LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Biznesmeni apel të fortë qytetarëve/ "Mos lejoni panikun e stimuluar nga politika t'ju shkatërojë jetën"

14 Mars 2020, 22:34, Aktualitet CNA
Biznesmeni apel të fortë qytetarëve/ "Mos lejoni panikun e

Biznesmeni shqiptar në industrinë e transportit detar Aleksandër Kalivopulli ka bërë një apel të fortë lidhur me koronavirusin e ri që ka marrë mijëra jetë njerëzish.

Kalivopulli thotë se jetën e tij e ndan mes Shqipërisë dhe Greqisë, por biznesi e ka lidhur me miq e bashkëpunëtorë në të gjithë botën, por thekson se askush nuk njeh ndonjë person të sëmurë.

Biznesmeni thotë se nuk ka arsye për të pasur panik dhe i bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e interesave politike.

“Kam 10 ditë që ju bëj të gjithëve një pyetje te thjeshtë:

? A keni ndonjë të njohur që është prekur nga ky koronavirus???

Përgjigjia është vetëm negative: Jo… nuk njoh asnjë?

Dhe logjikisht i pyes përsëri: Atëherë nga kush trembemi?

Me përgjigjen: Ouuuu? se dimë? Pa dashur të jem i bezdisshëm…

A ka mundësi të pyesni edhe ju miqtë tuaj kudo që janë dhe të krijoni një ide më reale se ccfarë është kjo që po na ndryshon jetën? A është diku në jetën tonë? Mos lejoni që paniku i stimuluar për interesa politike të shkatërojë jetën tonë!?, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga