
Elisa Spiropali, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, e cila njihet edhe si Elisa e inceneratorëve, është në botën e çudirave.
Një nga emrat e lidhur fort me Klodian Zoton e inceneratorëve nëpërmjet "këshillave" në Ujësjellësin e Fierit, ka reaguar pas zbulimit të fakteve se mazhoranca duke perdorur 99-çat e saj dhe vullnetaret e Enverit po i vërsulet SPAK, Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Elisa në botën e çudirave dhe inceneratorëve sërish merr flamurin për SPAK dhe na thotë se e bëri Edi Rama dhe PS-ja që të fuste në burg bashkëpunëtorët dhe ministrat e tij.
Në një postim në rrjetet sociale, pasi ka lexuar edhe lajmet ekskluzive të CNA, ku është raportuar se Edi Rama po përdor mazhorancën parlamentare për të krijuar një komision “Ad hoc”, që ka synim të kontrollojë SPAK-un, kjo e fundit mohon lajmet se qëllimi është të sulmohet SPAK-u.
"Thënë sa më lart, Reforma në Drejtësi është flamuri i të gjitha reformave tona, i cili jo nuk preket, po vetëm do të lartësohet me mbështetjen tonë të palëkundur dhe në bashkëpunim të ngushtë me aleatët tanë strategjikë. Ndërsa Spaku sot është një ndër arsyet e krenarisë sonë për atë flamur, i cili nuk do të ishte ngritur kurrë në këtë vend, pa Edi Ramën dhe Partinë Socialiste. Partia Socialiste nuk është as në ballkon, as në ranishte, po në krye të një lufte që vazhdon, për drejtësinë deri në fund, për Shqipërinë 2030. Të tjerat janë tym nga ballkoni mbi rrugicë, thashetheme nga ranishtja në gji të Lalzit dhe jerm nga ëndërrzgjëndra e Lulit.Fundjave të mbarë", shkruan ndër të tjera ajo në një postim në Facebook.
Elisa thekson se gjithë informacioni që po qarkullon është i pavërtetë, pasi sipas saj PS-ja është e vendosur për Reformën në Drejtësi.
"Një tym ka nisur nga poshtë ballkonit të rrugicës mbrapa Piramidës dhe është përhapur nëpër mexhelis me mllefin e zellshëm kundër Edi Ramës dhe PS, për t’u hedhur shqiptarëve në sy hirin e një plani djallëzor “të socialistëve të alarmuar kundër Spakut”! Kjo është nga ato të pavërtetat që janë aq qesharake sa nuk ia vlen t’i konsiderosh. Por, vlen sot për t’i këshilluar të gjithë të interesuarve t’i kthehen fjalës së kryeministrit në Kongresin e 8 dhjetorit. Aty do t’i gjejnë edhe nga nisen planet që po bëjnë socialistët, për të cilat drejtuesit politikë, kabineti qeveritar dhe drejtuesit e komisioneve të Kuvendit, u mblodhën dy ditë në Lezhë. Tre janë drejtimet e punës dhe planeve tona “djallëzore” për sa më lart: 1) Garantimi i pakthyeshmërisë së progresit të bërë deri këtu; 2) Modernizimi i çdo gjymtyre e organi të shtetit; 3) Rritja e kapitalit njerëzor të administratës publike", shkruan ministrja.
Prej disa ditësh, CNA nëpërmjet disa lajmeve ekskluzive ka raportuar se qeveria Rama do të krijojë një komision “Ad hoc”, që do të drejtohet nga Fatmir Xhafaj. Ky komision i cili do të thërrasë në Apel, SPAK-un, pra do të jetë një kontrollues për të dhe institucionet e drejtësisë.
Në komisionin “Ad-Hoc” do të jenë anëtarë Plarent Ndreca, Ermonela Felaj, Klotilda Bushka dhe Toni Gogu dhe siç raportoi CNA të gjitha këto janë lëvizje për të marrë kontrolluar SPAK-un me mekanizma./CNA
Dje në ekranin e ortakëve të inceneratorëve, Top Chann...
Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar së fundmi...
Zëdhënësja për Anti-Korrupsionin në Partinë Demokratik...
Ministrja për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiro...
Sipas sondazheve të bëra nga “Barometri”, në Euronews Alba...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar me tone të ashpra n...
Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Gjenevë kufizoi dj...
Komisioni i Reformës Zgjedhore ka qenë një nga debatet e n...
Lulzim Basha, ashtu si kryeministri Edi Rma ka dërguar...
Analisti Andi Bushati ka komentuar këtë të premte situ...
Disa ditë më parë, Luzim Basha mashtroi publikisht shqipta...
Lulzim Basha është pyetur mbrëmjen e sotme në lidhje me ap...
Lulzim Basha është ankuar për mediat gjatë konferencës...
CNA ka denoncuar prej dy ditësh skemën e Partisë Socia...
Kryeministri Edi Rama ishte këtë të premte në Bashkinë...
Në dy ditët e fundit CNA ka raportuar disa lajme ekskl...
Në Athinë u mbajt takimi i radhës i Ministerialit për ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë një deklara...
Një komision i përkohshëm parlamentar po krijohet për ...
Deputetët e Partisë Demokratike kanë bllokuar mbledhjen e ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...