LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama organizon PS-në, si Luli PD-në

11 Shkurt 2024, 09:31, Politikë CNA
Rama organizon PS-në, si Luli PD-në
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të diel Asamblenë e Partisë Socialiste.

Në fokus të kësaj Asambleje, Rama ka riorganizimin e partisë.

Në fakt, ashtu si Lulzim Basha me Këshillin me 600 anëtarë, Rama do të mbledhë 400 persona, përfshirë ministra e deputetë për të riorganizuar partinë.

Kreu i qeverisë madje ka dhënë urdhër që askush të mos mungojë dhe gjithçka të jetë me dyer të mbyllura.

Njësoj si Luli, Rama kërkon të riorganizojë partinë me një Asamble kaotike, ku do të dëgjohet vetëm fjala e tij dhe e ministrave që gjithmonë rendisin sukseset, duke anashkaluar aferat korruptive që kanë rënë në duart e SPAK-ut.

Megjithatë, për të riorganizuar PS-në, si Luli PD-në, Rama do të mbajë sot Asamblenë në orën 10:30./ CNA

Lajmet e fundit nga