EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Nuk jam i majtë, por më vjen ndër mend një shprehje e Antonio Gramshit: “Bota e vjetër po vdes dhe e reja lufton që të lindë, jetojmë në epokën e përbindëshave!”
Situata potilike sot në Shqipëri është çuditërisht absurde. Në të njëjtën kohë kur pakënaqësia ndaj qeverisë është e dukshme dhe shprehet në të gjitha mënyrat e mundshme, sikundër janë korrupsioni galopant, çmimet e larta, varfëria, papunësia, shpopullimi, mjekësia dhe arsimi që janë përtokë, pamundësia e qeverisë të përballojë e të investojë në një shoqëri dinjitoze dhe mirëqenie ekonomike të popullit, as opozita nuk po arrin dot të forcohet.
Nga njëra anë është Rithemelimi, i cili është ganxhosur pas mitit të liderit, pas mitit të të paprekshmit, të të pagabueshmit, të super të ndershmit dhe nuk po arrin të shohë dot në sy të vërtetën dhe të mos arrijë dot të kuptojë se po shkon me shpejtësi drejt tkurrjes dhe shkatërrimit me revolucionin, i cili nuk po ndez dot. Po shkon drejt shkatërrimit me premtuesit e fitores, që nuk janë gjë tjetër veçse humbësit kronikë dhe përfituesit e përhershëm ekonomikë e politikë në këto 32 vite.
Po shkon drejt shkatërrimit me shpalljen e luftës ndaj Drejtësisë së Re e të pavarur, të mbështetur fuqimisht nga BE e SHBA. Po shkon drejt shkatërrimit me retorikën e vjetëruar dhe metodat po aq të vjetëruara, të cilat nuk joshin më askënd që ka minimumin e analizës politike dhe ka burime të pashtershme informacioni.
Dhe kjo është tragjike!
Sepse, pavarësisht teatrit në Kuvend me flakadanë e tymuese, gjasme në mbrojtje të demokracisë e pluralizmit, apo thirrjeve të vazhdueshme të protestave popullore, mbështetja sa vjen e tkurret.
Sepse u premtuan demokratëve rrëzimin e Ramës dhe fitoren, por e vetmja fitore deri më sot është shkatërrimi i Partisë Demokratike, futja në konflikt e demokratëve me njëri-tjetrin, krijimi i armiqësive të shokut me shokun, mikut me mikun. Kjo ishte fitorja, armiqësia e qefjprishja e demokratëve me devizën që kush nuk është me ta është armik dhe i shitur te “armiku!”...
Ngaqë drejtuesit e Foltores dhe disa butakë të tjerë, që u bashkohen rrugës e luajnë kukamfshehti, jam- s’jam, nuk mund të marrin dot përgjegjësi politike e qytetare, sepse gjithmonë janë mësuar vetëm të bëjnë pazare, të zvarriten për të mbijetuar dhe të katapultohen për të qenë në pozicione drejtuese me benefite ekonomike.
Nga ana tjetër as edhe PD zyrtare, me ngadalësinë që po e karakterizon, nuk po fiton aq sa duhet terren në popull, që të marrë rolin e opozitës politike. Përballet me akuza, sharje e anatemime si e shitur te Rama, por reagimi është shumë i dobët, gjë që bën që fjalët të zënë vend në elektorat.
Dhe politika shqiptare është në krizë. Një opozitë e vjetëruar në njerëz, mendësi, prodhim idesh e politikash, që bën që Edi Rama të duket i ri!
Një krizë që vërtetohet që është e thellë dhe ekzistenciale dhe nga e cila vështirë se do të dalin e do të ringrihen, po qe se nuk bëjnë ndryshime radikale, të thella e thelbësore, të cilat vështirë se janë të gatshëm t’i bëjnë.
Dhe të gjitha këto duket se kanë një rezultat: Qeveria duket e plotfuqishme dhe e parrezikuar edhe për shumë kohë të bjerë nga pushteti!
