Connect with Us

Dosja “Top Channel”/ Skandalet nga aksionet tek gjyqet dhe shantazhet

Lajme

Dosja “Top Channel”/ Skandalet nga aksionet tek gjyqet dhe shantazhet

Publikuar

-

Dosja Top Channel është një investigim i kryer javët e fundit nga CNA.al, pikërisht kur mbushen më shumë se katër vite nga fillimi i një përplasje të madhe dhe një historie gjyqesh, shantazhesh dhe përplasjesh me aksionerë të Top Channel.

 Dritan Hoxha dhe bashkëpunëtorët

Gjithçka fillon në janar të vitit 2016, kur disa aksionerë të pakicës, trashëgimtarët e të ndjerit Dritan Hoxha, nëpërmjet bashkëshortes së tij Vjollca Hoxha fillojnë një kalvar përplasjesh me dy aksionerët Albert Sino dhe Aurel Baçi, të cilët zotëronin 60% të aksioneve të Top Channel, sipas një kontrate shitje noteriale në vitin 2007.

Por, pas ndarjes nga jeta të Dritan Hoxhës, për gati nëntë vite palët kanë bashkëpunuar. Ortakët, shokët dhe bashkëpunëtorët e Dritan Hoxhës vazhdonin të ishin edhe pjesë e drejtimit të bizneseve, aty ku ata kishin bashkëpunuar dhe kishin investuar së bashku.

    Vjollca Hoxha

Por pas nëntë vitesh bashkëpunim, Vjollca Hoxha udhëheq një përplasje të fortë me aksionerët e Top Channel. Një përplasje e cila sot pas katër vitesh nuk përfundon ende, por është një çështje që ka filluar në Gjykatat e Faktit, në Apel, e në gjykatën e lartë me përplasje aksionesh, me denoncime në prokurori, me akuza, me intriga dhe shantazhe.

Top Channel shpesh herë ka sulmuar gjyqtarë të caktuar lidhur ose pranë çështjes. Nga ana tjetër, Vjollca Hoxha e përdor televizionin e saj për të mbrojur interesin e aksioneve të saj dhe për të futur në zbatim skemën e përgatitur më parë, për të mos njohur dy aksionerët e tjerë.

                Vjollca Hoxha, Ben Blushi

Në vitin 2018 në Top Channel shkon edhe Ben Blushi. Ky i fundit më pas fotografohet duke takuar Ardian Dvoranin. Në atë kohë flitej se çështja e aksioneve të Top Channel do të diskutohej në Gjykatën e Lartë, ku dhe Dvorani mund të ishte një nga njerëzit që mund të influenconte për këtë çështje.

Por, nga ana tjetër gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, të cilët nuk rreshtoheshin apo nuk ishin deklaruar pro Vjollca Hoxhës, sulmoheshin barbarisht nga Top Channel. Janë me dhjetëra e dhjetëra kronika. Në atë kohë CNA.al ka raportuar shumë detaje në lidhje me këto çështje.

CNA.al ka mundur të investigojë në mënyrë të plotë dosjen e aksioneve të Top Channel, e cila aktualisht ndodhet në Gjykatën e Lartë dhe është një nga dhjetëra mijëra dosjet që presin të shqyrtohen atje.

Por, ne kemi mundur të sigurojmë të gjithë ecurinë e kësaj çështje, që nga data e parë, kur Vjollca Hoxha është regjistruar në QKR si drejtore dhe administratore e Top Channel e deri në vendimin e Gjykatës së Apelit, ku tentakulat e një “oktapodi” korruptiv, me vendime gjyqesh të ndryshuara, me gjykatës që shkelin ligjin e të tjera si këto, janë ajo që shqiptarët nuk e dinë në lidhje me Top Channel. Pasi në ekran shikon vetëm sulme ndaj gjyqtarëve të caktuar apo interesa të tjera, të vetë aksioneres Vjollca Hoxha, tashmë ortake në një biznes tjetër me pronarët e inceneratorëve në Shqipëri. Bëhet fjalë për kompaninë Valtelina shpk, e cila mban emrin tregtar Lori Kafe. Një denoncim ky i bërë disa ditë më parë në CNA.al. (Lexo këtu)

               Ben Blushi, Ardian Dvorani

Nga nesër ne do të sjellim të plotë dhe me detaje të gjitha fazat e këtij gjyqi, ku Vjollca Hoxha dhe Ben Blushi, aktualisht drejtor i këtij televizioni janë përfshirë edhe në marrëdhënie të dyshimta me gjyqtarët, ndërhyrje e të tjera.

