Connect with Us

Si do të zgjidhen gjyqet e Top Channel në Gjykatën e Lartë?!

Politikë

Si do të zgjidhen gjyqet e Top Channel në Gjykatën e Lartë?!

Publikuar

-

CNA.al ka paralajmëruar disa herë një problematikë në lidhje me aksionet, përplasjet dhe gjyqet e pafundme të një prej aksionerëve të Top Channel dhe të Top Medias, Vjollca Hoxha, e cila po përplaset dyerve të gjykatave me aksionerët e shumicës, Albert Sino dhe Aurel Baci. Apo edhe dhjetëra ish-bashkëpunëtorë të të ndjerit Dritan Hoxha. Me aksionerët e Digitalb e të tjerë bashkëpunëtorë të ngushtë.

       Dritan Hoxha dhe bashkëpunëtorët

CNA.al do të vijojë të sjellë ditë pas dite dosjen e plotë të këtyre gjyqeve, të këtyre skandaleve kryesore që kanë ndodhur në Gjykata, në të gjitha nivelet e tyre në lidhje me gjyqet e Vjollca Hoxhës.

Por, sot po përqëndrohemi në një tjetër pikë. Dje ka bërë betimin në në Presidencë, si anëtar i Gjykatës së Lartë Ervin Pupe, baxhanaku i drejtorit të Top Channel, Ben Blushit.

Kujtojmë këtu se kur kishte një përplasje të madhe mes aksionerëve të shumicës në Top Channel, në atë kohë televizioni sulmoi në mënyrë barbare dhe të pamëshirshme disa gjyqtarë, anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe në të njëjtën kohë drejtori i Top Channel, Ben Blushi u fotografua me Ardian Dvoranin, të vetmin anëtar të ngelur deri një ditë më parë në Gjykatën e Lartë.

Tani kësaj Gjykate i shtohet edhe

           Ben Blushi, Ardian Dvorani

baxhanaku i Ben Blushit, Ervin Pupe, apo edhe dy anëtarë të tjerë që Top Channel iu ka mbajtur “ison”dhe nuk ka ndërhyrë fare për të thënë asnjë fjalë të vetme se kur do bëhet Vettingu i këtyre tre personave që do të kapin Gjykatën e Lartë. Vettingun atyre do tua bëjë Ardian Dvorani, i Ben Blushit.

Pra, Dvorani do të bëjë Vettingun e baxhanakut të Ben Blushit, i cili më pas do të bëjë Vettingun e Dvoranit për ta çuar atë në Gjykatën Kushtetuese.

LEXO EDHE:  Ben Blushi bën thirrje për protestë/ Marshimi i lirisë do të mbërrijë

Por, përtej këtij skandali proçedurial, sot Gjykata e Lartë ka disa anëtarë dhe dy prej tyre janë në skemë të drejtpërdrejtë, të fotografuar dhe me lidhje familjare me Ben Blushin, pa folur pastaj dhe për ata që Top Channel i mban “ison”.

          Sokol Sadushi, Ervin Pupe, Ilir Panda

Si do të veprohet me gjyqet e Top Channel? Kush do ti shqyrtojë çështjet e padive të shumta dhe priocedurat që po ndiqen në gjykata dhe që pa asnjë dikutim do të përfundojnë në Gjykatën e Lartë? Dosjeve skandaloze kush do t’iu vërë vulën? Ardian Dvorani, baxhanaku i Blushit, apo ata që Top Channel iu mban “iso”, duke mos thënë asnjë fjalë dhe duke heshtur për një skandal procedurial?!

A nuk është kjo një kapje e sistemit të drejtësisë? A nuk është kjo një garanci që mund të hedhë poshtë Reformën në Drejtësi edhe për një shkak të tillë? Sesi individë të caktuar, me lidhje okulte, do të kenë në dorë të gjykojnë çështje me dhjetëra million euro, aksione dhe pasuri.

Të gjithë të lidhur me Top Channel, ku Ben Blushi është drejtor dhe anëtarët e Gjykatës së Lartë i ka familjarë apo miq të tij personal.

