LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Dosja Top Channel”, pjesa e parë/ Si u themelua dhe filluan përplasjet në gjykata

16 Mars 2020, 11:36, Aktualitet CNA
“Dosja Top Channel”, pjesa e parë/ Si u themelua dhe filluan

Dje CNA.al paralajmëroi se do publikonte të plotë “dosjen Top Channel”, e cila i ishte dorëzuar pak kohë më parë ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Një dosje voluminoze që ne po e sjellim në disa pjesë. Gjithçka ka të bëjë me Top Channel, përplasjet dhe gjyqet midis aksionerëve, paditë e Vjollca Hoxhës dhe rruga e gjatë në gjykata, ku dy aksionerët kryesorë Albert Sino dhe Aurel Bacci, po vazhdojnë betejat e tyre me sistemin e korruptuar të drejtësisë.

Si u themelua Top Channel

Me vendimin Nr. 25561, datë 29.03.2001, të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, është regjistruar si person juridik shoqëria ?Top Channel? fillimisht e themeluar si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar me Ortak të Vetëm dhe Administrator Z. Dritan Hoxha, më pas është shndërruar në shoqëri aksionere me Vendimin Nr. 2556/1 datë 24.02.2016, me po të njëjtin Aksioner të Vetëm dhe Administrator Z. Dritan Hoxha.

Kur dhe si u shitën aksionet

Më datë 15.06.2007, u nënshkrua kontrata për shitje aksionesh ndërmjet shtetasit Dritan Hoxha, në cilësinë e shitësit dhe Aksionerit të Vetëm të shoqërisë ?Top Channel? sh.a dhe shtetasve Albert Sino dhe Aurel Baçi në cilësinë e Blerësit.

Nëpërmjet kësaj kontrate, Shitësi Dritan Hoxha, Aksioneri i Vetëm i shoqërisë ?Top Channel? sh.a, ju shet kundrejt cmimit përkatës 60% të aksioneve të shoqërisë, përkatësisht Z. Albert Sino 40% dhe Z. Aurel Baçi 20%.

Pronësia pas aksidentit fatal të Dritan Hoxhës

Më datë 23.05.2008, Z. Dritan Hoxha ndërron jetë. Me vendimin Nr. 5259 datë 06.06.2008, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka lëshuar dëshminë e trashëgimisë ligjore të tij duke cilësuar si trashëgimtarë ligjorë të radhës së parë bashkëshorten Vjollca Hoxha dhe fëmijët Lorela, Sara, Redia dhe Itan Hoxha.

Pas ndërrimit jetë të të ndjerit, pjesëmarrja në kapitalin e shoqërisë ?Top Channel? sha është si më poshtë:

-Z. Albert  Sino, zotërues i 40% të aksioneve të shoqërisë;

-Z. Aurel Baçi, zotërues i 20% të aksioneve të shoqërisë

-Znj. Vjollca Hoxha, dhe fëmijët Lorela, Sara, Redia dhe Itan Hoxha, zotërues secili prej tyre i 8% të aksioneve, pra në total 40%.

Që nga ky moment dhe në vazhdim, aksioneret e mësipërm të shoqërisë ?Top Channel? sha, kanë bashkëpunuar dhe menaxhuar bashkarisht për cdo cështje të shoqërisë, duke mos pasur asnjë pretendim apo kundërshtim ndaj njërit- tjetrit. Albert Sino dhe Aurel Baçi, në cilësinë e zotëruesve të 60% të aksioneve të shoqërisë, kanë ndërmarrë dhe kryer të gjitha veprimet e njohura nga ligji tregtar në lidhje me aksionet, duke zotëruar dhe marrë përsipër të gjitha të drejtat dhe detyrimet të rrjedhura nga zotërimi mbi këto aksione. Përgjatë 9 viteve në vazhdim, kanë marr rregullisht pjesë në mbledhjet e aksionereve të shoqërisë, duke marrë vendimet përkatëse në unanimitet të plotë dhe pa kontestime nga cilido aksioner tjetër.

9 vjet më pas Vjollca Hoxha fillon përplasjet dhe gjyqet gjyqet

Pavarësisht  kësaj veprimtarie rreth 9-vjecare si aksioner të shoqërisë, më datë 18.01.2016, nga aksionerët zotërues të 40% të aksioneve: Vjollca Hoxha, Lorela Hoxha, Sara Hoxha, Redia Hoxha, Redia Hoxha dhe Itan Hoxha, në cilësinë e bashkëshortës dhe trashëgimtarëve ligjorë të të ndjerit Dritan Hoxha, dhe njëkohësisht në cilësinë e aksionerëve të shoqërisë ?Top Channel? sha, i janë drejtuar me kërkesëpadi Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke kërkuar detyrimin kundrejt Albert Sinos dhe Aurel Baçit, në cilësinë e të paditurve, ti njohin paditësit pronar edhe mbi 60% të aksioneve të shoqërisë ?Top Channel? sh.a si dhe marrjen e masës se sigurimit  nëpërmjet pezullimit të ushtrimit të të drejtave që rrjedhin nga zotërimi i aksioneve si dhe ndalimin e tjetërsimit të aksioneve, në shoqërinë Top Channel sh.a, nga të paditurit Albert Sino dhe Aurel Baçi.

Përplasjet në gjykata

Pas marrjes dijeni në lidhje me trupin gjykues, në 29.01.2016, Albert Sino dhe Aurel Baçi i janë drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Teuta Hoxha nga gjykimi i mëtejshëm i çështjes civile me nr. 5059 Akti, regjistruar në datën 18.01.2016 pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Me vendimin nr. 180 Akti, datë 05.02.2016, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur ?rrëzimin e kërkesës ?.

Masa e sigurimit

Gjykata në mënyrë të paligjshme dhe të paprecedent, me vendimin nr. 5059, datë 05.02.2016, pranon kërkesën dhe merr masën e sigurimit duke pezulluar të drejtat që rrjedhin nga zotërimi i aksioneve, thënë ndryshe mosmarrjen pjesë në mbledhjet e përditshme të shoqërisë, të nevojshme dhe të domosdoshme për mbarëvajtjen e saj, si dhe ndalimin e tjetërsimit të tyre nga ana e të të paditurve.

Pas shpalljes së këtij vendimi për masën e sigurimit të marrë nga gjyqtarja Teuta Hoxha, Albert Sino dhe Aurel Baçi, aksioner mazhoritar, zotërues të 60% të aksioneve të shoqërisë Top Channel, të cilëve ju është shkaktuar një dëm i rëndësishëm moral dhe ekonomik, duke dëmtuar rëndë dhe në mënyrë të padrejtë interesat e tyre, paraqesin kallëzim penal pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kundrejt Gjyqtares Teuta Hoxha, për shpërdorim detyre bazuar në fakte dhe prova të argumentuara./ CNA.al

Top Channel dhe Vjollca Hoxha shantazh gjyqtarëve

Si do të zgjidhen gjyqet e Top Channel në Gjykatën e Lartë?!

Ekskluzive/ Dosja Top-Channel, përfundon në ambasadën Amerikane

 

Lajmet e fundit nga