"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

Sot Gjykata Kushtetuese, sipas informacioneve në media, ka dhënë vendimin me një shumicë prej 7 votash nga 9 anëtarë në lidhje me aksionet e “Top Channel”. Një përplasje që ka filluar shumë vite më parë dhe janë dashur 8 vite që nga proceset gjyqësore të shkohet në këtë rezultat.
Fillimisht, në shkallë të parë është fituar nga aksionerët Albert Sino dhe Aurel Baci. Më pas, në Apel është rrëzuar dhe është fituar nga Vjollca Hoxha dhe fëmijët e Dritan Hoxhës. Në Gjykatë të Lartë është lënë në fuqi vendimi dhe sot në Gjykatën Kushtetuese u dha po i njejti vendim. Kalvare pa mbarim gjyqesh dhe përplasjesh.
Në fakt, gjithmonë ka pasur informacione se ndërhyrjet në gjykata kanë qenë të forta apo kanë tërhequr vëmendje dhe vetë qëndrimet që ka mbajtur “Top Channel” gjatë kohës që kishte procese gjyqësore, sidomos në fillime me Gjykatën e Lartë, me sulmet ndaj gjyqtarëve në Gjykatën e Faktit, apo akuzat kundër atyre të Apelit.

Një lëvizje menjëhershme të “Top Channel”-it pati një vit më parë, kur u kthye në një televizion anti-Ramë për rreth një muaj, kohë në të cilën mësuam edhe se formalisht ishte bërë një shitje e aksioneve të “Top Channel” në një offshore, e kështu me radhë. Pikërisht në kohën e vendimit në Gjykatën e Lartë.
Sot Gjykata Kushtetuese, e cila është edhe shkalla e fundit ka dhënë vendimin e saj. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është gjë tjetër veçse vazhdimi i vasalitetit, nuk pritej të kishte ndonjë surprizë.
Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë janë të qarta dhe kuptohen sepse çështja është shumë e thjeshtë, por duke qenë se njëra palë administron “Top Channel”-in, që e dashuron kryeministri ynë Edi Rama dhe i rri shumë pranë, tani u zgjodh jo pa influencë dhe ndërhyrje që pronësia të mbahej nga trashëgimtarët e Dritan Hoxhës.
Në fakt, nga pala tjetër pretendohet që vendimet dhe veprimet janë antikushtetuese dhe kjo është e qartë, tashmë çështja do të shkojë në Stgrasburg.
Si shumë çështje të tjera të ngjashme që shteti shqiptar i ka humbur dhe kjo do të mbyllet me humbje.
Duket qartazi se ata që do të humbasin janë shqiptarët, që do të duhet ta "riblejnë" “Top Channel”-in, duke i paguar miliona eurove pronarëve, të cilëve u është mohuar e drejta e aksioneve të tyre
Për shumë vite palët kanë qenë së bashku, më pas filloi një betejë ligjore dhe një përplasje e pajustifikuar thjeshtë dhe vetëm se një shumicë aksionesh, të cilat ishin në pronësi të Albert Sinos dhe Aurel Bacit, u tjetërsuan nga Vjollca Hoxha dhe fëmijët e saj duke përdorur një mijë e një skenarë.

Të gjitha këto janë pjesë e një dosjeje që shkon në Strasburg, por në fund për aksionerët që u është mohuar e drejta, që gjykatat janë përdorur si instrumenta politikë dhe vendimi është dhënë i dirigjuar, në Strasburg vendimi do të jetë i qartë.
Pronarët do të fitojnë miliona euro nga shteti shqiptar, të cilat i paguajnë shqiptarët. Kjo nuk i intereson shumë ortakëve të inceneratorëve si Vjollca Hoxha & CO.
Shqiptarët nga xhepat e tyre, nga taksat e tyre do ta "riblejnë" “Top Channel”-in, televizionin që e duan aq shumë për “Big Brother”-in, por që është dritarja kryesore e propagandës së pushtetit, që është vendi ku afera e inceneratorëve është zhytur thellë, ku është treguar qartazi se si një aferë korruptive e qeverisë shkon në media dhe televizioni kryesor së aferës së inceneratorëve është “Top Channel”, apo dhe shumë raste të tjera siç janë sulmet ndaj SPAK-ut e ndaj bizneseve, përplasjet, e të tjera si këto.
Gjithsesi, ai është “Top Channel”, televizioni që sot Vjollca Hoxha dhe trashëgimtarët e Dritan Hoxhës festojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por në fakt ata që duhet të vajtojnë janë shqiptarët, jo për ekranin e “Top”-it, por për faktin se shumë shpejt nga Gjykata e Strasburgut do të vijë një vendim i cili do t’i detyrojë të paguajnë nga xhepat e tyre këtë televizion që tashmë e ka Vjollca Hoxha dhe fëmijët e saj, Sara, Lorela, Redia dhe Itan.

Vjollca si ortake e inceneratorëve dhe fëmijët mbajnë aksionet e TOP-it, shqiptarët paguajnë bashkëpronarët e tyre thjeshtë dhe vetëm se në Shqipëri drejtësia keqpërdoret, në fund shqiptarët do të paguajnë faturën ndaj aksionerëve që u është mohuar pronësia që ata kanë pasur, dhe kjo ka ndodhur për dëshirat politike të pushtetit me kosto për xhepat e qytarëve.
Shqiptarët do ta riblejnë “Top Channel”-in, ata do paguajnë kostot në fund të një vendimi nga Strasburgu./ CNA
Kreu i Partisë që u ka vjedhur "vulën" demokratëve, Lu...
CNA ka qenë një nga mediat kryesore, e cila ka ndjekur...
Dikush thoshte se ardhja e Antony Blinken-it ishte një...
Me zë dhe figurë, në dy ekrane të ndryshme, te Syri TV...
Vizita e Antony Blinken, Sekretarit amerikan të Shteti...
Mjafton të dëgjosh apo të ridëgjosh disa herë fjalimin...
Alma Kaçi pasi u dënua me 1 vit burg nga SPAK për pros...
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken vjen në T...
Partia Socialiste mblodhi Asamblenë, takime që po bëhe...
Debati i inceneratorëve është shumë i gjerë, pasi shum...
Lul "ekselenti" ka dalë sot në një konferencë shtypi d...
Në një shkrim të gjatë në median e Carlo Bollino-s të ...
Në një vend ku kultura e pagëses së taksave është e dobët,...
Mbledhjet e Ekspertëve të Nivelit të Lartë, gjatë muaj...
Një nga analistët e majtë, Andi Bushati, i njohur më s...
CNA publikoi një material të plotë sipas një informaci...
Institucioni i dalë nga Reforma në Drejtësi, SPAK-u shihet...
Ndoshta pak e njohin personin që prej disa kohësh qëndron ...
Stafi i Kuvendit të Shqipërisë ka ditë që është trullo...
Nga Dumani pritet një drejtësi me standarde. Kjo është...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...