
Dikujt mund t’i duket e pabesueshme, por edhe kjo ka ndodhur.
Luli, tashmë, për të gënjyer të tijët si zakonisht, ka dalë me tezën e re “takova fshehur Antony Blinken, por nuk mund të jap të dhëna se është çështje protokolli”.
Gënjeshtra spektakolare e Lulzim Bashës ka filluar të marrë dhenë, pas vendosjes së tij me shpatulla pas muri, nga njerëzit afër tij. Megjithëse, i kanë ngelur një grusht besnikësh, qesharakë shumica, apo njerëz të korruptuar që mbante pas në Bashkinë e Tiranës, edhe këta të fundit kanë filluar t’i kërkojnë llogari.
Me vizitën e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, Lulzim Basha, i cili e ka shpallur veten edhe pro-amerikani më i madh në vend, ngeli me gisht në gojë.

Askush nuk e priti, askush nuk e përfilli, edhe vetë Sekretari Blinken tha se nuk kishte pasur kohë për opozitën, një herë tjetër kur të vinte, do të krijonte një mundësi takimi me ta.
Lulzim Basha, prej shumë kohësh e mban veten si pro-amerikani më i madh, si mëkëmbësi i Departamentit të Shtetit në Shqipëri dhe i zgjedhuri i tyre për të qenë në krye të PD-së, por tashmë, edhe më qesharakët rreth tij, më infantilët e kuptuan, se ai tallet me ta dhe i gënjen.

Sekretari Blinken nuk e priti "pro-amerikanin" e madh Lulzim Basha, as Alibeajn e tij, as Joridën e cila shfaqet shpesh si Sekretare Shteti, apo si zv-presidente e Amerikës. Asnjë prej tyre nuk u takua, nuk u përfillën. Ka fjalë se mund të ketë takuar fshehur edhe Edvin Kullurin por kjo mbahet sekret nga CIA që e ka negociuar takimin.

Kuptohet që pjesa tjetër e Berishës, dihet që nuk do të takohej pasi Berisha është non-grata, por këto pro-amerikanët që kanë marrë peng vulën e PD-së, ngelën me gisht në gojë.
Por tani më e bukura është që kanë filluar të gënjejnë dhe t'i tallin njerëzit duke iu thënë se "ka pasur një takim sekret Luli, është takuar fshehur dhe kjo nuk i duhet thënë kujt, por ta dimë vetëm ne".
Pastaj fillojnë gënjeshtrat e tjera, që zbulohen lehtësisht, kur në fund të ditës në dalje mediatike, njerëzit e Bashës, Alibeaj me shokë dalin dhe bërtasin për t'u futur në qeveri me Edi Ramën.
Ky është pro-amerikani i madh Luli që nuk e ka më njeri në llogari dhe e kanë hedhur si një leckë të shtrydhur, pasi kanë fshirë çimenton nga pisllëqet./CNA
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka filluar të shfa...
Krerët e shtetit dhe përfaqësuesit e politikës shqipta...
Në 16-vjetorin e Pavarësisë, kryeministri i Kosovës, A...
Të pyetur nëse preferojnë në fletën e votimit të votojnë p...
Bashistët nuk fshehin më kartat. Tashmë dalin hapur dhe pr...
"Ushtari më besnik" i Luli Bashës, krahu i djathtë, i ...
Të pyetur nga “Barometri” në Euronews Albania qytetarët kë...
Të premten, Partia Socialiste ka bërë një kërkesë për masë...
Antony Blinken, Sekretari amerikan i Shtetit, dje zbar...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka...
Zbardhet marrëveshja e firmosur mes disa partive politike ...
Departamenti Amerikan i Shtetit ka zbardhur pjesë nga ...
Analisti Kreshnik Spahiu është shprehur në një intervi...
Mëngjesin e së premtes, kryeministri Edi Rama ka publi...
Ish-ministri Ylli Manjani është shprehur se Anthony Bl...
Vizitën e Sekretarit të Shtetit, Anthony Blinken në Tiranë...
Gazetari Arian Çani ishte këtë të enjte në “Now me Erla Më...
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka reaguar p...
Kur Lulzim Basha po afrohej në oborrin e parlamentit k...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha komentoi vizitën e sekr...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...