LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Top Channel dhe Vjollca Hoxha shantazh gjyqtarëve

20 Shkurt 2020, 11:19, Aktualitet CNA
Top Channel dhe Vjollca Hoxha shantazh gjyqtarëve

Nuk është e rastësishme, as e pa dëgjuar më parë, por flagrante dhe publike. Top Channel ushtron shantazh publik dhe presion ndaj çdo gjyqtari që zbaton ligjin apo qëndron kundër vendimeve që Vjollca Hoxha dhe Ben Blushi duan në favor të tyre.

Kujtojmë këtu Shkëlzen Selimin e Gjykatës së Lartë, Artan Zenelin. Lajme dhe kronika për gjyqtarë që ti kur i shikon në Top Channel mendon se po luftohet korupsioni në drejtësi.

Në fakt kryegjyqtari i radhës i cili sulmohet nga Top Channel dhe Vjollca Hoxha për shkak se është një nga ata që do shqyrtojë listën pa fund të gjyqeve që ka Vjollca.

Gjyqtarët në Top Channel nuk denoncohen sepse Vjollcës i “digjet barku” se ata janë të korruptuar, por sepse ajo ka me qindra gjyqe dhe duke sulmuar në mënyrë selektive emra të veçantë kërcënon hapur këdo gjyqtar, këdo prokuror që ka në dorë çështjet e saj. Se kush mund të tentojë të japë vendime kundër Vjollcës do ta pësojë keqazi. Dhe nuk është një, por janë disa.

I fundit është Flamur Kapllani. Kush mendon se gjyqtari është sulmuar për shkak se është i korruptuar apo se ka shkelur ligjin, gabon. Në Top Channel gjyqtarët sulmohen për interesat e Vjollcës.

Sot gjyqtari Kapllani ka qënë ?viktima? e radhës sepse nesër Vjollca ka një gjyq tjetër. Javën tjetër gjithashtu, në tjetrën po. Sepse Vjollca ka me qindra gjyqe. Pasi është sherrosur me gjithë dynjanë kërkoi të rrëmbejë aksionet e çdo partneri në biznes. Nuk paguan faturat e detyrimeve që ka ndaj klientëve, zgjidhja e saj janë gjyqet, shantazhet, kërcënimet me prokurori.

Ndoshta është ?heroina? e vetme e biznesit në Shqipëri që ka një numër rekord gjyqesh me partnerët e saj dhe me këdo që i afrohet për të punuar.

Gjyqe me aksionerët e Top Channel, gjyqe me aksionerët e Digitalb, gjyqe me ish-drejtuesit e Top Channel, gjyqe me ish-drejtues të Digitalb, gjyqe me firmat që kanë kryer shërbime për kompanitë e saj, e kështu me radhë.

Gjithçka shkon në gjykata e prokurori, e më pas gjyqtarët sulmohen dhe anatemohen, thjeshtë dhe vetëm që të japin ?drejtësinë? e kërkuar nga Vjollca.

Ata gjyqtarë që kemi parë të sulmohen nga Topi, që nga Gjykata e Lartë e deri tek ajo Civile e Tiranës janë ?viktima? të shortit që iu ka dhënë në dorë për të shqyrtuar çështje të Vjollca Hoxhës.

Dje ishte Shkëlzen Selimi, sot është Flamur Kapllani, nesër do jetë një trup tjetër gjyqtarësh, derisa Vjollca të mbyllë hallet e saj, për të cilat tashmë ka si menaxher kryesor Ben Blushin, por vështirë se me Topin e kthyer në ?pistoleta atentatorësh? do mund të shplajnë mëkatët e tyre, të përziera edhe me plehra inceneratorësh./ CNA.al

Lajmet e fundit nga