LEXO EDHE:  Ben Blushi uron Pashkët/Kujton premtimin e mbajtur të Kishës Katolike dhe…

Rasti i fotos publike të Ardian Dvoranit me Ben Blushin është një, por ka edhe të tjera, detaje dhe dëshmi ekskluzive.

CNA.al përveç dosjes së plotë të siguruar do të sjellë edhe intervista dhe qëndrime ekskluzive në lidhje me këtë çështje.

Dosja Top Channel, është një nga skandalet më të mëdha të drejtësisë shqiptare, shumica e atyre që janë përfshirë duket se do të jenë “dëshmorë” të Vettingut për bëmat dhe gjëmat e tyre. (VIJON)/ CNA.al

Skandali/ Zbulohet skema e plotë, si pronarët e inceneratorëve paguan aksionerët e Top Channel

Ja kush janë pronarët dhe aksionerët e Top Channel dhe TV Klan, me përqindje

Si i “vrau” Vjollca të gjithë shokët dhe bashkëpunëtorët e Tanit të Top-it

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Dosja “Top Channel”, kronikë e një krimi të paralajmëruar

Top Channel dhe Vjollca Hoxha shantazh gjyqtarëve

‘Vetingu’/ “Top Channel” vë në shënjestër gjyqtarët që nuk i përulen Vjollca-Blushit

Top Channel i shpall “luftë” gjyqtarit/ Vjollca Hoxha dërgon nipin në protestë

E vërteta për Top Channel, Vjollca Hoxhën dhe Ben Blushin

Vjollca Hoxha humb betejën me bosët e mëdhenj për Digitalb/ Bie “monopoli” i vendimmarrjes

Top Channel sulmon Gjykatën e Lartë në prag të gjyqit për aksionet e pronësisë

Lista e plotë- ‘Gjeneralët dhe Ushtarët’ e ‘vrarë’ të Top Channel nga Vjollca Hoxha dhe Ben Blushi

Vjollca Hoxha, si “Sudja”/ Qytetarët i kërkojnë paratë, pas largimit të TV Klan nga Digitalb

‘BOMBË’ NË DIGITALB/ VJOLLCA HOXHA FIRMOSI E VETME SHKARKIMIN E DREJTORIT, BIEN SHITJET E DEKODERAVE, ULEN FITIMET E KOMPANISË (DOKUMENTI)

A po fillon rrënimi i Digitalb?

Top Channel në Apel/ Dy aksionerët rezerva për trupin gjykues

Të gjitha bëmat dhe gjëmat e Vjollca Hoxhës në Top Media

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Hetimi për rrjetin “Monego” dhe “IuteCredit”/ Si u ngrit Perandoria e bizneseve të dyshimta të Rusisë në Shqipëri 

Publikuar

-

Nga

Një hulumtim i Gazetës Infokus zbulon rrjetin e bizneseve në Shqipëri të Aigars Kesenfelds, një biznesmeni letonez të dyshuar për lidhje me Kremlinin, dhe i cili qëndronte edhe prapa “Monego-s” në Kosovë.

Dhjetëra biznese që funksionojnë si mikrofinanca në vendet e rajonit lidhen me emrin e Aigars Kesenfelds, një biznesmeni letonez i dyshuar për lidhje me Kremlinin, dhe i cili qëndronte edhe prapa “Monego-s” në Kosovë.

Hulumtimi i Gazetës Infokus i përqendruar në shtetin shqiptar, zbulon rrjetin e bizneseve të Kesenfelds, të gjitha në sistemin financiar, si mikrofinanca.

Në Kosovë tashmë Banka Qendrore ua ka vënë drynin dy institucioneve të tilla “Monego” dhe “IuteCredit”, për shkak të kamatave të larta dhe “cënimit të sigurisë kombëtare”.

Por në Shqipëri së paku dy institucione mikrofinanciare janë të lidhura me emrin e Aigars Kesenfelds, që ishte aksionar i Monego-s në Kosovë.

Aigars Kesenfelds, në bazë të hulumtimit, është një biznesmen i cili është i dyshuar për krime ekonomike, mashtrime, shpërlaje të parave dhe i lidhur me miliarderin rus Oleg  Boyko. Pikërisht ky person ka qenë edhe pronar i institucionit mikrofinanciar tanimë të mbyllur nga Banka Qendrore e Kosovës, Monego.

Jo zyrtarisht Gazeta Infokus mëson se edhe atje Banka e Shqipërisë ka filluar hetime pas mbylljes në Kosovë të këtyre institucioneve.

Në Shqipëri, operojnë plotë 32 institucione mikrofinanciare.

Kesenfelds, aksionar në “Mogo” dhe “Kredo-Finance”

Hulumtimi nxjerrë se biznesmeni letonez Aigas, ka dy nga institucionet mikrofinanciare më të mëdha dhe të diskutueshme në Shqipëri. Emri i tij është i lidhur me institucionin mikrofinanciar “Mogo Albania” dhe “Kredo-Finance”.

“Mogo Albania” ka marrë licencë me datën 10 tetor të vitit 2018, dhe është i njohur për mikrokredi për të blërë makina të përdorura pavarësisht vitit të tyre të prodhimit.

Sipas Qendrës Kombëtare të Biznesit në Shqipëri, ky institucion ka pasur një kapital fillestar prej 345.143.870,00 lekësh ose afërshisht 3 milionë euro. Mogo ka si administrator në Shqipëri, dy persona, Irma Shkrepën dhe Mārtiņš Muižnieks nga Luksenburgu, ndërsa si aksionier 100% ka Mogo Finance S.A, me qendër në Luksenburg.

Ndërkaq, në webin zyrtar të “Mogo Fiannce” jepet edhe emri i aksionerit kryesor të këtij institucioni, e që është “Aigars Kesenfelds”, aksionari më i madh i Mogo Financave S.A.”

Nje tjetër institucion financiar jobankar i diskutueshëm në Shqipëri që inFokus ka investiguar është Kredo Financë SH.P.K. Ky institucion administrohet nga Arlinda Muja dhe ka si aksioner 100% “AS Finitera”. Por, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, aksioner kryesor edhe në këtë institucion është pikërisht Aigas Kesenfelds nga Letonia.

Gazeta inFokus ka pyetur Bankën e Shqipërisë në lidhje me aksionerët e Mogo-s në Shqipëri dhe dyshimet për lidhje me oligarkë rus, por ky institucion ka dhënë një përgjigje të shkurtër dhe të paqartë.

“Banka e Shqipërisë në procesin e licensimit të institucioneve financiare jo bankarë, patjetër ka vlerësuar reputacionin dhe integritetin e aksionerëve/ortakëve të këtyre shoqërive”-thuhet ndër të tjera në përgjigjen e Bankës, por Banka e Shqipërisë nuk i ka dhënë përgjigje të plotë pyetjes: “Cili është përfundimi i analizës?”

Nga Policia e Shqipërisë, Departamenti për Krime Ekonomike dhe Financiare, nuk kanë kthyer fare përgjigje

 “IuteCredit” dhe përballja me drejtësinë shqiptare

Nga ana tjetër IuteCredit, në Shqipëri me aksionar “AS IuteCredit Europe”, dhe që drejtohet nga Akan Ajdini, ka në këshillin mbikëqyrës vetëm shtetas të huaj. Konkretisht, estonezët Tarmo Sild, Allar Niinepuu dhe Kristel Kurvits, anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të “Iutecredit Albania” drejtojnë operacionet e mikrokreditit nga Estonia në Shqipëri.

Hulumtimi zbulon se si institucionet shqiptare lejuan që aksionet të shiten e të blihen nga personat që konsiderohen oligarkë në Shqipëri, deri tek ato me probleme me drejtësinë shqiptare.

Hulumtimi i Gazetës Infokus sjell dy shembuj konkretë.

Estonezët e IuteCredit, kishin në pronësi 100% të aksioneve të një tjetër institucioni mikrofinanciar, “Final” shpk , por IuteCredit, ia shiti pak muaj më parë aksionet e tij Arben Meskutit, një person i njohur për drejtësinë shqiptare.

Në janarin e vitit 2019, Arben Meskuti ka qenë përmbarues privat tek shoqëria “Shërbimi Përmbarimor FS” sh.p.k, që kishte ndërruar emrin në mënyrë misterioze, pasi më parë e kishte pasur shoqëria përmbarimore “Star” .

Ministria e Drejtësisë së Shqipërisë, në janarin e 2019,  bazuar në shkeljet e gjetura mori masa disiplinore për heqjen e të drejtës së ushtrimit të këtij profesioni për Arben Meskuti, sipas Urdhrit nr. 4724/8, datë 06.11.2017, të Ministrit të Drejtësisë.

Ministria e Drejtësisë së Shqipërisë pas një inspektimi të hollësishëm që ka kryer tek kjo shoqëri, ka depozituar kallëzim penal në Prokurori.

LEXO EDHE:  Nga Ben Blushi/ Miq socialiste: Koha per falje

LEXO EDHE:  Nga Ben Blushi/ Miq socialiste: Koha per falje

“Për veprën penale të “Mashtrimit me pasoja të rënda; parashikuar në nenin 143 të Kodit Penal dhe të kundërvajtjes penale “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij” parashikuar në nenin 249 të Kodit Penal, kryer nga personi juridik “Shërbimi Përmbarimor ZIG” sh.p.k., Tiranë, përgjegjës i drejtpërdrejtë i veprës penale dhe kundërvajtjes penale, në zbatim të nenit 3/a, b dhe nenit 4, të ligjit nr. 9754, datë 14.6.2007 “Për përgjegjësinë penale të personave juridikë”.

Me fjalë të tjera, një personi me një vulë të zezë nga drejtësia shqiptare, i akuzuar nga vetë shteti shqiptar për mashtrime të mëdha, iu dha e drejta  nga Banka Qendrore e Shqipërisë, që të ketë në administrim një institucion mikrofinanciar.

Rasti “Final ShPK”

Ndërkaq, rasti tjetër i hulumtuar është ai i institucionit “Final SHPK”. Para se ky institucion të shitet nga IuteCredit, tek Arben Meskuti, ky institucion ka qenë në pronësi të disa personave tjerë, ndërsa aksionet më të mëdha i ka pasur prej oligarkëve më të përfolur në Shqipëri, Samir Manes. Ky i fundit kontrollon një pjesë të madhe të ekonomisë shqiptare, me qendra tregtare, me kompani nxjerrje kromi në Bulqizë, dhe me dhjetëra aktivitete të tjera brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Deri në korrik të 2018, aksionet e Final SHPK, i zotëronin grupi Balfin 38.14 për qind të aksioneve, që është grupi i drejtuar nga Samir Mane, RIVER STYXX CAPITAL 38.11 për qind, Adrian Koni 10.88 për qind, Ali Vishaj 7.6 për qind dhe Majlinda Demko 5 për qind.

Në korrik të vitit 2018, këta aksionarë vendosën që të gjitha aksionet e tyre t’i shesin tek IuteCredit, e cila e mbajti Final SHPK, për pak muaj, për t’i shitur më pas të gjitha aksionet tek Arben Meskuti.

Mikrofinancat në Shqipëri me superkamata

Siҫ mund ta shihni në tabelë, institucioni mikrofinanciar në Shqipëri “Iute Credit’ ka dhënë një mikrokredi me vlerën e 100.000 lekësh, sipas saj me një interes 17%, për periudhën kohore të një viti. Pra klienti, ka marrë 100.000 lekë kredi, dhe në fund të 12 muajve do të paguajë 150.000 lekë.

Por çfarë ndodh me interesin?

Siç shihet në tabelë, vetëm vlera e komisionit të administrimit ose siҫ njihet në ekonomi komisioni i disbursimit është plotë 42.000 lekë, një shifër që për çdo ekspert të thjeshtë të ekonomisë është mjaft e lartë, madje alarmante. Nëse komisioni i disbursimit përkthehet në përqindje të kredisë, ky komision në tërë kredinë është plotë 42%.