Dhe janë këta persona që pritet që në Shqipëri të vënë drejtësi për çështjet e Top Channel dhe ata që janë përballë me Vjollca Hoxhën. Dhe duket se në fund të tunelit aspak nuk ka dritë për drejtësinë./ CNA.al

Top Channel dhe Vjollca Hoxha shantazh gjyqtarëve

Dështimi i Reformës në Drejtësi/ Si gjyqtarë pa vetting do të kapin Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuesen

Baxhanaku i Ben Blushit anëtar i Gjykatës së Lartë

Dorëheqje dhe shkarkime në Digitalb/ Vjollca Hoxha në “luftë” me aksionerët, gati për betejën e madhe me Aleksandër Frangajn

Dosja “Top Channel”/ Skandalet nga aksionet tek gjyqet dhe shantazhet

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rriten lehtë temperaturat/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Publikuar

-

Nga

Rriten lehtë temperaturat/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Dita nis me mot të kthjellët në të gjithë territorin shqiptar.

Parashikohet që edhe pasditja të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike për zonat bregdetare por vranësira kalimtare do ketë në zonën e ulët dhe atë malore. Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mengjes por mbeten të pandryshuara në mesditë duke bërë që vlerat ditore të luhaten nga -1°C deri në 19°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Agron Duka: Ikja totale e Berishës nuk i bën mirë PD-së

Publikuar

-

Nga

Bizneset në krizë nga pandemia/ PPA i kërkon qeverisë të miratojë me urgjencë paketën e tretë ekonomike

Jo pak herë është aluduar se kryetari i PD-së Lulzim Basha komandohet nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili dha dorëheqjen pas zgjedhjeve të 2013-ës.

Por kreu i PAA, Agron Duka, e mohoi këtë gjë, pasi theksoi se Berisha i ka lënë dorë të lirë Bashës në drejtim dhe nuk i dikton në vendime.

Duka tha në emisionin “Real Story” se shkëputja totale e Berishës nga politika do t’i shkaktonte impakt negative opozitës.

Kjo që do them unë nuk e përkrahin të gjithë. Ai i ka lënë dorë të lirë Bashës në drejtim. Nuk besoj kurrë që është munduar të diktojë në vendimet e tij. Nuk di se sa dakord mund të kenë qenë Berisha tek djegia e mandateve. Nuk besoj se ka qenë dakord. Kam parë që në marrëdhëniet me bashkëpuntorët e vet ka treguar qëndrueshmëri dhe një farë burrnie.

Në marrëdhënie personale me mua ka qenë pikante. Mund edhe të vija të isha bashkëpuntor i  Berishës. Edhe pse isha kundërshtar i tij. Shumë njerëz që kanë bashkëpunuar me Berishën kanë dalë të kënaqur. Ai duhet të jetë aq aktiv sa ta mendojë, se ka eksperienca. Ikja totale e tij nuk do ketë impakt pozitiv tek PD, sepse ndikon tek elektorati i djathtë”, deklaroi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

PD-LSI me listë të përbashkët në zgjedhje?/ Agron Duka: Nuk bëhet or burrë

Publikuar

-

Nga

Agron Duka e pranon/ Nuk isha dakord të digjnim mandatet, mu dukte sikur po minoja aksionin opozitar

Një ndër dilemat më të mëdha në politikë, është nëse Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të dalin me një listë të përbashkët në zgjedhjet e 25 prillit.

Për këtë është pyetur mbrëmjen e sotme edhe kryetarit i PAA-së dhe ortaku i opozitës joparlamentare, Agron Duka.

Ai është treguar i prerë në përgjigjen e tij dhe deklaroi me bindje në emisionin “Real Story” se kjo gjë nuk ka për të ndodhur.

Nuk bëhet or burrë, ato i kanë të qarta ndarjet. Edhe në një komunikim që kam pasur me Bashën, ma ka thënë, ndaj ta garantoj që nuk dalin bashkë. Janë dy lista. Unë gjykoj që dy lista, një LSI dhe një PD. Do thoni ju pse PD do na fusë neve. Aty nuk të fut njeri për mik, por për vota. Doni apo s’doni, unë në Durrës mund të mos marr 9 mijë vota, po 8 mijë i marr. Këto partitë e vogla në qarqe të ndryshme të Shqipërisë mund të të heqin një kandidat”, theksoi Duka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE