Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Paraprakisht, për të evituar spekulimet me titullin, më duhet të qartësoj se: “4P-të janë respektivisht, Pluralizmi fasadë, fuqia e (mbi) Pushtetin, tradita e Pandëshkushmërisë dhe Populizmi bollshevik”!
Me konkretisht po paraqes një përmbledhje të rrëshqitjes së Shqipërisë/2023 (me 4P-të, më të deformuara cinikisht se 1991) por dhe të përballjes/betejës kryesisht të Drejtësisë/SPAK për të rikthyer besimin e Shqiptarëve në modelet, parimet dhe vlerat e demokracive perëndimore, më specifikisht në standartet e Euroatlantike mbi pluralizmin dhe balancat e pushteteve në fushën e sigurisë & mbrojtjes kombëtare.
Ndërsa për ta ilustruar, risjell në vëmendje që mbas shkrirjes së Traktatit të Varshavës në 1990, NATO “mbijetoi” dhe u konfirmua në tregun e sigurisë globale si Aleanca më e fuqishme e historisë së njerëzimit.
Nëpërmjet politikës së zgjerimit, pra lançimit të Partneritetit për Paqe (PfP), NATO hapi dyert për vendet e bllokut komunist të Evropës Lindore, përfshi edhe ndaj RPSSh, e cila në një dalldisje bolshevike deklaronte se: “nuk ishte as lindje as perëndim, por fanar ndriçues dhe vetë udhëheqja e internacionalizmit botëror”!!
Për rrjedhojë të politikës së “dyerve të hapura” në tri dekada, NATO është dyfishuar, pra nga 16 deri në 1990, sot ka 31 vende, ndërsa me Suedinë që pret “veton e Ankarasë”, numri shkon në 32. Në procesin drejt integrimit vendet aspirante (përfshi RSh) “u vetangazhuan” se do të ndërmerrnin një paketë reformash kombëtare si dhe do të “monitoroheshin” të parapërmbushnin një liste kriteresh kritike.
Së dyti, ndërsa për konceptin e “mbrojtjes pëllëmbë për pëllëmbë”, udhëheqësit/sunduesit e mbipushtetshëm (por të rrjedhur) të Shqipërisë së rraskapitur deri në vitin 1991, deklaronin se: “po/kur ta lypte nevoja do të fitonin edhe kundër fuqisë ushtarake të Traktatit të Varshavës ose të NATO-s, por po t’ua mbante edhe kundër të dyja Aleancave së bashku”! Pluralizmi politik dhe balancat e pushteteve, ishin neni 55, pra terma që u kushtonte Shqiptarëve jetën, Spaçin, Qafën e Barit, kampet e internimeve, etj.
Pas përmbysjes se komunizmit në 1991, Shqipëria, ishte vendi i 4 nga lindja komuniste që aplikoi dhe u pranua zyrtarisht në PfP në 1994 dhe si aspirant (MAP) në 1999, duke konfirmuar vendosmërinë politike të Tiranës zyrtare për thellimin e reformave jo vetëm në çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, por edhe në ato Politike, Ekonominë e tregut, paketën Ligjore dhe të sigurisë së Informacionit.
Thënë këto, anëtarësimi i RSh në NATO (4 Prill 2009) nuk ishte as ftesë për në dasmë, as fushë me lule. Politika e dyerve të hapura, (jo të shqyera si hani Stavros) vendosi “5 parime të panegociueshme” të anëtarësimit: (1) pluralizmi partiak; (2) vullneti zyrtar për t’ju bashkuar Aleancës; (3) Balanca e pushteteve; (4) kontrolli civil demokratik mbi FA si dhe (5) reforma të gjithanshme të Sistemit të Sigurisë Kombëtare (konceptit, strukturave, infrastrukturave, pajisjeve, personelit & rregullave të angazhimit të FA).
Kështu përsërisim se pluralizmi partiak (përfshi rotacionin politik) mbetet jetik për demokracinë funksionale, nuk ishte fjala kurrsesi për modele qesharake të “bashkimeve profesionale” të Ramiz Alisë në 1991. Fatëkeqësisht nuk është as për këtë realitetin-fasadë mbas 32 vitesh (2023), ku udhëheqësit e gjithëpushteshëm dhe të pavdekshëm të mbi 60 Partive Politike (që bëjnë edhe sikur kanë dhe forume, Kongrese, Kuvende, etj); As për “skuthin e procedurave, pra mavro-Kryetarin e PD-zyrtare”, që për 11 vjet e ka poshtëruar të djathtën nga humbja diskredituese 2017, në atë turpëruese në Prill 2021, por (si Ali Komiku Bagdadit), marrëzisht: “rikthehet të kalerojë mbi një grusht egocentrikësh të sëmurë, në betejën për rotacionin politik që nën udhëheqjen e Tij Supreme do të realizohet ndoshta në dekadën tjetër …”! As turpi as marrja, s’kanë të sosur, por as mëshira dhe as neveria nuk do të mjaftonin.
Nënvizoj edhe njëherë se përveç Pluralizmit Politik një ndër standardet thelbësore të reformave të sigurisë ishte/mbetet harmonizimi demokratik i balancave mes 3 pushteteve (Kuvendit, Qeverisë & Presidentit) si dhe decentralizimi i përgjegjësive të zbatimit në 3 hallkat e zinxhirit të zbatimit/komandimit në FA (C2).
Së treti, në procesin drejt antarësimit të plotë (1994 – Tetor 2023) RSh i përmbushi detyrimet dhe standardet e NATO-s, duke i mirëmaterializuar ato në Kushtetutë (kapitulli-15); në një paketë moderne ligjore, si ligjin: "mbi Pushtetet në FA"; SSK 2004, Strategjinë Ushtarake 2007, PAZH 2008 - 2020 si dhe në 100-ndra Vendimet e KM të [shpallura në fletoren zyrtare]; Strategjinë Sektoriale dhe direktivat vjetore të MM”. Për këto, etj, nga autoritetet e NATO-s në 2012 e konfirmuan zyrtarisht RSh: “ndër 5 vendet model për reformat, përmbushjen e standardeve dhe kontributeve në NATO”!
Gjithsesi, duhet të mbajmë me mirënjohje në konsideratë që reformat si dhe përmbushja e standardeve (përfshi balancën e pushteteve) të NATO-s, janë realizuar me mbështetjen dhe nën monitorimin e Zyrës Amerikane të Bashkëpunimit (ODC) si dhe Ekipin Këshillimor të NATO-s (NAT) në Tiranë.
Së katërti, në kornizën ligjore të sipërpërmendur, ndarja e pushteteve, autoritetet e drejtimit politik, kontrolli civil demokratik dhe përgjegjësitë e zbatimit ose komandimit përcaktohen si vijon:
A. Pushteti i kontrollit civil demokratik në FA janë atribut kushtetues i Kuvendit, ndërsa Pushteti i harmonizimit të balancave në zinxhirin e komandimit strategjik është i Presidentit të Republikës. Ai/Ajo dhe KPFA (pushtet që gjithsesi në kohë paqe ushtrohet nëpërmjet Qeverisë/MM).
B. Përgjegjësitë e drejtimit politik (përcaktimi i objektivave strategjikë) si dhe përmbushja e tyre/objektivave në fushën e mbrojtjes kombëtare i janë atashuar Qeverisë, e cila e ushtron, nëpërmjet institucionit të Ministrit të Mbrojtjes [Ai/Ajo përfaqësues i Qeverisë].
Kështu konkretisht, MM ushtron/mban përgjegjësi për drejtimin politik në përmbushjen e objektivave strategjike të përcaktuara në SSK, Strategjinë Ushtarake dhe Direktivave Sektoriale të Qeverisë, për reformën e mbrojtjes; anëtarësimin në NATO, përfshi programet e demontimit të armatimit, municioneve dhe infrastrukturave të tepërta, jo vetëm si kërkesë/detyrë e NATO-s, por në radhë të parë për ta nxjerrë vendin nga harta e rreziqeve potenciale që ato ekspozojnë.
C. Detyrat/përgjegjësitë e Ekzekutimit ushtrohen nga hallkat ushtarake [si dhe strukturave civile mbështetëse] në tri nivelet e Komandimit [Strategjik, Operacional dhe Taktik]. Mbështetur në referencat ligjore dhe standardet e NATO-s, hallkat ushtarake janë përgjegjëse për planifikimin dhe komandimin, ose zbatimin (me terma civil) e përshkallëzuar të masave, që kanë për qëllim realizimin/përmbushjen e objektivave strategjikë, operacionalë dhe taktikë, në përputhje me SSK, Strategjinë Ushtarake, Strategjitë Sektoriale, Direktivat Vjetore si dhe urdhrat ekzekutivë të MM.
Por përtej ndarjes dhe balancës së pushteteve, përgjegjësitë ekzekutive/komandimit, përfshi detajet edhe në rastet me pasoja tragjike, kurrsesi nuk duhet të paragjykohen as komentohen politikisht. Ashtu si nacionalizmi ekstrem, edhe politizimi në këto raste, është “mburoja e sekserëve dhe maskarenjve ”!
Po ashtu, korrniza ligjore e p.sh Institucionit të Ministrit të Mbrojtjes apo çdo funksionari tjetër civil/ushtarak/civil të lartë, nuk e konsideron dorëheqjen si përgjegjësinë morale. Por në kontekstin e standardeve të NATO-s, mund të thuhet që përtej perceptimit “populist” si vullnet/akt personal në rastet e ngarjeve me pasoja të rënda dhe impakte kombëtare: “dorëheqja është përgjegjësi e lartë shtetërore” dhe e mbështetur në kodet fisnike të demokracive perëndimore.
Së pesti, për ta bërë sa më të thjeshtë, po përpiqem ta sjell/vendos këtë opinion në kontekstin e përpjekjeve (në fakt sfidën e vështirë të drejtësisë/SPAK), për të gjetur dhe ndëshkuar përgjegjësit në këtë katrahurë të Pluralizmit fasadë; fuqisë së (mbi) Pushtetit, traditës së Pandëshkueshmërisë dhe Populizmit primitiv, në ushtrimin e përgjegjësive të zbatimit, në procesin e reformës së sigurisë kombëtare si dhe në rastet e mijëra VKM-ve në 30 vjet, (përfshi privatizimin e infrastrukturave ushtarake, demontimin e municioneve, etj).
Kështu për shembull, krahas domosdoshmërisë, përpjekjeve, dështimeve dhe arritjeve, përgjatë 30 viteve ka pasur pikëpyetje dhe një hezitim populisto-bolshevik për reformat, veçanërisht për nxjerrjen dhe më tej privatizimin e mijëra infrastrukturave ushtarake nga “Plani i Përhapjes ose lista e burimeve të mbrojtjes” si dhe për shkatërrimin e municioneve të tepërta: “nëse ato janë pasuri apo rrezik kombëtar i trashëguar” ?!
Mbështetur në ekperiencën e vendeve të NATO-s dhe si ndër dëshmitarët teknikë, mendoj të kundërtën, pra që reforma e mbrojtjes (reduktimi nga 115 mijë forcë aktive që trashëguam në më pak se 10 mijë aktualisht); ulja nga 25 % në 2 % të GDP-së për mbrojtjen, reduktimi radikal i infrastrukturave [përfshi qindra mijëra tunelet, bunkerët, në fakt gjakun dhe djersën e popullit-ushtar që po e “ha deti”]; shkatërrimi i mijëra ton municione të tepërta, etj, jo që nuk ishin pasuri, por “barrrë shumë e rëndë për Shqiptarët si dhe rrezik potencial për sigurinë dhe interesat kombëtare”.
Thënë këto, mbetem i vetëdijshëm që ky është një debat, që rrezikon të baltosesh nga histeria e kamikazëve të politikës që “pa marrë frymë fare mendojnë krejt ndryshe”. Por sigurisht është edhe një mjerim i madh që sot e kësaj dite, reformën e sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare ende e paragjykojnë për tradhti të lartë, ndërsa protagonistët politikë, autoritetet shtetërore si dhe Ne/teknikët armiq të Kombit. Gjithsesi, fali o zot se s’dinë çfarë bëjnë, ndoshta do të mjaftonte për këtë ushtri komikësh.
