LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reforma ne drejtësi/ Ja kush janë 3 Sokolat nën mëngën e kryeministrit që shkojnë ne krye të gjykatave

22 Shtator 2015, 08:27, Aktualitet CNA

NGA Elvi FUNDO

Reforma në drejtësi dhe dekriminalizimi debatohen cdo ditë nga politika. E dyta mori formë pas një vendimi të qeverisë, por debatet vazhdojnë ende. Nga ana tjetër mazhoranca dhe opozita po vazhdojnë negociatat për reformën në drejtësi. Ende nuk ka asgjë publike dhe konkrete, për atë që luhet poshtë nën rrogoz nga palët, por reforma duket se nuk është vetëm tek disa aspekte.

Në rast se reforma ka disa parime, qëllimi i kryeministrit është diku tjetër. Rëndësi për të ka vendosja në drejtim të gjykatave të njerëzve që kanë besimin e tij. Për disa nga nivelet e ndryshme të gjykatave kreu i qeverisë Edi Rama, ka edhe emrat e tij. Ai tashmë ka konfiguruar krerët e disa gjykatave të ndryshme në vend, thanë burime zyrtare për citynews.al. Kreu i qeverisë nuk e shikon këtë reformë si ndryshim ligji, strukture apo forcim kontrrolli, por edhe si ndryshim i krerëve të gjykatave, që në fakt do të thotë kapje e sistemit të drejtësisë.

 Tre Sokolat nën mëngën kryeministrore

Tre emrat që kryeministri Rama kërkon të cojë në drejtimin e disa gjykatave nuk janë të ndryshëm. Ata rastësisht kanë një emër Sokol.

I pari është Sokol Çomo, i zgjedhur nga mazhoranca e majtë në tetor 2013, antar i KLD-së. Ai është 43 vjeç, ka lindur në Fier, në vitin 1994 është diplomuar Jurist në Universitetin e Tiranës. Nga viti 2000 deri në 2006,  Çomo ka qenë kryetar I Gjykatës të Tiranës, më pas Avokat. Prej disa vitesh ai ka qenë pedagog i jashtëm në shkollën e Magjistraturës.

Sokol Çomo është një nga asët në mëngën e kryeministrit Rama. Ai është i preferuari i kreut të qeverisë si Kryetar i Gjykatës së Apelit në Tiranë.

 

Sokoli i dytë është Sokol Sadushi, kryeministri Rama e ka një as si ish anëtarin e Gjykatës Kushtetuese nga viti 1998-2011. Aktualisht Sadushi është në krye të shkollës së Magjistraturës nga viti 2014. Ai ka një eksperiencë të gjatë si prokuror, avokat dhe më pas anëtar i Gjykatës Kushtetuesë.

Sokol Sadushi është asi nën mëngën e kryeministirt dhe i preferuari i tij për postin e Kryetarit të Gjykatës së Lartë. Detyrë e cila mbahet nga ish-kandidati për President, Xhezair Zaganjori. Ky i fundit megjithëse nuk u kontestua nga kreu i qeverisë Rama, atëherë në opozitë, për pozicionin e presidentit, asnjëherë nuk ka patur mbështetjen e kryeministrit, ai ka qenë një propozim dhe ofertë e ardhur nga kreu i Kuvendit, Ilir Meta.

 

I treti nga Sokolat në rradhë por jo nga rëndësia është Sokol Berberi. Lindur më 07.01.1967 në Kajro. Pas diplomimit në Fakultetin e Drejtësisë të UT-së, ka punuar pranë organeve të drejtësisë në Tepelenë. Në vitet 1991-1997, ka ushtruar detyrën e këshilltarit ligjor pranë komisioneve parlamentare dhe në vitin 1998 është emëruar këshilltar ligjor në Kryesinë e Kuvendit. Ka ndjekur procesin e hartimit të Kushtetutës të vitit 1998. Që nga viti 1997 është pedagog në Fakultetin e Drejtësisë të UT-së dhe në Shkollën e Magjistraturës. Në vitet 2000-2005 ushtron profesionin e avokatit. Në Prill të vitit 2015 ka marrë gradën shkencore “Doktor”. Në muajin prill të vitit 2007 është emëruar anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Sokol Berberi është asi nën mëngën e kryeministrit Rama dhe i preferuara i tij për postin e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, detyrë e cila mbahet sot nga Bashkim Dedja.

Këta janë tre Sokolat e kryeministrit Rama që pritet së shpejti të marin detyrat të rëndësishme në sistemin e drejtësisë, bashkë me reformën vijnë edhe emërimet e të preferuarve të kreut të qeverisë./citynews.al

 

 

 

Lajmet e fundit nga