EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Në vitin 1989, në ekranin e vetëm shqiptar, RTSH, shikuesit ndiqnin me vëmendjen më të madhe një "show", ishte një konkurs letrar. Një grup studentësh të talentuar kishin mbërthyer publikun në një garë njohurish mbi letërsinë. Atë garë e fitoi një student i Institutit “Luigj Gurakuqi”(sot universitet) në Shkodër. Ai ishte Luan Rama!
35 vite më pas koha ka ndryshuar shumë.
Një mori televizionesh luftojnë në një garë të shfrenuar për audiencë dhe ata që ia kanë dalë “të mbërthejnë shikuesin” para ekranit janë programet e humorit dhe reality show-t. Më herët “Portokalli”, e më pas “Big Brother Albania” apo “Love Island Albania”, formate këto të patentuara ndërkombëtarisht. Me gjithë kritikat dhe anatemimet që i bëjnë komentues të shumtë në rrjet, këto kanë qenë e janë programet më të shikuara.
Kritikët e motivojnë qëndrimin e tyre me faktin se të tilla programe nuk kanë vlera edukative. Unë personalisht nuk i ndjek, por dua-s’dua bie në kotakt me informacione pasi “lajmet” mbi ta janë janë të pranishme në çdo mjet informimi.
Edhe unë mendoj se këto programe nuk ka vlerë, por qëllimi i producentëve që i kanë shpikur ato, nuk ka qenë prodhimi i vlerave. Qëllimi ka qenë show, sigurimi i audiencës, e cila përkthehet në reklama, pra në para.
Problemi, mendoj unë, nuk është pse prodhohen reality show te tipit “Big Brother”, “Love Island”, apo të tjera formate që, në luftë për audiencë, shkurtojnë gjithnjë e më shumë fustanet e prezantueseve. Problemi është se ne nuk prodhojmë fare programe edukative, pra programe që promovojnë vlera.
Çfarë do të ndodhte nëse sot, në një ekran shqiptar, do të prodhohej show i vitit 1989, me atë konkursin letrar? A do ta kishte ai audiencën e Big Brother-it? Të gjithë do të themi që jo! Por nuk mund të themi se do të neglizhohej fare.
Në luftën për një audiencë që shkon gjithnjë në tkurrje, mediat kanë gjetur shpëtim në tri fusha:
-Lajme me krime: -Emisione politike: -Reality Show që shkon drejt banalitetit.
Programet edukative nuk shesin, nuk kanë audiencë. Dhe media do para, do reklama. Ndaj ajo shet krim, seks dhe lloqe politike.
Kjo nuk ka një përgjigje të saktë. Por ajo që është e qartë është se kjo që po ndodh është dëshmi e krizës së thellë të shoqërisë. Gjatë javës, njerëzit informohen mbi çdo njeri të arrestuar, mbi çdo njeri që është vrarë apo ka vdekur, edhe nga asfiksia prej qymyrit apo nga rrëzimi me biçikletë në kanal.
Ndjekin çdo natë debate-sherre mes analistëve dhe politikanëve dhe reklama politike. Ndërsa në fundjavë shtrohen familjarisht, edhe me fëmijët pa dyshim, të ndjekin programet e bazuara në eksperimente sociale, pa asnjë vlerë, por mediatikisht dhe ekonomikisht të suksesshëm.
-Nuk shkohet në kinema
-Nuk shkohet në teatër
Fëmijët nuk kanë teatro kukullash, nuk ka filma edukativë për ta, nuk ka programe edukative dhe formuese, nuk ka asgjë prej gjëje. Ata po rriten duke konsumuar publikisht të njëjtën menu informimi dhe argëtimi si prindërit e tyre.
Nëse nuk investojmë në formim dhe edukim, duke përfshirë familjen-shkollën- median-institucionet kulturore, dhe asete të tjera publike, ne do të vazhdojmë të jemi një turmë dhe jo një shoqëri e civilizuar.
Foto: Luan Rama ne konkursin e vitit 1989./ CNA
Në kohën kur 1+1 nuk është më e sigurt nëse bëjnë dy a...
Në regjimin e diktatorit, tej viteve 90-të, kishte dis...
Selitë kryesore diplomatike në Tiranë kanë reaguar në ...
Qekur, veziri i madh Tao i kishte mbushur mendjen Babos se...
Dikur, para shumë vitesh, nga Çmendina e Qytetit tonë u ar...
Një ditë, një burrë hyri në një dyqan me gjëra antike dhe ...
Më duhet ta pranoj se më janë ngjallur shpresat. Prej...
Nuk është e habitshme aspak se si një lumë komentesh,s...
Kryeministri i Shqipërisë është i implikuar drejtpërsë...
Pretenca e prokurorëve të Kolumbias për skandalin McGo...
Zyrtarisht nga Departamenti i Shtetit për “FokusTV” më tha...
Vetëvrasja me helmin fostoksinë e Bedrie Lokës, gruas,...
Në një natë magjike në fushën e futbollit, Armando Bro...
Leonardi që në mëngjes u ngul te kolltuku i salloni...
Letër që e shkruaj çdo 6 janar këtu e 26 vite I dashur Av...
Festivali i fundvitit ka më shumë se 10 ditë që ka mby...
Vetëm tragjeditë na zgjojnë, na mbajnë syçelët për tre...
Një grua 41-vjeçare, nënë e 4 fëmijëve, ka rënë viktim...
“Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dh...
10 milionë turistë në 2023-shin! - shpërtheu lajmi-sih...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...