LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skema korruptive qeveri-inceneratorë-Top Channel/ Blushi dhe Vjollca “rrjepin” nga taksat e shqiptarëve

14 Mars 2020, 12:32, Aktualitet CNA
Skema korruptive qeveri-inceneratorë-Top Channel/ Blushi dhe Vjollca

Drejtuesi i Departamentit për Mjedisin në PD, Jamarbër Malltezi ka publikuar një skemë korruptive, që sipas tij tregon sesi funksionon marrëdhënia qeveri-inceneratorë-Top Channel.

Në një postim në rrjetet sociale, Malltezi publikon një skemë e cila tregon sesi Ben Blushi dhe Vjollca Hoxha paguhen nga taksat e shqiptarëve.

Sipas Malltezit, qeveria ka paguar 370 milion euro për kompaninë e inceneratorëve në Shqipëri. Më pas kjo e fundit ble Lori Kafe, për një shumë prej 2.2 milion eurosh, nëpërmjet një kompanie të themeluar në Bullgari, ku 1/3 e aksioneve janë të Eva Blushit, bashkëshortes së drejtorit të Top Channel, Ben Blushi.

Këshut, sipas Malltezit edhe Vjiollca Hoxha merr nga thesi i taksave 2.2 milion euro, nga shitja e Lori Kafe dhe si ?shpërblim? bën propagandë për Ramën.

?Plehrat qe financojne Propagande. Je se si parate e taksave vidhen nga Edi Rama me ca bedele dhe disa miliona rrjedhin edhe per propagande.?-shkruan Malltezi bashkangjitur skemës së publikuar.

Kujtojmë këtu se një skemë e tillë është denoncuar më parë edhe nga CNA.al, pasi ne publikuam dokumentet ekskluzive, kur vërtetohej ortakëria e Ben Blushit dhe Klodian Zoton e inceneratorëve, ku marrëdhënien tregtare e ka bashkashortja e tij Eva Blushi.(Lexo këtu)

Po ashtu CNA.al publikoi më parë edhe dokumentet ekskluzive të shitjes së Lori Kafesë. (Lexo këtu)

Skandali/ Zbulohet skema e plotë, si pronarët e inceneratorëve paguan aksionerët e Top Channel

Lajmet e fundit nga