LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Murrizi, letër sekretarit Blinken/ Në Tiranë hajde më 20 shkurt!

10 Shkurt 2024, 17:46, Politikë CNA
Murrizi, letër sekretarit Blinken/ Në Tiranë hajde më 20
Ish-deputeti Myslim Murrizi

Ish-deputeti Myslim Murrizi, ka shkruar një letër për sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken, duke marrë shkas nga vizita e këtij të fundit në Tiranë.

Murrizi i kërkon Blinkenit ta shtyjë vizitën në Tiranë dhe të vijë në datën 20 shkurt.

Ai deklaron se në 20 shkurt, sekretari amerikan mund të protestojë me shqiptarët që rrëzuan bustin e diktatorit Enver Hoxha dhe të shikojë sa shumë e kemi urryer regjimin komunist.

Ish-deputeti ndalet edhe te takimi me kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, ku këshillon Antony Bliken të ketë kujdes nga Arben Kraja dhe diktatorët, duke thumbuar kryeministrin Edi Rama dhe mazhorancë.

Murrizi, letër sekretarit Blinken/ Në Tiranë hajde më 20
Antony Blinken

Letra e plotë:

I nderuar Z. Blinken

Po pat mundesi shtyje pas kater ditesh viziten per ne Tirane, dhe mos hajde me date 16 shkurt por eja me date 20 shkurt

Megjithese Alexi ka ardhe qysh mbreme date 9 ne Tirane, dhe ndoshta ju pret me date 14 shkurt ketu meqe eshte feste pagane e quhet si dita e te dashuruarve

I nderuar Z Blinken

Hajdeni me date 20 shkurt per te protestuar se bashku me ATA SHQIPTARE qe para 33 vitesh rrezuan monumentin e nje funderrine diktator ,qe Shqiperia te mos kete kurre me diktatore te tjere palaço qe ju lepihen dhe paguajne agjente Tuaj te FBI per te vrare pluralizmin

Hajdeni me 20 shkurt qe te jemi bashke ne kete date historike per Shqiptaret qe donin Shqiperine si Amerika dhe per Shqiptaret qe ne 45 vjet u vrane mbi 6 mij pse enderronin te beheshim si Amerika

Z Blinken ,hajdeni me 20 shkurt qe te shikoni se sa shume e kane urryer Shqiptaret regjimin e diktatorit dhe qe mbi 1200 prej tyre jane vrare ne kufi mbi tela nga ky diktator, sepse tentuan te arratisen nga Shqiperia per te ardhur drejt vendit Tuaj apo drejt BE dhe perendimit

I nderuar Z Blinken

Edhe pse ju jeni i majte dhe perfaqesues i nje Presidenti te majte, nuk besoj qe i “ dashuroni” diktaturat dhe diktatoret, aq me shume kur jane dhe kokrra hajdutesh, mashtruesish ordiner, tinzare, te pa bese dhe “ vrases” te opozites me pagese

Z Blinken

Per Shqiptaret data 20 shkurt eshte dita e çlirimit nga simboli i diktatures dhe diktatorit, eshte dita e kurajos per te rrezuar bustin e nje perversi ,por dhe dita qe motivon çdo Shqiptare per tu ngritur kundra çdo gufome politike te gjalle , qe enderron te behet si ai qe ishte ne bronz duke mashtruar e lepire Aleksin, Xhorxhin dhe çdo argat te tyre

Z Blinken

Hajdeni me date 20 shkurt se do te mbaheni mend shume gjate ne historine e ketij populli qe ka vuajtur 45 vite nga rregjimi i atij bastardi qe ja rrezuan bustin me date 20 shkurt 1991, edhe pse prej vitit 1955 Shqiperia ishte antare e OKB por kjo organizate heshti per 35 vjet rresht ndaj krimeve mistruoze te ketij diktatori

Z Blinken

Po erdhet me date 20 shkurt ndoshta do te merzitet Xhorxhi, Alexi dhe Qeveria, por do tju nderojne e vleresojne Shqiptaret dhe Shqiperia, sepse rrezimi i simbolit te diktatures nepermjet terheqies zvarre te bustit te diktatorit, eshte ngjarje historike qe ndau Shqiperine nga komunizmi dhe nuk ka lidhje me darken qe hengri Alexi me Ramen mbreme tek lokali i Rejas

Z Bliknen

Nese do takoni Dumanin ne SPAK apo kudo, kujdesuni qe te mos ju shof Kraja dhe demone te tjere te asaj diktature bastarde qe edhe ne korrik te vitit 1990 kane denuar Qytetare pse tentonin te hynin ne Ambasada per te ardhur drejt Vendit Tuaj dhe Perendimit per nje jete me te mire, ngaqe akoma nuk ishte rrezuar monumenti, simboli dhe fytyra e vertete e diktatures qe ndodhi me 20 shkurt 1991

Z Blinken

Shqiperia dhe Shqiptaret jane shume me shume sesa nje grusht qelbesirash qe takohen me Ju sepse jane ne Qeveri nga vota te blera me parat qe ju vjedhin çdo dite Shqiptareve dhe me parat e krimit

Z Blinken

Hajdeni me date 20 shkurt qe te shihni e takoni Shqiptare qe e duan vendin e Tyre, qe e duan lirine dhe demokracine dhe qe para 33 vitesh kane dale ne shesh si njerez te lire me parullen e duam Shqiperine si Amerika, e duam Shqiperine si Europa, por kurre nuk e kishim menduar se pas 33 vitesh Amerika dhe Europa do te na behej gati gati si Shqiperia ne ate shkurt te vitit 1991, e do te mbeshteste nje diktatore hajdut per te ringritur nje diktature qelbesirash

Z Bliknen

Data 20 shkurt ju perket Shqiptareve qe nuk duan, dhe nuk durojne diktature dhe diktatore jo indiviteve te veçante qe Ju Z Blinken mund ti dashuroni apo mund ti urreni

Z Blinken

Po erdhet me 20 shkurt, ju garantoj qe ne ate proteste do flisni vetem Ju dhe askush tjeter, dhe Shqiptaret do ju degjojne siç kane degjuar Zerin e Amerikes plot shprese nga 1945

I nderuar Z Blinken

Shtyjeni 4 dite viziten Tuaj dhe do ta shihni se do ja vlej shume me shume se çdo tur apo takim tjeter ne Ballkan dhe do te “vrisnit” friken qe shfaq here pas here Ambasada Juaj ne çdo proteste te opozites qe lajmeron Qytetaret Amerikan te kene “ kujdes” e te mos kalojne nga bulevardi/ CNA

Lajmet e fundit nga