Dhe të gjitha këto rrëzojnë iluzionet se në qoftë se ka pakënaqësi, atëherë forcohet opozita dhe kështu përgënjeshtrohen strategjia e “frutit të pjekur” të opozitës, pra e ardhjes automatikisht në pushtet edhe pa prodhura politikë, duke mos mësuar nga pësimet e duke mos kuptuar asgjë nga zgjedhjet e 2021!
Vërtetohet se nëse opozita do të përfitojë diçka nga pakënaqësia ndaj qeverisë, është që e para, pra opozita, të ketë diçka për të thënë!
Vetëm në këtë mënyrë mundet që zhgënjimi dhe lodhja nda qeverisja të funksionojnë pozitivisht për opozitën.
D.m.th kur nuk shpreh thjesht pakënaqësinë, por ka edhe një zgjidhje alternative pushteti!
Natyrisht që kjo te opozita mungon, sepse kjo e fundit, e copëtuar siç është dhe n ë pamundësi për të prodhuar politikë po investon në logjikën e “partive të protestës!”.
Por parti të tilla shumë rrallë mund të kenë forcë qeverisëse. Sepse parti të tilla thjesht kufizohen në konstatime e denoncime, pa dhënë zgjidhje e alternativa, duke bërë që të mos frymëzojnë njerëzit që t’i ndjekin e votojnë dhe të luftojnë për vizionin që mund të kenë.
Sot investimi në “partitë e protestës” është demode, pasi nuk kanë as mbështetje popullore, as bashkërendim të protestave me një ideologji frymëzuese.
Pikërisht për këtë arsye pakënaqësia e dukshme dot nuk gjen rrugëdalje drejt opozitës!
Për këtë arsye kriza e opozitës sot është thellësisht sa politike aq edhe sociale.
Ngaqë kemi arritur në një gjendje ku njerëzit e pakënaqur nuk gjejnë dot rrugë apo forcë politike që të mund të shprehen e t’i përfaqësojë.
Dhe kjo do të ketë pasoja për vetë demokracinë.
Sepse shoqëri apo vende, në të cilat voton më pas se gjysma e elektoratit, janë shoqëri të paqëndrueshme, politikisht analfabete, të frikësuara, gjithnjë e më të padrejta, gjithnjë e më cinike!
Prandaj kërkohet opozitë! Dhe urgjentisht! Kërkohet opozitë që të bëjë e prodhojë politike e shpresë dhe jo marifete. Sepse, për sa kohë nuk ka opozitë apo opozitë marifetesh, do të shohim të shtohet pakënaqësia dhe, në të njëjtën kohë, të fuqizohet edhe qeveria.
Sot Erion Veliaj refuzoi të merrte pjesë në mbledhjen e po...
Në ditët e errëta të sundimit gati total të Berishës, sido...
Edhe Putini ka arrestuar kryetarin e opozitës! Nesër ...
Sot me praninë tuaj në këtë takim shënoni atë ngjarje ...
Ajo është vetëm një. Kjo kohë politike është pritja e ...
Unë nuk mund të hesht për Elton Qynon sepse kam te ngu...
Të dashur miq, muaj më parë dëshmitë tronditëse, por j...
SPAK dhe kuvendi po bashkëpunojnë për ti dhënë fund pr...
Netflix, gjigandi i transmetimit të filmave dhe serial...
Lajm i madh sonte është vendimi i Këshillit Europian q...
Lufta mes Greqisë dhe Shqipërisë s’është për 5 mijë lekësh...
Një term i huazuar në titull, “gjakderdhja” financiare...
Paraprakisht, për të evituar spekulimet me titullin, më du...
Pol Baumer, personazhi qendror në kryeveprën e Remarku...
Dy festa në 33-vjetorin e themelimit të Partisë Demokr...
A ia vlen të shkruash një libër për ngjarjet e Dhjetor...
Shprehja në titull është përgjigjja e Benjamin Frankli...
Gazetari Mero Baze, në portalin e tij “Tema” ka publik...
SPAK duket që është në aksion. Deri këtu biem të gjith...
Qesharakëzimi i SPAK për të goditur dallkaukët e vegjë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...