"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

Mazhoranca ka bërë gati formimin e një komisioni “Ad Hoc” në parlament, një komision që do të drejtohet nga Fatmir Xhafaj dhe një grup 99-çash dhe vullnetarësh të Enverit si një instrument kundër SPAK-ut dhe Reformës në Drejtësi.
Mbulimi është gjetur. Argumenti që sillet është rritja e parlamentit në një nivel tjetër, kërkesat kushtetuese që institucionet e pavarura të kenë llogaridhënie në kuadër të integrimit në BE.
Skema të vjetra me pretendimin se Partia Socialiste, mazhoranca, po ndërton një komision “Ad Hoc”.
Në fakt sulmin dhe qëndrimin ndaj SPAK-ut e konfirmoi vetë kryeministri Rama në takimin që pati me Sekretarët e Përgjithshëm të ministrive dhe me drejtuesit e agjencive që ai ka në varësi.
Të mërkurën ai pati një deklaratë të fortë në mbledhjen e qeverisë, duke i përçuar një mesazh SPAK-ut nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë gjithashtu duke i kërkuar Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçit, që të përgatisë një manual në lidhje me sjelljen që duhet të kenë institucionet dhe qasja ndaj SPAK-ut.
Më pas gjithçka ka evoluar.
Eduard Shalsi doli dhe pranoi se po krijohej një grup pune, i cili do të shikonte se ç'do të ndodhte në Parlament dhe konfirmonte atë që kishte thënë CNA, ai do të bëhej në formë strukturore në administratën e Parlamentit, do të shtoheshin ekspertë këshilltarë e të tjerë për t’i hapur rrugën një komisioni “Ad Hoc” që do të drejtohej nga Fatmir Xhafaj më pas për të kërkuar llogaridhënie.
"Ads"-et janë reklamat e ndryshme që shfaqen në rrjetet sociale dhe ndoshta kryeministri Rama është përballë një "Ads"-si dhe po u jep mundësinë rrymave të caktuara brenda partisë së tij që të përballen, të reklamojnë fort me qëndrimet që ata kanë.

Faktet e mësipërme flasin vetë se kryeministri Rama i ka hapur rrugën dhe e ka përfolur krijimin e një komisioni “Ad Hoc”. Ndërkohë nga ana tjetër PS dhe mazhoranca një muaj më parë bllokuan komisionet parlamentare. Të vetmin instrument që ka opozita për të kontrolluar qeverinë dhe pushtetin.
Nga ana tjetër, Shalsi dje na tha se do të krijohej një komision “Ad Hoc” për të kontrolluar qeverinë. Pra, shumica do të kontrollonte shumicën në qeverisje, ndërkohë që opozitës i ishin hequr komisionet parlamentare.
Ka një shpikje këtu dhe një turbullirë që kuptohet lehtësisht. Kjo edhe nga paniku dhe reagimi i Elisa Spiropalit, e cila e bashkonte historinë e SPAK-ut me Edi Ramën e kështu më gjerë apo tezën e përmendur shpesh se SPAK-un e kishte krijuar mazhoranca në pushtet, Rilindja.
E kishte krijuar, por pa u sqaruar pse u krijua. Ndoshta e bëri Rama për të futur në burg bashkëpunëtorët e tij të ngushtë dhe ministrat. Gjëra që nuk përputhen me njëra-tjetrën.
Kryeministri Rama duket se është përballë presionit të vazhdueshëm të të tijve nga hetimet e kryera nga SPAK-u, nga aktet dhe veprimet ligjore që ata kryejnë.
Janë shumë dosje të hapura, shumë ministra në hetim, ish-ministra, zv/kryeministri është në arrati.
Shumë koncesione të dhëna dhe të denoncuara që nga inceneratorët, sterilizimi, "check up"-i e kështu me radhë vazhdojnë të hetohen. Dhjetëra zyrtarë, ka ish-ministra dhe zyrtarë të lartë prapa hekurave, ish-kryetarë bashkish, kryetarë në detyrë e të tjerë.
Kryeminsitri ndodhet përballë njeriut të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, i cili tashmë njihet si krahu i djathtë i Erion Veliajt, ky i fundit në një hall të madh dhe në një problematikë në lidhje me inceneratorin e Tiranës, por dhe me dosjen "5D" të famshme e 5 drejtorëve të Bashkisë duket se po kërkojnë të veprojnë.
Po kërkojnë të veprojnë dhe kuptohet loja e Edi Ramës është një hap përpara. U ka hapur shtegun edhe Erion Veliajt dhe Fatmir Xhafajt të bëjnë lojën e tyre.
Pra, të krijojnë një komision "Ad-Hoc" që duket një "Add"-s për të reklamuar se një grup i caktuar brenda PS-së, 99-çat dhe vullnetarët e Enverit janë në një grup ku përfshihen shumë idividë për t'u përballur me SPAK-un.
Gjoja në një emër të një komisioni të thirret SPAK-u në apel, të thirret Altin Dumani dhe t’i kërkohet informacion apo t’i ushtrohet presion sa më shumë, kjo sepse mazhorancën në pushtet e presin halle të mëdha. Në fakt më shumë sesa të Edi Ramës duken edhe halle të Erion Veliajt dhe Bashkisë së Tiranës.

