web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Dosja Top Channel”, pjesa e tretë/ Përplasje, ndryshime vendimesh, kallëzime penale dhe akuza për gjyqtarët

18 Mars 2020, 11:59, Aktualitet CNA

Pas ndarjes nga jeta të themeluesit të Top Channel, i ndjeri Dritan Hoxha, ajo çfarë ka ndodhur është një kalvar i gjatë përplasjesh dhe gjyqesh, mes aksioneres në minorancë Vjollca Hoxha dhe dy aksionerëve kryesorë Albert Sino dhe Aurel Baçi.

CNA.al prej disa ditësh ka sjellë materiale ekskluzive, të përplasjeve, por edhe të skandaleve me proceset gjyqësore, shantazhe ndaj gjyqtarëve, etj.

Në pjesën e parë të dosjes skandaloze, e cila tashmë i është dorëzuar edhe ambasadores së SHBA në Tiranë Yuri Kim, CNA.al, ku treguam sesi u themelua dhe si filluan përplasjet për aksionet e Top Channel. (Lexo këtu).

Ndërkohë, një ditë më parë CNA.al publikoi pjesën e dytë të dosjes Top Channel, e cila ka një mori vendimesh pro njërës palë që rrëzohen në favor të palës tjetër. Beteja e aksioneve vazhdon me proçedurat e gjykatave të Shqipërisë. Strukturë e akuzuar shpesh si një sekt i korruptuar, që tashmë është përfshirë në vetting. (Lexo këtu).

Ashtu siç kemi paralajmëruar, CNA.al publikon sot pjesën e tretë të dosjes.

Më 21.03.2016, Albert Sino dhe Aurel Baçi i janë drejtuar Gjykatës së Apelit Tiranë më kërkesë për përjashtimin e gjyqtarit Agim Bendo nga gjykimi i mëtejshëm i çështjes civile Nr. 5059, datë 05.02.2016, për marrjen e masës së sigurimit të padisë përsa i përket ndalimit të tjetërsimit të aksioneve të shoqërisë ?Top Channel? sha dhe pezullimit të të drejtave të tyre.

Pala paditëse, Vjollca Hoxha, Lorela Hoxha, Sara Hoxha, Redia Hoxha dhe Itan Hoxha, ushtruan ankim në Gjykatën e Apelit Tiranë ndaj vendimit me nr. 3873, datë 09.05.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin Nr.1641, datë 28.06.2017, ka vendosur ?Ndryshimin e vendimit nr.3873, datë 09.05.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke vendosur në këtë mënyrë detyrimin e palëve të paditura, Albert Sinos dhe Aurel Baçit, të njohin pronar paditësat edhe mbi 60% të aksioneve të shoqërisë ?Top Channel? sha, për shkak se Kontrata e Shitblerjes së Aksioneve me Nr.1154Rep dhe Nr.598/2Kol., datë 15.06.2007 është absolutisht e pavlefshme, pasi është kryer në kundërshtim me ligjin. Gjithashtu, urdhërohet ç?regjistrimi nga regjistri i aksionarëve të shoqërisë ?Top Channel? sha nga regjistri i ekstraktit në QKB-së të Albert Sinos dhe Aurel Baçit.?

Paralelisht me sa më sipër, më datë 02.05.2017, Z. Albert Sino dhe Z. Aurel Baçi i janë drejtuar Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë, me anë të një kallëzimi për kryerjen e veprës penale të shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të akteve kundrejt Kryetarit të Gjykatës së Apelit Tiranë, Hysni Demiraj, duke theksuar këtu bindjen e kallëzuesve të moskryerjes së shortit të rregullt nga ana e këtij të fundit. Me vendimin nr.5596, datë 25.05.2017, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, shpalli moskompetencën e saj tokësore dhe ia kaloi aktet e këtij procedimi penal për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit të shkallës së parë Elbasan.

Kjo e fundit, në përfundim të hetimit të procedimit penal ndaj Kryetarit të Gjykatës së Apelit Hysni Demiraj, Nr.878 të filluar në datën 29.05.2017, i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan me kërkesën për pushimin e këtij procedimi penal, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin nr. 2077, datë 09.10.2017 vendosi ?pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe pushimin e çështjes penale Nr. 878, datë 29.05.2017 për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, për shkak të mosprovimit të kryerjes së saj.?  Më datë 20.10.2017, Albert Sino ka paraqitur kërkesë ankimore pranë Gjykatës së Apelit Durrës, me objekt ndryshimin e vendimit nr. 2077, datë 09.10.2017, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, duke urdhëruar Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan për dërgimin e cështjes në gjyq ose në rast se Gjykata do të vlerësojë se ka nevojë për hetime të mëtejshme të urdhërojë Prokurorinë të vazhdoj hetimet.

Paralelisht, më datë 04.05.2017 është paraqitur ankesë ndaj gjyqtarit Hysni Demiraj edhe pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë.  Ky i fundit, me vendimin nr. 1692/2 Prot., datë 30.04.2018, ka vendosur ?mbylljen e hetimit disiplinor ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë Hysni Demiraj?.

Më datë 14.06.2017, Z. Albert Sino, me anë të një kërkese drejtuar Gjykatës së Apelit Tiranë, kërkon përjashtimin e gjyqtarit Ridvan Hado nga gjykimi i çështjes civile me objekt detyrim njohje pronar 60% të aksioneve të shoqërisë ?Top Channel? sha.

Më datë 21.06.2017, Z. Albert Sino, me anë të një kërkese drejtuar Gjykatës së Apelit Tiranë, kërkon përjashtimin e gjyqtarit Gjin Gjoni nga gjykimi i çështjes.

Më 04.04.2016, Albert Sino dhe Aurel Baçi i janë drejtuar Gjykatës së Apelit Tiranë më kërkesë për përjashtimin e gjyqtarit Zegjine Sollaku nga gjykimi i mëtejshëm i çështjes civile për marrjen e masës së sigurimit të padisë përsa i përket ndalimit të tjetërsimit të aksioneve të shoqërisë ?Top Channel? sha dhe pezullimit të të drejtave të tyre.

Më 13 korrik 2017, palët Albert Sino dhe Aurel Baçi, paraqitën rekurs pranë Gjykatës së Lartë, ku kërkuan ?prishjen e vendimit nr. 1661, datë 28.06.2017 të Gjykatës së Apelit Tiranë si vendim në kundërshtim me ligjin dhe provat e administruara në proces, alogjik e kontradiktor dhe lënien në fuqi të vendimit 3873, datë 09.05.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.?

Palët po pranë kësaj gjykate, palët kanë paraqitur kërkesë për përjashtimin e gjyqtarit Ardian Dvorani.

?ështja vazhdon të jetë në Gjykatën e Lartë, për tu gjykuar në vijim./ CNA.al

?Dosja Top Channel?, pjesa e parë/ Si u themelua dhe filluan përplasjet në gjykata

“Dosja Top Channel”, pjesa e dytë/ Gjyqet, paditë në prokurori dhe përplasjet vazhdojnë

Ekskluzive/ Dosja Top-Channel, përfundon në ambasadën Amerikane

Dosja “Top Channel”/ Skandalet nga aksionet tek gjyqet dhe shantazhet





Lajmet e fundit nga