
CNA publikoi një material të plotë sipas një informacioni të marrë nga takimet e ngushta të kryeministrit Edi Rama për lëvizjet e tij dhe grupit të 99-çave dhe vullnetarëve të Enverit për të goditur SPAK-un.
Në lëvizjet dhe në diskutimet “sekrete” që zbuloi CNA, strategjia kishte disa pika.
Gjithçka fillon më artikulimin e Lindita Nikollës në takimin e Shëngjinit datat 9 dhe 10 janar, e cila kërkon kontrollin e SPAK-ut. Mesazhi i kryeministrit Edi Rama nga goja e zonjës Nikolla.
Bledi Çuçi avancon në një status të tij me mekanizma kontrolli ndaj SPAK-ut.

E para, CNA zbuloi disa qëndrime të kryeministrit në mbledhjen me drejtorët e agjencive dhe sekretarët e përgjithshëm të ministrive.
E dyta, institucionet të bllokonin SPAK-un kur hynte për kontrolle dhe për këtë do të përgatiste një draft rekomandues Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë.
Agaçi mblodhi dhe Sekretarët e Përgjithshëm në Dibër javën e shkuar për t’i orientuar se si të veprojnë kur paraqitet SPAK në institucion.
E treta, një mbledhje e tensionuar ku kryeministri Rama qëndron disa minuta dhe u thotë ministrave atë që u tha drejtorëve për SPAK-un, sërish Ëngjëll Agaçi do jepte orientimet. Që nga kjo mbledhje i çon mesazh direkt Altin Dumanit duke autorizuar ministrin e Drejtësisë.
E katërta, një takim konfidencial të mbajtur me grupin e juristëve të PS-së në një nga rezidencat qeveritare.
Strategji që bëhet totalisht e qartë dhe e besueshme kur Eduart Shalsi del, pranon, pastaj mohon dhe vulën ia vendos Elisa Spiropali.
E pesta, raportojmë komisionin "Ad Hoc" që do të drejtohej nga Fatmir Xhafaj kundër SPAK-ut dhe institucioneve të pavarura.
E gjashta, zbuluam se në strategjinë e mazhorancës të propozuar nga 99-çat e Veliajt në bashkëpunim me vullnetarët e Enverit ishte dhe vendosja e një ministri të ri Drejtësie.
Qëllimi është që SPAK-ut t’i vendoset "kufiri te thana" institucionalisht, krijohet një komision parlamentar "Ad Hoc", që e kontrollonte dhe e thërriste në apel SPAK-un, më pas një ministër Drejtësie, i cili të ushtronte kompetenca të forta ndaj SPAK-ut dhe të përballej me kreun e tij Altin Dumani.
Nga ana tjetër ILD dhe KLP të fillonte të qëndronte fort përballë prokurorëve të SPAK-ut. Presion politik dhe institucional nga Kuvendi, qeveria dhe institucionet “e pavarura”.
Qëllimi i qartë, mesa duket ka shqetësuar shumë kryeministrin, Lali Erin dhe të tijtë, sepse nuk u hap telefonin dhe nuk sillet siç i sillen Alfred Ballërat apo kryetari i gjykatës me shall pionieri dhe kushtetuesit e tredhur.
S’ka askush më dyshime, edhe pse përpëliten ta mohojnë.
Mërzitet Shalsi, qan Elisa, shfryn Xhafaj, kërkon tradhtarët Rama, e vërteta do shkojë deri në fund pa ndalim. Siç ka qenë për inceneratorët, siç ka qenë për rastin e ndërhyrjeve në SPAK, siç ka qenë për 750 dosje prokurorësh dhe gjyqtarësh të publikuar në CNA, korrupsioni i blerjes së medias, siç ka qenë për ligjin e Arsimit të Lartë, apo sikundër po publikojmë takimet e qeverisë, ashtu siç kur ka qenë për pasuritë e Lulzim Bashës, për dosjen "McGonigal", për dosjen e financimeve ruse të Bashës e kështu me radhë./ CNA
Institucioni i dalë nga Reforma në Drejtësi, SPAK-u shihet...
Ndoshta pak e njohin personin që prej disa kohësh qëndron ...
Stafi i Kuvendit të Shqipërisë ka ditë që është trullo...
Nga Dumani pritet një drejtësi me standarde. Kjo është...
Tani nga SPAK-u pritet vërtet më shumë. Ndërkombëtarët...
Kryetari i grupit informal të punës, që po përgatit nj...
Javën e fundit CNA zbuloi skemën e mazhorancës për të ...
CNA ka raportuar për lëvizjet e fundit të mazhorancës ...
Ai nuk është i pari zyrtar i Partisë Socialiste që shfrytë...
Mazhoranca ka bërë gati formimin e një komisioni “Ad H...
Elisa Spiropali ka bërë një reagim të saj, pas disa la...
Ka një sintoni të qartë, ka një melodi të njëjtë polit...
Hetimi parlamentar ishte pushteti i vetëm jashtë kontr...
Në një dalje në ekranin e saj, te një nga emisionet ku...
Një fenomen shqiptar që mund ta shohësh si segment mediati...
Afera e inceneratorëve është një nga skandalet më të m...
Çështja “McGonigal” është rikthyer në debatin publik dhe p...
Në një takim me ministrat dhe krerët e komisioneve par...
Përfitimi më i madh i një edukimi të mirë është aftësia pë...
Prokurorët, të cilët kanë hetuar aferën e inceneratorë...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...