E pra, skena duket të jetë mjaft e qartë politikisht ku po kërkohet që një grup i caktuar individësh të vërsulet ndaj SPAK-ut nëpërmjet një komisioni "Ad Hoc" dhe Edi Rama duket më i qartë se kurrë. Ka krijuar një "Add"-s për të reklamuar Veliajn dhe Xhafajn në betejën e tyre përballë ndërkombëtarëve dhe SPAK-ut, përballë atyre që rëndom i quajnë: “Ne nuk jemi koloni, Shqipërinë nuk e bën dot Kalaja e Dodës" e të tjera si këto.
Prandaj jemi përballë faktit që po kërkohet një betejë e hapur me ndërkombëtarët dhe SPAK-un dhe këtë bejetë ka vendosur ta udhëheqë Fatmir Xhafaj nëpërmjet një komisioni "Ad Hoc", i cili është ngritur për t’i shërbyer kryebashkiakut Erion Veliaj. E gjithë skema tashmë sa vjen dhe bëhet më e qartë, por i vetmi person që po vazhdon të fshihet është Fatmir Xhafaj.

Njeriu që mbahet si autoritet në Partinë Socialiste nuk ka kurajën ende të reagojë dhe duket se është më pak me peshë në këtë çështje sa Elisa Spiropali apo Eduart Shalsi, të cilët shërbejnë si “idiotë” të dobishëm në politikën e Rilindjes së 99-çave dhe vullnetarëve të Enverit, që janë bërë gati për të sulmuar SPAK-un dhe ndërkombëtarët në një betejë që duket se ende ka ujëra të turbullta ku notojnë disa mjeshtra, të cilët besojnë se mund të dalin.
Institucionet e Reformës në Drejtësi të bëjnë detyrën sepse ata po shkojnë atje ku veten e kanë quajtur të paprekshëm./CNA
Elisa Spiropali ka bërë një reagim të saj, pas disa la...
Ka një sintoni të qartë, ka një melodi të njëjtë polit...
Hetimi parlamentar ishte pushteti i vetëm jashtë kontr...
Në një dalje në ekranin e saj, te një nga emisionet ku...
Një fenomen shqiptar që mund ta shohësh si segment mediati...
Afera e inceneratorëve është një nga skandalet më të m...
Çështja “McGonigal” është rikthyer në debatin publik dhe p...
Në një takim me ministrat dhe krerët e komisioneve par...
Përfitimi më i madh i një edukimi të mirë është aftësia pë...
Prokurorët, të cilët kanë hetuar aferën e inceneratorë...
Pas daljes së skandalit në lidhje me klubin Partizani,...
E dinja se nuk do e merrnja pensionin e veçantë! Sepse emr...
“Truri” i inceneratorëve, sipas SPAK-ut, Mirel Mërtiri...
Në një dalje mediatike Mirel Mërtiri, në televizionin ...
Inceneratori i Tiranës që nuk ekziston, me një kompani kon...
Afera e inceneratorëve është një skandal që shkon mbi 110 ...
SPAK, një strukturë e reformës në drejtësi, ka pasu...
Pushtetin sot në Shqipëri e kanë vartësit e atyre që k...
Rilindasit u mblodhën dje në qendër të Tiranës, për ko...
Gazetari me profil të mëngjër, por jo i pamend, Lorenc...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...