"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

Elisa Spiropali ka bërë një reagim të saj, pas disa lajmeve të publikuara 3-4 ditë rresht nga CNA në lidhje me një grup pune krijuar brenda Grupit Parlametar të PS-së drejtuar nga Eduard Shalsi për t’i hapur rrugën një komisioni “Ad Hoc” në parlament, i cili do të thërrasë në apel institucionet e pavarura.(Lexo këtu)
Kjo, një formë e gjetur nga maxhoranca për të kontrolluar SPAK-un, një nga institucionet që deri tani mund të quhet më rezultative të Reformës në Drejtësi, pasi ka çuar pas hekurave dhjetëra zyrtarë dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të kryeministrit, por, ka çuar edhe ish-kryeministrin në arrest shtëpie, qofshin këto të drejta apo të padrejta politikisht.
Elisa thekson në qëndrimin e saj se SPAK-u është produkt i Reformës në Drejtësi të bërë nga Edi Rama dhe Partia Socialiste. MBAHU ELISA.
Në fakt, Reforma në Drejtësi është një produkt i ndërkombëtarëve me shumë pikëpyetje dhe problematika, por SPAK ka qenë më rezultativi dhe rezultatet kryesisht i ka me bashkëpuëntorë dhe ministra të Edi Ramës. Teza e Elisës është që Edi Rama e ndërtoi për të arrestuar bashkëpunëtorët e tij të ngushtë dhe ish-ministrat, apo drejtorët, apo kontribuesit kryesorë të Partisë Socialiste?! Vetëm Elisa mund ta thotë këtë.

Ndoshta "Mamica e Skënderbeut" e shikon ndryshe politikën, por përpara se të bëjë avokatinë e Edi Ramës dhe të akuzojë se këto janë shpikje të opozitës, duhet të distancohet ajo dhe mbështetësit e saj, të cilët po krijojnë skenarë kundër SPAK-ut.
I ka dalë në krah dhe Syri i Opizitës që thotë se lajmet e CNA janë shpikje e Ramës. Tani gjejeni kush dhe si se ska kuptim. Ndaje Elisa me Syrin se Shalsin se korrigjon dot.

"Luftën kundër SPAK" atë nën rogoz nuk e themi vetëm ne si CNA, këtë e thonë ndërkombëtarët, e kanë thënë me qëndrimet e tyre publike dy ditë më parë ambasada gjermane dhe 27 ambasadorët e Bashkimit Europian, të cilët kishin thirrur në takim Altin Dumanin.
E në rast se Elisa nuk e ka kuptuar akoma, le ta lexojmë qëndrimin e saj, si një kthesë në rrugën e rilindjes në pushtet, si një kthesë të maxhorancës për të shmangur sulmin e 99-çave dhe vullnetarëve të Enverit kundër SPAK. (Lexo këtu) Ndoshta dhe "dashuri" për Berishën dhe mediat e tij.
Elisa duhet ta kuptojë se SPAK nuk është si ata inceneratorët që nuk punojnë, apo që nuk kanë përfunduar në Fier, apo ai i Tiranës që nuk ekziston apo i Elbasanit që kërkon miliona euro të mbahet ndezur. Këtë Elisa duhet ta dijë mirë. (Lexo këtu)
Nuk ka lidhje fare me matësat e ujit të sjella nga Mirel Mërtiri dhe apo Klodian Zoto në kompanitë e tyre në Fier, tek Ujësjellësi, ku dhe Klodian Zoto ka qenë këshilltar. Këto janë diferencat që Elisa duhet t’i kuptojë. (Lexo ketu).
Të shpresojmë që reagimin e saj e ka të sinqertë. Që do të bëjë një hap pas dhe nuk do të lejojë Elisa si "zëdhënëse" e kryeministrit që të ndodhë, bëma apo gjëma që Rilindja të lejojë 99-çat dhe vullnetarët e Enverit t'i vërsulen SPAK-ut.
Edhe po doli e kundërta se mos u turpërua Elisa.
Ndoshta timoni mund të marrë një tjetër kthesë, por Elisa nuk e mohon dot as fjalën e Lindita Nikollës në Shëngjin, as statusin e Bledi Çuçit dhe fjalin e tij në grupin parlamentar të hënën, As Shlasin dje dhe konfirmimet që vazhdojnë sot, as qëndrimin e kryeministrit me drejtorët e agjencive, as deklarimet e tij në mbledhjen e qeverisë ditën e mërkurë ku i ka drejtuar gishtin Engjëll Agaçit dhe i ka këkuar që të përgatitë manualin për institucionet. (Lexo këtu).
Çuditësisht Elisat, Agaçët, 99-çat, njerëzit e inceneratorëve, bashkohen sa herë thuhet një e vërtetë dhe sa herë janë të kapur mat në veprimet e tyre, siç tentuan të bënin fillimisht me mbylljen e dosjes së inceneratorit të Tiranës, me prokurorin në SPAK, bashkëpunëtor rilindas, apo siç tentuam ta mbyllim me një tjetë prokuror atje brenda rastin e Ilir Beqajt, apo siç po duan të shpëtojnë Olta Xhaçkën e kështu me radhë.

Prandaj Elisa e inceneratorëve, “Mamica e Skënderbeut tonë” mirë është shkojë të sqarojë njëherë SPAK-un për hallet e saj në lidhje me inceneratorët se këto gjoja mbrojtje nuk i bëjnë derman.
Të japë një sqarim publik sesi janë përfshirë familjarët e saj me njerëzit e inceneratorëve, të kërkojë në SPAK që ta hetojë deri në fund çështjen e inceneratorëve dhe pikërisht edhe njerëzit rreth Elisës, pastaj të na flasë dhe të na tregojë se ku është e vërteta, si qëndron ajo dhe çfarë ka ndodhur me Rilindjen e saj që po bën gati 99-çat dhe vullnetarët e Enverit kundër SPAK-ut./ CNA
Ka një sintoni të qartë, ka një melodi të njëjtë polit...
Hetimi parlamentar ishte pushteti i vetëm jashtë kontr...
Në një dalje në ekranin e saj, te një nga emisionet ku...
Një fenomen shqiptar që mund ta shohësh si segment mediati...
Afera e inceneratorëve është një nga skandalet më të m...
Çështja “McGonigal” është rikthyer në debatin publik dhe p...
Në një takim me ministrat dhe krerët e komisioneve par...
Përfitimi më i madh i një edukimi të mirë është aftësia pë...
Prokurorët, të cilët kanë hetuar aferën e inceneratorë...
Pas daljes së skandalit në lidhje me klubin Partizani,...
E dinja se nuk do e merrnja pensionin e veçantë! Sepse emr...
“Truri” i inceneratorëve, sipas SPAK-ut, Mirel Mërtiri...
Në një dalje mediatike Mirel Mërtiri, në televizionin ...
Inceneratori i Tiranës që nuk ekziston, me një kompani kon...
Afera e inceneratorëve është një skandal që shkon mbi 110 ...
SPAK, një strukturë e reformës në drejtësi, ka pasu...
Pushtetin sot në Shqipëri e kanë vartësit e atyre që k...
Rilindasit u mblodhën dje në qendër të Tiranës, për ko...
Gazetari me profil të mëngjër, por jo i pamend, Lorenc...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i është përgjigjur s...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...