Ekspertët e ekonomisë në Shqipëri kanë shpjeguar për inFokus, që për kredinë e sipërpërmendur, interesi nuk është 17%, por në fakt ai është me një shifër alarmuese, prej 90%, pasi edhe komisioni i disbursimit ka një përqindje tjetër nga kredia.

Hulumtimi ka bërë edhe një krahasim tjetër duke analizuar tregun në Shqipëri.

Do të marrim shembull, tre institucione financiare dhe mikrofinanciare, për të cilat gazeta inFokus, është interesuar në Shqipëri.

Ekipi jonë ka shkuar tek një bankë e nivelit të dytë, për të pyetur për një kredi me vlerën 100.000 lekë, për një vit.

Një kredi e tillë, sipas bankës jepet me interes 6%, dhe me një komision disbursimi, prej 2-4 %, që do të thotë 4000 lekë mbi kredinë, dhe totali në fund që klienti do të paguajë është 12.300 lekë. Pra, klienti mori 100.000 lekë, dhe për një vit ai do të kthejë, 12.300 lekë tek banka e nivelit të dytë.

Ekipi jonë po ashtu ka pyetur edhe një institucion financiar me interesa ndër më të mëdha në Shqipëri. Përsëri janë kërkuar 100.000 lekë, për një vit.

Sipas këtij institucioni mikrofinanciar, interesi që ajo ka varion deri në 30% që është  një interes mjaft i lartë, dhe me një komision disbursimi prej 4%. Si përfundim, klienti do të paguajë, 15.800 lekë interes, dhe 4000 lekë komision disbursimi, që i bie 19.800.

Së treti, IuteCredit, për shifrën 100.000 lekë, për periudhën kohore të 1 viti, ka interesin 17%, por me një komision disbursimi stratosferik prej 42%.

Pra, kredia prej 100.000, lekësh do t’i kushtojë qytetarëve, 9445 lekë interes, dhe 42.000 lekë komision disbursimi, por edhe komisioni i disbursimit ka në vetvete interesa dhe si përfundim klienti do të paguajë vlerën prej 54.413 lekësh më shumë sesa shifra e marrë si kredi./ Infokus

LEXO TE PLOTE

Lajme

Ministria e Mbrojtjes merr masat për koronavirusin/ Evidentohen ushtarakët që ka udhëtuar jashtë vendit

Publikuar

-

Nga

Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura kanë nisur marrjen e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ministrja Olta Xhaçka ka njoftuar se janë marrë masa për rritjen e vigjilencës dhe kryerjen e kontrolleve mjekësore në reparte dhe struktura ushtarake nga personeli mjekësor.

Gjithashtu ajo ka bërë me dije se ka filluar procesi i evidentimit të personelit ushtarak, që ka udhëtuar në zonat e infektuara jashtë vendit gjatë dy javëve të fundit.

LEXO EDHE:  Nga Ben Blushi/ Miq socialiste: Koha per falje

“Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura kanë nisur marrjen e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19 në strukturat e vartësisë së saj, bazuar nga udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Institutit të Shëndetit Publik dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Përveç kontrolleve në reparte dhe struktura ushtarake nga ekipet mjekësore, po evidentohet personeli ushtarak/civil që ka udhëtuar në zonat e infektuara jashtë vendit gjatë dy javëve të fundit”,  shkruan Xhaçka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Masat për koronavirusin/ KLGJ: Pezullohen të gjitha seancat gjyqësore

Publikuar

-

Nga

Nisur nga situata e koronavirusit në Shqipëri, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka njoftuar pezulluar të gjitha seancat gjyqësore, për një periudhë dy-javore.

Në një njoftim për mediat, KLGJ bën të ditur se do të zhvillohen vetëm masat e sigurisë, por pa publik.

Në vendim thuhet se në çdo rast duhet shmangia e publikut në zhvillimin e seancave gjyqësore.

LEXO EDHE:  Nga Ben Blushi/ Miq socialiste: Koha per falje

LEXO EDHE:  A do ketë Majlinda Bregu fatin e Blushit dhe Mesila Dodës?!/ Deputetja e PD shuan dyshimet

Për zbatimin e këtij vendimi janë caktuar të gjithë kryetarët e gjykatave.

LEXO TE PLOTE