DENONCIMI: Veliaj u ka dhënë mbi 920 milionë lekë mediave për t'i bërë "fresk"
Partia Demokratike denoncoi të shtunën se kreu i Bashk...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, në një deklaratë për mediat akuzoi kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj se ka nxjerrë në qiell të hapur 25 familje në Njësinë Administrative Kërrabë, pasi po shemb dy pallate.
Ai theksoi se banesat e tyre janë cilësuar gjoja të rrezikshme për të jetuar dhe do të shemben, me një vendimmarrje të dyshimtë dhe aspak transparente të Bashkisë Tiranë, e cila është kujtuar pas pesë vitesh të ndërmarrë një akt të tillë kriminal.
"Skandali thellohet edhe më shumë referuar faktit se ekspertizat e paguara nga Bashkia e Tiranës për verifikimin e dëmeve të këtyre dy pallatave rezultojnë të manipuluara", shprehet ai.
Deklarata
Partia e Lirisë dënon me ashpërsinë më të madhe vijimin e akteve të rënda kriminale dhe terroriste të Bashkisë së Tiranës për shkatërrimin dhe rrëmbimin me forcë të pronave të ligjshme të qytetarëve.
Me pretekstin e dëmtimeve nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019, Erion Veliaj ka piketuar së fundmi për shembje dy pallate në Njësinë Administrative Kërrabë, duke nxjerrë në qiell të hapur 25 familje, të cilët tanimë nuk dinë ku të fusin kokën dhe për të cilat nuk ka asnjë vendimmarrje për dëshmpërblim apo dhënie bonues qeraje nga Bashkia.
Banesat e tyre janë cilësuar gjoja të rrezikshme për të jetuar dhe do të shemben, me një vendimmarrje të dyshimtë dhe aspak transparente të Bashkisë Tiranë, e cila është kujtuar pas pesë vitesh të ndërmarrë një akt të tillë kriminal.
Skandali thellohet edhe më shumë referuar faktit se ekspertizat e paguara nga Bashkia e Tiranës për verifikimin e dëmeve të këtyre dy pallatave rezultojnë të manipuluara.
Partia e Lirisë është njohur nga vetë banorët me këtë fakt.
Konkretisht, sipas ekspertizës së hartuar nga Bashkia e Tiranës, për pallatin Nr.8, rruga Zall, Njësia Administrative Kërrabë, pretendohet pas gjoja verifikimit në terren se “godina është thuajse e pabanueshme dhe kategorizohet për prishje”. I njëjti rezultat edhe tek ekspertiza jo reale e bërë nga Bashkia e Tiranës për pallatin Nr.12, për të cilin gjithashtu rekomandohet shembja.
Ndërkohë ekspertiza e bërë nga vetë banorët me ekspertë privatë dhe të pavarur i nxjerr pallatet me dëme të riparueshme, të jetueshme dhe nuk i kagorizon ato për shembje.
Konkretisht ekspertët e pavarur pas verifikimit të dëmeve në aktet e tyre për pallatin Nr.8 dhe pallatin Nr.12 në Kërrbë rekomandojnë “përforcimin e strukturës, por jo shembjen e tyre”.
Skandali thellohet edhe më shumë kur vetë banorët pohojnë botërisht se asnjë ekspert nga Bashkia e Tiranës apo Njësia Administrative Kërrabë nuk ka kryer as edhe një verifikim të vetëm në terren të pallatave apo banesave të tyre. Për më tepër që këto pallate janë në pronësi të shoqërisë shtetërore “Alb Miniera” dhe Bashkia e Tiranës kurrë nuk është gjendur përballë këtyre banorëve për t’u dëgjuar hallin apo për t’u zgjidhur ndonjë problematikë.
Të njohur me këto të vërteta tronditëse, ekspertiza të manipuluara dhe akte kriminale për t’u shembur e rrëmbyer pronat e ligjshme 25 familjeve që rrezikojnë të ngelen në qiell të hapur, i bëjme thirrje SPAK dhe gjykatave të pezullojnë menjëherë çdo procedurë shembjeje dhe të nisin një hetim të thelluar penal.
Këto janë të tjera prova të pakundërshtueshme që vërtetojnë paligjshmërinë e akteve barbare të Erion Veliajt ndaj pronave të ligjshme të qytetarëve, gjoja për interes publik, kur në fakt është e njohur botërisht skema mafioze e përdorur gjerësisht në Tiranë, kur qytetarëve u rrëmbehen pronat dhe tokat dhe u jepet mafies së betonit, ky janë bashkëpronarë Erion Velija dhe Edi Rama.
Bërja pluhur e hi e banesave të qytetarëve, ka vetëm një qëllim: rrëmbim të pronave të qytetarëve të pambrojtur për t'ua dhënë oligarkëve të ndërtimit për kulla shumëkatëshe!
Është koha që SPAK të mos mbyllë më sytë përpara kësaj paligjshmërie flagrante, të veprojë me urgjencë dhe të nxjerrë përgjegjësitë ligjore: Kush urdhëroi shembjen e pronave të qytetarëve?
Partia e Lirisë i fton të gjithë qytetarët që Bashkia e Tiranës kërkon t'u shembë banesat të rezistojnë në mënyrë demokratike, të ndjekin rrugën ligjore dhe shembullin e banorëve tek Rr. "Mylsym Keta", që gjykata u dha të drejtë, duke mos lejuar paligjshmërinë t'u shkatërrojë dhe t'u rrëmbejë pronat e ligjshme.
Partia e Lirisë garanton të gjithë qytetarët në Tiranë dhe në mbarë vendin se do të jetë gjithmonë pranë tyre për mbrojtjen me çdo çmim të lirive, të drejtave, dinjitetit njerëzor dhe pronave të tyre ligjshme./CNA
Partia Demokratike denoncoi të shtunën se kreu i Bashk...
Marrëveshja për Kartën e Studentit për Universitetin e...
Barometri ka pyetur qytetarët lidhur me deklaratën “nëse q...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar që përplasjet që ndod...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, thotë ...
Agron Shehaj po punon për krijimin e një partie të re ...
Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli i është bashkuar tu...
Gazetari Agim Xhafka ka ironizuar keq Lulzim Bashën këtë e...
Kryeministri Edi Rama ka folur për votën e emigrantëve...
Teksa në seancën e sotme mbizotëronin kaosi dhe tensio...
Lul Basha dita-ditës po braktiset nga ato pak kokrra d...
Një tjetër deputete ka braktisur Lulin e famshëm. Tas...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazm...
Seanca plenare zgjati vetëm 24 minuta këtë të enjte. Asht...
Dash Sula u paraqit sot në Kuvend si kompani bastesh për t...
Lulzim Basha, me deputetët e tij, janë larguar nga sea...
Deputeti Lulzim Basha ka refuzuar që të marrë fjalën n...
Deputeti Edi Paloka ka djegur rregulloren e Kuvendit gjatë...
Deputeti Edi Paloka, gjatë fjalës së tij në sallën Kuvendi...
Nga minuta në minutë pritet të nisë seanca plenare e Kuven...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...