"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

Kreu i Partisë që u ka vjedhur "vulën" demokratëve, Lulzim Basha, deklaron se është opozitar, se po lufton Edi Ramën, se pala tjetër ka marrëveshje, po i shërben jetëgjatësisë në pushtet, kryeministrit e kështu me radhë.
Në datën 20 shkurt, Berisha dhe 43 deputetë të PD-së shkuan në një protestë përpara Kryeministrisë. Ish-kryeministri ndodhet në arrest shtëpie, por me mijëra qytetarë u vërshuan në rrugë, deputetët u mblodhën përfshi edhe disa që quhen mbështetës të Lulzim Bashës, që nga Jorida Tabaku e të tjerë.
Është shumë e thjeshtë për t’u kuptuar, tashmë se kujt i takon, e kujt është Partia Demokratike, kujt i takon ajo vulë, demokratëve apo një grupi maskarenjsh që i keqpërdor Edi Rama, disa deputetë, disa politikanë, kush për tenderë, kush për kunatin, kush për miliona euro.
Është shumë e thjeshtë, në rast se Lulzim Basha ka shumicën e demokratëve, pasi partia është një garë, është një demokraci, është një votë që zgjidh, Luli të dalë në protestë, të na tregojë sa njerëz ka, ku i ka njerëzit. Ka ngelur brenda disa klubeve dhe mejhaneve të Tiranës, gjoja duke thënë se po bën zgjedhjet në struktura, kur në fakt nuk e ndjek kush nga pas. Ka ngelur me 7-8 veta.
Mjafton të dalë në shesh, të na tregojë sa njerëz ka me vete, e në rast se ka edhe ai po shumë njerëz, të dyja palët hapin një garë, bëjnë një palë zgjedhje, administrohet një proces dhe mbyllet historia, kush është i Ramës e kush është i demokratëve.

Së pari sikur të kandidojë edhe me Ilir Arapin rojen e PD-së, ai do të humbasë. Kjo është e sigurt, Luli, Ilirin mund ta mundë edhe në zgjedhjet e 2013 apo 2017, kohë kur e mbështeste Berisha.
Luli nuk hyn në garë në parti. Ai kishte frikë nga gara me Eduard Selamin dhe manipulonte votat, imagjinoni ç’do të ndodhë tani të bëhet një garë mes tij dhe një kandidati tjetër brenda PD-së, edhe sikur të përjashtosh Berishën.
Luli nuk bën miting, nuk bën protestë sepse nuk do të shqetësojë Edi Ramën. Nga ana tjetër nuk do të tregojë që nuk ka njerëz. Ai si gjithmonë fshihet pas letrash, procedurash, ikjesh dhe kthimesh dhe sillet si vasal pushteti.
Protesta e 20 shkurtit tregoi që opozita e vërtetë është me shumicën e deputetëve me grupin parlamentar të saj. Përtej çdo kritike që mund të ketë çdo media dhe individ përfshi edhe ne të CNA kundër Gaz Bardhit e shumë personazheve të tjera, shumica e grupit parlamentar është atje dhe është reale dhe ajo është e vërtetë dhe ajo drejtohet nga Gazment Bardhi që e kanë njohur të gjithë.
Lulzim Basha shumicën e grupit nuk e njeh, shumicën e deputetëve nuk i njeh, shumicën e kryesisë nuk e njeh, shumicën e këshillit kombëtar nuk e njeh, shumicën e kryetarëve të degëve nuk i njeh dhe këto të gjitha janë shumica absolute, tek-tuk ndonjë kokërr morri shkon pas Lulzim Bashës dhe më fyesja është se nuk njeh shumicën e demokratëve dhe u ka marrë peng partinë dhe vulën, si gjithmonë me stilet e tij me procedura.
Prandaj dhe Lulzim Basha nuk del në protestë, prandaj dhe Lulzim Basha nuk tregon që është shumicë brenda PD-së.
Janë në një linjë tjetër, ka nga ata që duan ende Berishën, ka nga ata që duan një emër tjetër, ka nga ata që mbështesin alternativa bashkimi apo drejtimi me forma të tjera, por të gjithë janë bashkë dhe asnjë nuk është me Lulzim Bashën.
Lulzim Basha është pakicë dhe mund të quhet pakica e maskarenjve që duan shkatërrimin e opozitës dhe jetëzgjatjen e pushtetit të Rilindjes./CNA
CNA ka qenë një nga mediat kryesore, e cila ka ndjekur...
Dikush thoshte se ardhja e Antony Blinken-it ishte një...
Me zë dhe figurë, në dy ekrane të ndryshme, te Syri TV...
Vizita e Antony Blinken, Sekretarit amerikan të Shteti...
Mjafton të dëgjosh apo të ridëgjosh disa herë fjalimin...
Alma Kaçi pasi u dënua me 1 vit burg nga SPAK për pros...
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken vjen në T...
Partia Socialiste mblodhi Asamblenë, takime që po bëhe...
Debati i inceneratorëve është shumë i gjerë, pasi shum...
Lul "ekselenti" ka dalë sot në një konferencë shtypi d...
Në një shkrim të gjatë në median e Carlo Bollino-s të ...
Në një vend ku kultura e pagëses së taksave është e dobët,...
Mbledhjet e Ekspertëve të Nivelit të Lartë, gjatë muaj...
Një nga analistët e majtë, Andi Bushati, i njohur më s...
CNA publikoi një material të plotë sipas një informaci...
Institucioni i dalë nga Reforma në Drejtësi, SPAK-u shihet...
Ndoshta pak e njohin personin që prej disa kohësh qëndron ...
Stafi i Kuvendit të Shqipërisë ka ditë që është trullo...
Nga Dumani pritet një drejtësi me standarde. Kjo është...
Tani nga SPAK-u pritet vërtet më shumë. Ndërkombëtarët...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...