LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

99-çat dhe vullnetarët e Enverit kundër ndërkombëtarëve

22 Janar 2024, 18:43, Politikë CNA
99-çat dhe vullnetarët e Enverit kundër
Foto ilustruese

Mazhoranca në pushtet ka gjetur një instrument politik për të kontrolluar SPAK, pas hetimeve të fundit intensive mbi disa skandale dhe zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare.

Gjithçka është prezantuar nga Lindita Nikolla, më pas është thelluar nga Bledi Çuçi dhe Eduart Shalsi ngritja e një grupi pune, i cili do t’i hapte rrugën krijimit të një komisioni “Ad Hoc” të drejtuar nga Fatmir Xhafaj në parlament. (Lexo ketu)

Sipas vetë asaj që thonë socialistët do të kontrollojnë institucionet e pavarura ku më i rëndësishmi është SPAK-u si pjesë e Reformës në Drejtësi dhe qeverinë shqiptare.

Kjo e fundit, kontrolli për qeverinë shqiptare duhet të jetë një gënjeshtër e radhës pasi vetë mazhoranca socialiste hoqi të gjitha instrumentat dhe ato që ligji i jepte opozitës, komisionet hetimore parlamentare.(Lexo ketu)

SKEMA ËSHTË E QARTË

Do të krijohet një komision “Ad Hoc” i drejtuar nga Fatmir Xhafaj dhe disa ushtarë të tjerë 99-ça dhe vullnetarë të tjerë të Enverit, të cilët qartazi duan që të kenë kontroll mbi SPAK-un, informacion se çfarë ndodh atje, hetimet e kështu me radhë.

99-çat dhe vullnetarët e Enverit kundër

Ka qenë vetë kryeministri në dy takime të njëpasnjëshme me drejtorë të agjencive dhe me Sekretarët e Përgjithshëm dhe më pas në mbledhje qeverie që ka kërkuar që të ketë një manual dhe një sjellje të ashpër ndaj prokurorëve të SPAK-ut, duhet të respektojnë ligjin në lidhje me sekuestrimin e dokumenteve të cilat kanë nxjerrë mjaft afera e kështu me radhë.(Lexo ketu)

CNA pasi e denoncoi këtë fakt qartazi shpërndau dhe mesazhin e sjellë nga ndërkombëtarët.

Ambasada gjermane ishte e para, më pas 27 ambasadorë të vendeve të BE-së, të cilët shprehnin hapur mbështetjen për Altin Dumanin. Një rast i pandodhur në historinë 33-vjeçare të demokracisë shqiptare kur një drejtues prokurorie së bashku me ambasadorët e vendeve BE është në një diskutim të qartë për të parë progresin e institucionit që ai drejton siç është SPAK duke pritur rezultate dhe duke shprehur mbështetjen ndaj tij.

Pra rruga drejt BE-së shkon qartazi nga ndëshkimi i korrupsionit dhe zyrtarëve të korruptuar. Ajo që po bën SPAK-u diku ka pakënaqësi, diku ka mbështetje por, kjo është pjesë e një debati shoqëror. (Lexo ketu)

Fakti është që ndërkombëtarët mbështesin SPAK-un dhe Altin Dumanin dhe nga ana tjetër PS në pushtet kërkon të përdorë instrumenta parlamentare për ta kontrolluar dhe për këtë zgjedh qartazi vullnetarët e Enverit dhe 99-çat që t’i dalin përballë.

Tashmë SPAK ka në dorë disa dosje të nxheta siç është ajo e inceneratorit të Tiranës por dhe gjithë aferës së inceneratorëve që në fakt nuk janë mbyllur por thjesht thellohen hetimet.

Është dosja McGonigal, dosja e hetimit të koncesioneve në shëndetësi ku përfshihen sterilizimi, check up, të tjera dosje në lidhje me pronat e ushtrisë në lidhje me tendera korrupsioni, PPP-të e famshme të pushtetit.

Gjithashtu në hetim janë Ilir Meta ish-president, ish-kryeministër i vendit, bashkëshortja e tij, ish-kryetarja e LSI-së, ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie e kështu me radhë.

JEMI PËRBALLË NJË FAKTI TË QARTË

99-çat dhe vullnetarët e Enverit që ecin përpara me deklaratat e tipit Elisa Spiropali, e cila nga vullnetare me bluzë të grisur e “Mjaft-it” është kthyer në madam 99-çe e pushtetit të Edi Ramës që mohojnë si gjithmonë të vërtetën dhe ndërkombëtarët nga ana tjetër që i qëndrojnë përballë deklaratave të saj, të “idiotit të dobishëm” të rilindasve Eduart Shalsi e kështu me radhë. (Lexo ketu)

Mesa duket 99-çat për hallet e tyre dhe vullnetarët e Enverit janë bërë bashkë të ndalojnë SPAK-un për të luftuar përballë ndërkombëtarëve.

Ndoshta nuk do të jetë e vonuar dita kur bashkë do të tërhiqen dhe do ta mohojnë gjithë skemën e tyre megjithëse ne do t’ua provojmë me zë dhe figurë qëndrimet e tyre publike në lidhje me një skemë dhe skenar të caktuar për të thirrur në apel SPAK, për ta kontrolluar këtë institucion të krijuar nga ndërkombëtarët nga partnerët e BE dhe SHBA të cilët kanë paguar qindra miliona euro për Reformën në Drejtësi që tashmë kërkojnë ta kapin dhe ta kontrollojnë 99-çat e Rilindjes dhe vullnetarët e Enverit./ CNA

 

Lajmet e fundit nga