëri do të donte të përshkruante gjendjen e s...
Berisha thotë se gjykatësja që ka çështjen time është ...
Bisedat televizive të mbëmjeve do të ishin krejt të me...
Mendoja se Kongresi i qershorit të vitit 1991, apo kongres...
Mbetet ende i freskët, ndoshta i frikshëm për disa, pa...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...