Në përmbledhje, në kapacitetin e ekspertit por dhe të kontribuuesit teknik në reformën e Sigurisë dhe mbrojtjes Kombëtare, mund të konfirmoj me përgjegjësi se Shqipëria ka (në letër) një koncept, përqasje dhe standarde të mbështetura në eksperiencat dhe modelet më të mira të vendeve perëndimore të NATO-s. Pra me Pushtete dhe Përgjegjësi të mirëbalancuara në Kushtetutë dhe në paketë ligjore moderne.
Thënë këtë nuk mund të mos e përmend një përpjekje delekuente në 2014 për t’i çbalancuar pushtetet, duke i hequr kompetencat e Presidentit të Republikës deri në kufirin e mosushtrimit të përgjegjësisë Kushtetuese të Komandantit të Përgjithshëm të FA, e cila fatmirësisht në 2015 u rrëzua me argumente Euroatlantike dhe kurajë shtetërore nga Gjykata Kushtetuese e RSh.
Ndërsa fatkeqësisht në planin praktik, ka një katrahurë të frikshme, në Pluralizmin fasadë si dhe ushtrimin e pushteteve, përgjegjësive dhe detyrave, që buron nga modeli bolshevik i të gjithëpushtetshmëve si dhe zëvendësimi i modelit të “pandëshkushmerisë ligjore” me gjyqet popullore ose theshethemnaja ballkanike.
Në kushtet e Pluralizmint - Procedurë/fasadë si dhe (ç) balancës së pushteteve, ku Autoritetet e larta merren deri me detajet e vogla, ndërsa hallkat e ulëta merren me politikat dhe strategjitë e mëdha, e gjej një mision të vështirë, të mos them të pamundur që SPAK (siç thoshte misionari i mirënjohur Z. Vranitzk-i në vitin më të errët (1997) të historisë 111-vjeçare të RSh), të ndajë: “kush është ëngjëlli dhe kush djalli…” ?!
Në shtesë, do të lutesha shumë të jem i gabuar, mbi të gjitha Shqipërisë dhe specifikisht drejtësisë/SPAK-ut i uroj suksese në përpjekjet serioze për të ndëshkuar pa asnjë mëshirë këdo të korruptuar (qoftë politikan, pushtetar, zyrtar apo sekserët rreth tyre) që në 30 vjet, jo vetëm kanë vjedhur si kusarë votat dhe pronat e qytetarëve si dhe pasuritë publike por edhe kanë vrarë shpresën në të ardhmen euroatlantike të Shqipërisë (si USA dhe gjithë Evropa), vlera për të cilat Shqiptarët u ngritën, luftuan dhe fituan në 1991.
* Senior Ekspert i SK, Rajonin & NATO-n,
Zv/President i Këshillit të Atlantikut; & ish:
Këshilltar i Presidentit, Zv/ShShPFA dhe
Përfaqësues i RSh në SHAPE/NATO.
Pol Baumer, personazhi qendror në kryeveprën e Remarku...
Dy festa në 33-vjetorin e themelimit të Partisë Demokr...
A ia vlen të shkruash një libër për ngjarjet e Dhjetor...
Shprehja në titull është përgjigjja e Benjamin Frankli...
Gazetari Mero Baze, në portalin e tij “Tema” ka publik...
SPAK duket që është në aksion. Deri këtu biem të gjith...
Qesharakëzimi i SPAK për të goditur dallkaukët e vegjë...
Shtatë studio televizive ndoqa mbrëmë, të gjitha merre...
Gazetari- reporter Deputët e opozitës vijuan protestë...
Çdo fillim dhjetori, unë si njëri nga ata që pata fatin un...
33 vite pas 8 Dhjetorit 1990 ndiej keqardhje që them s...
Kur ka një, mund të ketë dhe dy. Dhe kur bëhen dy, e treta...
Kujdes me Italinë, i kemi borxhe! Edhe në ëndrrën më të ç...
Ajo qytezë ishte kaq e qetë dhe me njerëz kaq të dashu...
Tragjedia e 29 nëntorit në Prishtinë, ku bashkëshorti ...
Të nderuar demokrate dhe demokratë, të dashur bashkëqy...
Fjala dhe lajmëtari kanë një mbrojtje të fortë në Kanun: “...
Në vitin 1992 doli në qarkullim një libër me titull ''...
Data 28 nëntor 1944 është jo vetëm dita e Pavarësisë, ...
Thomas Fatmirson Mediu dhe të tjerët shkruan një letër për...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...